Deputeti i PS-së: Një “non grata” dhe i korruptuari nuk mund të drejtojë protestat

23 Shkurt 2023, 22:02Politika TEMA

Deputeti i PS-së: Një “non grata” dhe i korruptuari nuk

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu ka debatuar në emisionin “Now” në Euronews Albania me deputetin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në lidhje me aksionin opozitar.

Gogu u shpreh se Sali Berisha nuk mund të drejtojë protesta dhe të kryejë revolucion, pasi është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sheshi u tregon atyre  që “non grata” dhe i korruptuari nuk mund të drejtojë lëvizjen anti-korrupsion.

Si ka mundësi zoti Bylykbashi, që ka vetëm një fakt, fakti është që partia juaj është sponsorizuar për të lobuar në Amerikë kundra Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Ky është fakt”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje