EMRAT: Cilët janë kandidatët e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit

24 Shkurt 2023, 11:03Politika TEMA

EMRAT: Cilët janë kandidatët e Enkelejd Alibeajt për

Teksa na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë dhe do të dalë me dy kandidatë në disa bashki të vendit.

Gazetari Ardit Hoxha tregoi emrat e kandidatëve të prezantuar deri më tani nga Enkelejd Alibeaj.

“Ndalemi te kandidatët që ka prezantuar deri më tani Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Fillojmë me Bashkinë e Mallakastrës, zoti Agron Kapllanaj, është kandidat i prezantuar. Ka qenë kryetar i kësaj bashkie në vitet 2015-2019. Më tej, Florian Qama në Poliçan dhe Ilirjan Koxhaj në Kuçovë, janë dy kandidatët e prezantuar deri në këto momente për qarkun e Beratit.

Një kandidat shumë i rëndësishëm për një bashki shumë të rëndësishme për të djathtët është Bilbil Bajraktari në Bashkinë e Kamzës. E njëjta situatë në Lezhë, ku është Sandër Marku i prezantuar nga zoti Alibeaj. 

Në Krujë është Sabah Sheta dhe në Dibër, Naim Gazidede. Te Bashkia e Kurbinit është Genc Doçi kandidat, në Dimal është Dritan Sula, njëkohësisht kryetari i degës. Pranvrea Rizaj është kandidatja e prezatuar për Bashkinë e Patosit, Klomentina Drini në Vaun e Dejës, Eriselda Çelaj në Fier dhe Bujar Vreto në Librazhd”, theksoi gazetari Hoxha.

5 Komente

  1. J
    Jamarber

    Urime kandidateve te Enkelejd Alibeajt. Poshte kandidatet e kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Karaxhich!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmiri

      Pd -ja me dy kandidate per kryetare bashkije,po u fal sicialisteve perseri lushtetin lokal.Reveolucioni,sunami elektoral jane perralla me nastradin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alushi

        Kujt i plasi per Alibejin,apo per Ramen, Berishen dhe ne fund per Meron.

        Përgjigjjuni
        1. o
          opionist

          anje nuk fiton nga kadidate e alibeja

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Keto kandidate Jane fundrina pa perjashtim ,a to qe shkateruan te djathten.fare e ndyre me kryendyresiren hoxhen ali.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje