“U prek foleja”, avokati: Meta duhet të hetohet për 43 afera të rënda korruptive

23 Shkurt 2023, 13:53Politika TEMA

“U prek foleja”, avokati: Meta duhet të hetohet për 43

Avokati Idajet Beqiri komentoi marrjen në pyetje nga SPAK të Ilir Metës për çështjen CEZ-DIA.

Beqiri tha se reforma në drejtësi ka prekur folenë e grerëzave të politikës dhe tani po hetohet korrupsioni galopant i 30-viteve. Avokati theksoi se Meta nuk duhet të hetohet vetëm për çështjen CEZ-DIA, por edhe për 43 afera të rënda korruptive.

“Foleja e grerëzave është prekur tani nga reforma në drejtësi. Grerëzat tani janë të detyruara të dalin nga foleja, në kuptimin që do të hetohen.

Incenaratorët janë shumë pak, sa ka shumë tendera dhe koncesione janë dhënë që duhen hetuar. Nuk është vetëm CEZ-DIA, Gërdeci apo 21 janari, pasi jemi një vend që jemi vjedhur në mënyrën më galopante. Është vrarë dhe varfëruar në mënyrë galopante ky vend nga klasa politike.

Meta nuk është problem se ka vetëm këtë, nuk është problem i vetëm CEZ DIA për Metën. Po çfarë do thotë Meta për florin? Janë 43 afera të rënda korruptive, duke filluar nga Banka e Kursimit, nga Profarma dhe mjetet shkollore, etj… Ai hidhet përpjetë se e di që pas kësaj janë dhe 43 të tjera”, tha avokati në  studion e Euronews Albania.

2 Komente

  1. R
    Rrofsh o Avokati i Shqiperise

    Kjo eshte burreria dhe atdhedashuria e Shqiptarit : Ti thuash ne sy Kriminelit -Kriminel dhe Tradhetarit - Tradhetare ,Maskarait -Maskara . Gjithe te tjeret qe s'kane deshiren por as Burrerine per te bere Drejtesi ne Shqiperi , si lufton i Nderuari Avokat i Shqiperise z.I.B ______ jane Jashteshqitja e e ktij Kombi dhe s'meritojne te cfaqen para ktij populli . Flm Avokat je shembulli i duhur i nji Juristi te Vertete dhe Imazhi Perfekt qe reflekton ate cfar i Mungon prej 32-vjetesh asaj shoqerie te zhytur ne mizerje e degjenrim moral e njerezore , nji imazh perket per rinine ne ate vend ,te shkaterruar nga Politikat e Djallit.

    Përgjigjjuni
    1. a
      aa

      Avokati Idajet Bythqiri ka harruar qe ka qene ne burg si minues i demokracise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje