Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore

24 Shkurt 2023, 15:30Politika TEMA

Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta

Kryeministri Rama vizitoi ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë, ku në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Ai u ndal gjithashtu të fliste për të pranishmit, duke e cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin.

“Është padyshim një përvojë e mahnitshme vizita në vendin tuaj dhe të njohësh nga afër njerëzit tuaj të mrekullueshëm.

Në Japoni, kjo është pika kulmore e vizitës tonë. Është tejet e rëndësishme sepse është një përvojë e veçantë humanizmi dhe për krejt njerëzimin. Unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë të gjithëve si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. As nuk mund të imagjinohet të luhet me armët bërthamore, ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve. Nuk duhet njeri të guxojë as të çojë në mend të kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore.

Unë jam i nderuar që vizitoj këtë vend që ka vuajtur dhe ka një histori unike. Për mua personalisht, do të jetë diçka që do ta kujtoj dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez.

Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm, të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë, unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin e ta vizitonin këtë vend sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri vlen më shumë se një mijë faqe lexime historie.

Kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave, por ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë dhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Ju jam mirënjohës që keni ardhur këtu të më bëni pyetje. Dua të shtoj vetëm një gjë. Po shikoj se po ndërtohet një stadium dhe që tani e tutje do të jem tifoz i çdo ekipi të Hiroshimës, në çdo lloj sporti. Ju uroj gjithë të mirat dhe të jeni kampion në çdo disiplinë sportive”, – u shpreh Kryeministri Rama.

 

15 Komente

  1. V
    Vin

    po miqt e tu usa e kan perdorur per her te par ne hiroshima pse si thua apo ben gam gam kot

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Linda paska marre leje pa te drejte rroge ! 5 dite pushime me paret e shtetit. Kryeminister HAJDUT familjarisht. Ne fakt ne te gjithe kryeministrat i kemi patur hajdut, por renditja eshte Rama, Meta, Berisha, Nano, Majko, Adil Carcani, Mehmet Shehu.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olsi

        Nje muze shume i vecante qe tregon shume per historin,muze qe duhet vizituar patjeter

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alessia

          Paqja duhet ruajtur patjeter se,lufta sjell verem shkaterrim nga per te gjitha anet.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klaudia

            keni te drejte ne cdo fjale qe ju thoni.Nje tragjedi qe preku te gjithe boten

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drita

              Keni bere gjene e duhur qe keni vizituar kete muze dhe park.Tregon qe ju doni vetem paqe ne bote

              Përgjigjjuni
              1. B
                Babo me Qillota e Armik I briskut e shkumes

                Ore Ky Perfaqeson Shqiperine nje Vend ne Evrope,apo Pakistanin,nuk ka Turp qe vesh Qillota ne Vizita Shteterore .ky qenka Lango fare …Shqiptaret kane mbetur keq,cfare te zgjeshesh,nje Vrases,nje mafioz,apo nje Hajdut.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andi

                  Sa mire qe vizitoni vende te tilla

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Beni vizita shume te rendesishme

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arben

                      Lere politiken boterore ti kodosh por merru me Shqiperine! Hiq korrupsionin dhe merr masa qe i duhen Shqiperise. Ke mundesi tu tregosh prokurove dhe gjyqtareve te denojne kedo qe ben korrupsion pefshire edeh ty zotrote. Nul behet shteti demokratik me fjale dhe llogje. Ne ne Perendim nuk na intereson se kush eshte ne pushtet. Per ne me shume rendesi ka Shqiperia sesa Edi, Saliu, Iliri, Mediu apo te tjere. Nese nuk keni bythe te beni Shqiperine, kerkoni ndihme te sinqerte te emigranted qe po ndertojne Perendimin. Nuk flase per emigrante si Kokalari qe vjen per te marre ndonje kocke.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Eli

                        Paqja duhet ruajtur ne cdo moment

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ali

                          Beni mire qe vizitoni keto vende

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I PASHKOLLUARI

                            Po per ata qe i hodhen bombat atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki do te na thuash ndonje fjale or RAME .Kush i hodhi dhe pse i hodhi .Une ka. m lindur me 2008 jam 15 vjec dhe ne lenden e hkistorise nuk shkruhet asnje fjale.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Universi shprsa ime

                              O shalok harrove kush i hodhi bombat në hiroshima? Kodosh matrapaz. Edhe kta plerat e sufllaqeve touring lëvdata me 1 rresht koment. Turpin e Hani me buk. Maskarenj . Mut saliu kak meta bajg rama

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Iliria

                                Po kryeministri Japonez kur do vije te vizitoje jeroshimen ekonomike ketu te ne ?

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje