Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja: “Dueli” i pazakontë i dy disidentëve "VIP"

24 Shkurt 2023, 18:37Politika TEMA

Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja: “Dueli” i pazakontë i dy

Nga Ylli Pata                                                                 

Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja nuk janë natyrisht disidentët tipikë shqiptarë, pasi ka pasur shumë para tyre, që nga Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Riza Dani apo Arshi Pipa. E shumë njerëz që janë ndëshkuar, persekutuar, dhunuar nga një sistem dictatorial nuk gjejnë e nuk do të gjejnë rezultanten për të përshkruar simbolin e njeriut intelektual disident.

Megjithatë, Spartak Ngjela dhe Fatos Lubonja janë sot, pas 33 vjet postkomunizëm njerëzit më publikë të disidencës, të cilët kanë qnë shumë aktiv në sistemin e ri.

Madje në disa faza, mjaft prodhimtare; me shkrime, botime, intervista e natyrisht aktivitet publik. Sot avokat Ngjela e Fatos Lubonja janë njerëzit që i japin Shqipërisë atë koshiencën e aktivizmit antidiktaturë të intelektualëve që u persekutuan nga regjimi komunist.

Në një farë mënyre si Adam Michnik e Tadeusz Mazowiecki në Poloni, të cilët u vunë në krye të Solidarnosit. Nuk është tamam ashtu por në vija të trasha ashtu është.

Spartak Ngjela është djali i një ministri të qeverisë komuniste. U burgos pas babait të tij, por më shumë sepse ishte një kritik i hapur i regjimit, që ja thoshte edhe babait të tij. Kur regjimi komunist u rrëzua, Spartak Ngjela nuk mendoi për një revansh personal, por ndikoi nëpërmjet një lobimi që President i Shqipërisë të bëhet Ismail Kadare dhe Kryeministër Jusuf Vrioni. Dy nga njerëzit më të zgjuar dhe më të njohur në Perëndim të inteligjencës shqiptare.

Natyrisht që ishte një idealizëm, një utopi, dhe avokati e dinte por e ka mbrojtur fort. Më pas takoi disa politikanë demokratë që u përplasën me Sali Berishën në PD si Neritan Ceka, Arben Imami, Preç Zogaj, Perikli Teta,. Frrok Çupi etj dhe formuan “Aleancën Demokratike”. Avokati ju dha idenë e Eklezisë dhe Asamblesë, ide dhe standard perëndimore që vinin që nga lashtësia greko-romake perëndimore.

Nuk ja doli natyrisht, pasi askush këtu nuk e ka mendjen pëer asamble dhe eklezi, por lëvizi sërish parti në parti, lobim në lobim për të zbatuar konceptet  tij prëndimore dhe demokratike.

Duke pasur vetëm një kundërshtar: të korruptuarit dhe antiperëndimorët. Ngjela ka pasur afrim edhe me monarkistët, ku shumë prej tyre që merrnin pjesë në festat e Guri Durollarit, nga avokati mësoi se si mbahej gota e shampanjës, u afrua edhe me PD-në, e me PS-në. Në fund ngriti një parti, e cila në Poloni është në pushtet/ “Partia për Ligj e Drejtësi”. Janë tallur sepse në partinë e avokatit ka pasur vajza të bukura, por parimet nuk se kanë ndryshuar.

Në vitin 2013 u fol për avokat Ngjelën se do të bëhej ministër i Drejtësisë, por thuhet se Ilir Meta nuk e pranoi. Ky natyrisht është gossip, prej atëhrë avokati është një personazh publik në mediat televizive, ku krijon shpesh polemika e ndarje. Shumë dhe e sulmojnë. Por në fund i kanë dalë të gjitha, ose të paktën 70% e atyre që ka parashikuar. Që nga ngritja e SPAK e deri te thirrja e berishëve dhe Ilir Metës në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkaq, Fatos Lubonja, ashtu si avokat Ngjela është një nga disidentët e mëdhenj të regjimit komunist. i burgosur, e i internuar, në vitt e para të postkomunizmit, Fatos Lubonja ka dhënë një kontribut fantastik si me aktivizimin e një rrjeti për të mbrojtur të drejtat e njeriut, ashtu edhe me shtypin intelektual të nivelit të lartë.

Lubonja ka qenë ndër të parët që u përplas me Sali Berishën pikërisht për të drejtat e njeriut në Shqipërinë, së bashku me një nga aktivistet më të njohura Christine Fon Cohl.

Revista “Përpjekja” e Lubonjës është një nga këndet më intelektuale jo vetëm shqiptare por edhe në nivel ballkanik. Në vitin 1997, Lubonja u aktivizua së bashku me Kurt Kolën në Forumin për Demokraci, për të rrëzuar një deviancë të frikshme të demokracisë. E kështu si Ngjela si Lubonja thënë të drejtën janë rritur si njerëz publikë pa asnjë lidhje nga partitë, të cilët s’i kanë dashur, sepse ishin me qoshe.

Po sot?

Lubonjën e duan vetëm njerëzit e Berishës dhe Metës, sepse që nga 2011, Fatos Lubonja shkeli atë që askush se mendonte se do ta shkilte. Justifikoi vrasjet e 21 janarit. Madje me forcë, e që prej asaj dite është rreshtuar në një ithtar i njerëzve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të cilët, ndërsa Lubonjën e çojnë në qiell, avokat Ngjelën e sulmojnë, fyejnë madje me fjalë nga më të rëndat. E pse? Sepse ka mendimin e tij! Siç dhe nga ana tjetër sulmojnë edhe Lubonjën. 

Të dy figurat janë edhe të dashur nga një palë edhe të urryer nga tjetra, por në fund, ka një ndarje më të madhe, ku avokati është një i bindur pro perëndimor dhe e do Shqipërinë të qeverisur nga SHBA e pa politikanët e korruptuar. Kurse Lubonja siç e ka thënë vetë, e do me tre banda dhe pa SHBA…

36 Komente

  1. N
    Noci

    Sigurisht burgu t'a ftoh pak trurin,sepse burgjet ne kohen e socializmit kane qene te eger per kedo.Nuk e di per Tosun por nje bashkevuajtes i Ngjelës fliste fjale te mira per te qe ishte mbrojtes i te burgosurve.Ngjela e tregoi se nuk mund te punonte me njerez te pandershme ,kurse Fatosi filloi te humbe pasi Rama u be kryetar bashkija

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ngjela eshte koqe kandari ndersa , Lubonja eshte analisti me i mire i Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar !

        Çashtu Mondi . Po poooo. Popo . Te due shume. S.b.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Trebeshina

      Ata qe kan punuar me Todi Lubonjen,babai i Tosit,asnjeri nuk ka patur konsiderat per te,keshtu qe mut i jati,mut i biri.

      Përgjigjjuni
      1. k
        koli

        Disidente?! Nuk u vjen turp. Perdorimi i kesaj fjale eshte tallje.Zbut rregjimin e Hoxhes.Nuk ka pas dizidente Shqiperia.Pak para se te arrestohej i ati Ngjela brridhte perendimit.JKeta jane kolaterale te prinderve,asgje me shume.Me keqardhje per vuajtjen e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. k
          koli

          Pata po i kerkon Lubonjes te futet ne borderone e Rilindjes si nGjela.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gardiani

            Pata na tregon se qe te dy kane kapur sapunin ne burg por ai qe e ka kapur me shume eshte pikerisht Tos Lubjana!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Monika

              Keta te dy poooo, disedente te bythes. Keta kane llapur pas viteve 90, ne kohe te Enverit ishin bllokmene. Vertet i besoni brockullat e Takut? Ate se merrte kush seriozisht, kategoria e Ver Llapes.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Karlliqe Mediesh Shqiptare

              Avokati ka Personatet dhe vlen per kte shoqeri sepse mbron interesat e shqiptareve dhe eshte Patriote . # nga Fatosi i cili eshte nji person i marre fund e me nji karaktere prej ordineri qe nuk i duhet askujt ne nji shoqeri .

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                "Koshience" nuk eshte shqip!!!!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pa fjale

                  Ngjela DISIDENT !!!!! 70% e parashikimeve te Ngjeles kane dale!!!? Pate -a je ne vete ?, ku jeton more njeri?!!

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vk

                    Per te 2 kam pas respekt. Po tani me duken njeri mut dhe tjetri kake.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E verteta

                      Me vjen keq per Ylli Pata ,deri para ketij shkrimi ke qene nje analist shume i sakte ,dhe me thene te drejten mezi prisja qe te dilte botimi i rradhes ne gazete ,te them me vjen keq ,se sot nuk ke treguar realitetin midis Ngjeles e Lubonjes ,avokati ndryshon shume me Lubonjen ,avokati i ka sulmuar te dy krahet majtas e djathtas ,kurse ky Lubonja eshte nje plehere ,nje anti Amerikan i terbuar , Avokati gjithmone lufton per nje drejtesi te paster ,kurse ky Lubonja vetem perserit ato te Non Grates ,lufte kundra Amerikes dhe djegje e shkaterime ben thirje ,ka shume gjera te ndryshme midis tyre ,prandaj them se nuk ke shkruar realitetin ,ku Ngjela eshte pro Amerikan e Europian kurse ky funderina Lubonja ,anti Amerikan e Europian

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Coli

                        Z.Pata. ..Ne pergjithesi shkruan mire. .. Por ketu ja ke futur pordhes kot. .. Prinderit e ketyre kane qene drejtus te rendesishem te atij sistemi dhe jane denuar si hajduta se vidhnin tapetet e zyrave dhe perdet e zyrave dhe si imorale se nuk te falte Ai Xhaxhi per keto gjera ........... Ndersa Taku dhe Tosi i kane futur ne burg si sigurimsa te thekur qe te spiunonin shoket e burgut. ..... Keshtu qe keta kane qene spiuna me dosje. ......

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tomorri

                          Mos more, ti do jesh ndonje bir spiuni. Nuk ka të burgosur qe te akuzoje Tosin per spiun. Tosi ishte me trimi ne burg.

                          Përgjigjjuni
                        2. H
                          Hajdarovski

                          Fatos Lubonja ...Sonila Meco...Andi Bushati. Armiqte me te medhenj te reformes ne drejtesi

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mero Baze

                            Shikoni une i kam njehur te dy ne Tiranen e atyre viteve! Tosi hiqej si gango darriti qe te vidhjte edhe tezat e diplomes ne zyren e drejtorit te gjimnazit ne vitin 1971 ne mos Gaboj! Goja nuk i rrinte rehat dhe hiqeshe si me garipi! Taku ishte pak ndryshe nuk hiqej si garip por ishte kender gjithckaje duke e quajtur veten absolut ne mendimet e tij ashtu si Tos Qorri! Por Tosin e derguan ne Superfofosfatin e Lacit per riedukim,qe ai thote per librat qe i kishte ne doreshkrim mbi tavanin e catise! Dhe le te vime ne diten e sotme apo ne vitin kur Rama u be K/bashkiak!Por para kesaj keta tallnin tere dynjane me ironine e tyre therese!Dhe cmira ,xhelozia,inati,pamundesia beri qe keta te urrenin Ramen qe i mundi te dy por edhe shume te tjere! Tosi dhe Sapartaku ju bashkuan Saliut qe e mendonin me te dobet se Rama!

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kacidhja

                              te dy jane njelloj mashtrus asnjeri nuk eshte i sinqert ne ato qe thone asnjeri nuk ka qene kritik ndaj sistemit te kaluar pa lere disident jo e jo.shkrimi eshte pa themel,nje marrezi e fantazise se yllitttttt

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sypeshkaqeni i Gerdecit

                                Lubonja eshte nje manjiak pervers dhe ajo qe e bashkon me I. Metaj eshte se jane te dy spiune te deklaruar, gjithashtu Lubonja eshte bythqir shkerdhate dhe kurve e shpifur i cili nga njera ane ka nje mllef , urrejtje dhe xhelozi patollogjike per shokun e tij te femijerise (Rama) dhe nga ana tjeter ka dashuri eshte eshte bere buce e ndyre e monstres Sali kriminelit dhe kusarit , kriminelit Like Metaj spiuni.Si sharlatan qe je te lutem Lub i peshtire dil dhe fol sa me shume ne media se pse je aq antipatik dhe i urryer nga populli , sa qe i shton votat Rames dhe ja ben me te lehte fitoren e Lokaleve dhe pastaj Parlamentare.

                                Përgjigjjuni
                                1. 7
                                  77 vite komunistët në pushtet

                                  Avokat Ngjela perëndimor?! Edhe bufi me pulat e kanë kuptuar që është një servil i paguar nga rilindja. Avokati dhe Frrok Çupi mbulojnë propagandën pro rilindjes, duke i rënë Saliut dhe foltores nga mëngjezi në darkë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    popull

                                    e meta e ngjeles eshte qe eshte avokat....qellimi avokateve eshte te shesin shprese....cfare nuk ka thene ngjela gjate tre dekadave...aq sa lart ua mbante shpresen shqiptare, aq pak e besojne tani.....ndersa lubonja e ka ndare mendjen te jete me te keqen...ndoshta e ka nga halli...ceshtje dosjesh ndoshta....eshte shume i zgjuar...kjo dallohet lehte, por kjo e ben edhe me negativ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ?
                                      ?./

                                      Si Ngjela, si Lubonja janë bërë për të ardhur keq. Me ato që kanë hequr kjo vetkuptohet dhe falet. Ngjela është pakëz i rrjedhur, por të paktën ështê patriot. Ndryshe nga Lubonja që mbahet për kozmopolit, në një kohë që as fshati i vet nuk e qas. Kozmopolitizmi i tij e ka çuar të mohojë patriotizmin si vlerë dhe të flasë me përçmim edhe për Skënderbeun! Dhe po ashtu edhe për UCK-në! Së bashku me Bushatin, që nuk ka qënë asnjë ditë i persekutuar, përkundrazi, këta janë tre publicistë dhe analistë që vijnë nga familje të lidhura me diktaturën hoxhiste. E kanë mbyllur tashmë ciklin e tyre dhe askush nuk i merr më seriozisht.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Velo

                                        Cfare dissident?? Ata thjeshte kane qene viktima te luftes se klasave. U denuan baballaret e tyre ish funksionare te late te Enverit dhe per pasoje u denuan edhe keta si familjare te tyre. Kur vajten ne burg e kuptuan se cfare ishte komunizmi, se deri ate here jetonin ne bllok. Dissident pa's vitit 1990 u bene te tere!!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Eri

                                          PIONER LUBONJEN PSE E KRAHASONI ME NGJELAN NGATRONI QEPEN ME PORTOKALLIN

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xha Braho

                                            NGA DOSJET E TE DYVE, PAME QË AVOKAT NGJELA KA QËNE VËRTET DIZIDENT I RREGJIMIT, KURSE LUBONJA, ARRITI TË SPIUNONTE DHE TE JATIN, PËR TË SHPËTUAR VEHTEN….E KA NGRËNË ÇORBEN E PRISHUR….

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Niko

                                              Enver Hoxha la shume mbeturina ........

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Andrea

                                                Artikull i sakte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  TROCKI

                                                  JashteQitjet e bllokut qe te Dy. Kopilat e komunisteve. Burgun e bene nga baballaret jo se keta u ngriten kunder koleres Sllave. Sot jane Profesioni ……Komunist …AntiKomunist si Xhaxhi Saliu. Si Meta e Si Rama. Blloku ka pasur shume Damare Bythe . Qe nga 24 Maj 1944 e deri sot Komunistet Qeverisin mos jeni ne Dyshim.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    pokeristi

                                                    Për Lubonjën,sot më e mira është të mos e përmëndësh fare. Ngjelën e njof ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Spartaku, për aq sa ishte e mundur 55 vjet më parë të perceptohej fjala disidenent,pa mëdyshje ai rrjeshtohej në ballë. Unë me humor,midis miqve dhe shokëve shprehesha se Spartaku është i pari që i futi minat të ashtuquajturit bllok i udhëheqjes. Shumë reagonin me naivitet.Asnjëherë asnjë minë nuk dihet të ketë shpërthyer në ish bllokun. Kuptimi real i fjalës “minë”për rastin e Spartakut s’ka të bëjë me fjalën minë shpërthyese xhenierësh..Idetë perendimore demokrate që Spartaku ju futi gjeneratës të parë të fëmijve të bllokut,në kuptimin figurativ,ka fuqinë shpëthyese të një mine reale…E Spartaku,duke pasur një temperament impulsiv të lirë,një karakter të fortë e burnor,trim i pakujdesshëm, e bëri këtë punë deri sa e futën në trajtim “specjal” në burgun e Burelit. Gjatë hetuesisë dhe gjatë qëndrimit në burg gjithmonë dinjitoz, trim “budalla”e i pathyeshëm.Konseguent i bindjeve të tij qysh prej rinisë të herëshme e deri sa dolli nga Bureli. Nga ai moment e deri sot është ai që përshkruan z.Ylli Pata.,në këtë shkrim.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Ferra

                                                      Krahasoni Petro Markon me këta dy shkerdhatat...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. p
                                                        per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                                        Nderro syzet or Patoku e te shohesh qarte : Nuk jane te dy disidente. Njeri eshte i tille, Fatos Lubonja, sepse Lubonjen e mba mend kushdo ne Shqiperi si opozitar me tere pushtetet pra e meriton te quhet disident. Sa per Take Ngjelen, ate kushdo e mba mend per dy gjera : 1 - Per llapaqen servil te Berishes e me pas te Rames 2 - per personazhin tek PORTOKALLIA qe "ne 3 gjygje ku merr pjese, humb 4"

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          K9

                                                          Nuk ju ngelet qe te dyve, vecse ti jene "mirnjohes" Enver Hoxhes. Sepse pjesen e jetes me dinjitoze, te respektueshme, humane, ja u "dhuroi" Enveri me burgun. Pertej asaj ngelen dy delirante gjitholloge, demagoge, thashethemaxhinj, intrigante, gjobaxhinj, zjarrvenes, irritues dhe toksike per shoqerine, por te dobishem per lugen qe i ushqen se bashku me berishizmin mesjetar, ramizmin, korrupsjonin, vorio epirin, kleptokracine, oligarkine, mafjen mediatiko financiare dhe guvernatoret ambasadorak. Vazhdues dinjitoze te urrejtjes dhe luftes se baballareve te tyre te nxjerrjes se syve mes llojit. Asnje respekt per njeri tjetrin, per shoqerine, apo per nje individ te vetem te ketij kombi, pervec vetes! Nese do bej nje veting ne media, do ishin po ne te njejtin kazan muti ku ndodhen sot te gjithe ata gjykates te mbijetuar nga burgjet e komunizmit apo kategoria e te perndjekurve qe ndertuan drejtesine mafjozo - tribale gjingjoniste, se bashku me gjingjonet, hajdaret dhe brocet. Midis pinjolleve te bllokmeneve qe perfunduan ne burgje, si rezultat i luftes Brenda llojit, i vetmi qe me ka lene nje pershtypje te mire ngelet cuditerisht i biri i Mehmet Shehut, Bashkim Shehu. I permbajtur, i respektueshm ndaj njerezve dhe kombit , modest, intelektual, kritik me pergjegjesite e te atit ne diktature, ne nje distance higjenike nga kazani i mutit te Parise se Tiranes, me nje barre te jashtezakonshme pergjegjesie, urtesie dhe zotnilleku qe sjell te qenit femije i nje kryeministri dhe bashkevuajtes i burgjeve te ferrit komunist.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. U
                                                            Universi shprsa ime

                                                            Servila. Që të dy

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              Rroft Lubonja

                                                              Ti Pata je nje pordhe e vogel per te analizuar Lubonjen. Ku na e paska mbeshtetur Lubonja vrasjen e Janarit? Jep fakte. Genjeshtar djallëzor. Lubonja eshte i vetmi dissident dhe vazhdon të jete i tille, gjithmone ne opozite.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Z
                                                                Zgalem

                                                                Nuik mendoja se zoti Ylli Pata , nje analist i mirfillte do te gabonte , duke i quajtur disidente , Lubonjen dhe Ngjelen . I kam komentuar librat e tyre , madje dhe te B. Shehut dhe te z. Bekteshi . Jo vetem fakti , qe ne Shqiperi nuk pati disidente , por dhe ne shkrimet e tyre letraro-publicitare , duket , qe kane ardhur nga Blloku komunist . Jane edukuar dhe ushqyer ndryshe , ne Bllok . Flasin nga Olimpi . Si mund te quhen disidente ? C'kane te perbashket me Havelin dh Gomulken ? Burgosja e tyre ka influencuar shume , per ta urryer regjimin , por jo regjimin , qe i rriti , por ate qe i burgosi . Ne tranzicion e treguan veten . Fatosi antiamerikan , te tjeret e urrejen ate regjinm , me metoden e tyre , por kurrsesui , nuk jane disedente , aq me pak Fatos Lubonja , qe ligjeron nga preheri i Berishes .Mbetet thesht nje berishe nga Blloku . Zgalem

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Transparent

                                                                  Lubo dhe “avukati” nuk jane “disidente” dhe as kane qene ndonjehere. Ata asnjehere nuk i kane bere oponence sistemit diktatorial ne kohen e tij. Bile as prindrit e tyre nuk kane wene kurre disidente. Ata jane viktima te luftes kanibaleske qe zhvilloi Veke Hoxha kunder bashkepuntoreve te tij.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje