Akuzat e Berishës ndaj SPAK, Bushka: Tregojnë dëshpërim dhe frikë nga drejtësia e re

23 Shkurt 2023, 20:22Politika TEMA

Akuzat e Berishës ndaj SPAK, Bushka: Tregojnë dëshpërim dhe

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka tha se akuzat e Sali Berishës ndaj SPAK tregojnë dëshpërim.

E ftuar në Abc News, Bushka theksoi se drejtësia e re është në rrugën e duhur dhe kjo reflektohet në hetimet ndaj ish zyrtarëve, që siç tha ajo, “nuk iu hynte as gjembi në këmbë”.


“Një akuzë që nuk qëndron sepse në sajë të një reforme rrënjësore të drejtësisë, kemi arritur në rezultatet e para ku zyrtarë të lartë janë pjesë e hetimeve të SPAK dhe janë thirrur ndryshe nga çfarë ndodhte ku kultura e pandëshkueshmërisë mbizotëronte dhe proceset gjyqësore mbylleshin.

Është e kotë të bëjmë një analizë të punës së SPAK sepse ka një analizë të qartë se çfarë rezultatet kanë institucionet e drejtësisë. Çfarëdo përpjekje për të minuar punën e këtyre organeve për mua tregon dëshpërim dhe një situatë të dalë jashtë kontrolli në kampin opozitar, që drejtohet nga Berisha.

Nuk ka asnjë argument për këtë. Mjafton të krahasojmë si ishte drejtësia para reformës në drejtësi dhe si është sot. A kanë sot qytetarët përceptimin se të gjithë janë të barabartë para ligjit?

Po, kanë filluar ta kenë. Kur shohim ish zyrtarë me pozita të lartë që nuk u hynte gjembi në këmbë dhe sot janë si çdo qytetar tjetër për tu thirrur, dëshmuar dhe për të qenë pjesë e hetimeve, kjo tregon se drejtësia është në rrugën e mbarë dhe çdo akuzë e Berishës tregon frikërat e tyre nga drejtësia e re.”, tha Bushka.

3 Komente

  1. T
    Teo

    Sikur nuk ke lelatuar kte vit ndonje projektligj oligarkesh.....abc news eshte bere si zeri I popullit nuk shikohet me...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti i Surrelit

      Shiko ca kucke qe eshte kjo qe nga shprehja e lige qe ka ne fytyre , rezaton ca krijese e poshter eshte kjo bastarde. E shkaterroi PS-ne hajduti Rama , duke futur keto putanat , e ktheu PS ne Shpi kurvash . Ca ka frike aty moj bushter e keqe --SPAK duhet te therrasi Ramen, qe pse vazhdonte paguaje akoma kompanite qe mashtruan me inceneratoret , kur to kompani kane falimentuar dhe pronaret Koka e etj jane ne ndjekje penale. Po ashtu SPAK duhet ta therrasi hajduitn RAMA edhe per rugen Koridori Blu qe do ndertohet me 1.1 miliard euro, kur Berzh ate rruge do e dnertonte per 200 milion dolalre etj etj Ndaj aty ka te drejte Berisha o putane , surrat byth e mutit

      Përgjigjjuni
      1. g
        gerti

        kjo eshte her teacher's pet ......si gjithe PS ,se kush eshte mesuesi pastaj ...dihet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje