VIDEO: 3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët e tij

23 Shkurt 2023, 21:50Politika TEMA

VIDEO: 3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët

Në 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” politik i Sali Berishës. Në të njëjtën ditë, Berisha ka thirrur protestën e radhës kombëtare, sic e cilëson ai.

Vendimi për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës. 

Kujtojmë se përpos kësaj, djali i Berishës, Shkëlzeni u paraqit disa ditë më parë  para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm.

Emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresaqë kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. 

Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi duket nga faktet se vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet.

Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda.

Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha. Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenit përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.

"3 Marsi është dita në të cilën ne bëjmë betejë për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë", është shprehur Berisha në protestën e mbajtur ditën e sotme para Parlamentit, por është më se e qartë që ai mendon vetëm për hallet e tij pesonale, por jo të shqiptarve. 

Kjo është protesta e katërt radhazi e Sali Berishës në atë që pretendon se është “Revolucion” për rrëzimin e qeverisë Rama, një revolucion  që duket se do të zgjasë deri në 10 vite. 

Nga protesta në protestë, shqiptarët duket se po braktisin ‘revolucionin’ e Sali Berishës, pasi pjesmarrja është gjithnjë e më e ulët. 

3 Komente

  1. F
    Fevziu artopoland i familjes kriminale Berrisha

    3 Marsi eshte nje super goditje per non graten Gjyqin e fitone me plot te drejte Alibeaj nuk e pelqeje fare kete ballisto-komunist por ky do fitoje te pakten nuk eshte skizofren i semure psiqik si komunisti nongrata Berrisha ka nje fare etike njerzore... Non grata do filloje me frazat bajate ( m 'nigjoni mueee faji i Rames ayyyy ka ble ayyyy po ne do ta rrezojme ateeee mueee m 'nigjoni do shputojme demokracin ) haaaa nje minues i demokracise do shpetoje demokracin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Burr Eli

      3 Marsi eshte super pordha e Sali Berishes prej frikes qe ka nga SPAK!

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        kujdes se me 3 mars Sali Lusha kryebanditi i foltores mund te ndeze tankun qe grabiti tek garda ne grushtin e deshtuar te shtetit 1998 dhe terririzoi Tiranen 3 dite me nje grup shpellaresh te armatosur mbi tank. Po keshtu duhet patur kujdes se Strazua mund te vije ne pordheste me patllake , kurse Muli po merret me trajnimin e naziskineve te Mamurrasit per molotovin, levat, hunjte, dhe flakadanet si dhe me sufllaqet , byreket, llallen falas per shpellaret pjesmarres ne pordhesten e 167 kombetare te foltores se Vucidolit .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje