Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kritikon përpjekjen e fundit për normalizmin e punimeve të parlamentit mes deputetëve të shumicës socialiste dhe krahut mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, si një bashkëpunim Rama Berisha që do të dëmtojë kryerjen e reformës zgjedhore. Në intervistën për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Basha ndalet edhe në problemet e brendshme të ndarjes në Partisë Demokratike, si dhe në vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, që çështja e 21 janarit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Zoti Basha thotë se urdhëri për të qëlluar ndaj protestuesve nuk ka dalë nga ai.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, për çfarë jeni këto dito ditë këtu në Uashington?
Lulzim Basha: Jam këtu si raporter i Këshillit të Evropës në një mision do të thoja historik për të bashkërenduar midis Këshillit të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, këto ditë ka patur një përpjekje për dakordësi mes shumicës socialiste dhe shumicës së deputetëve demokratë që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha për të rikthyer normalitetin në jetën parlamentare. Cili është komenti juaj, reagimi juaj për këtë zhvillim të ri?
Lulzim Basha: Për çdo zhvillim në Shqipëri, standarti i ri i një kulture të re politike, që ne si Parti Demokratike aspirojmë ta ndërtojmë në dialog me gjithë shoqërinë është përgjigja ndaj një pyetjeje: A i shërben shqiptarëve dhe si u shërben shqiptarëve? Nisur nga zhvillimet e fundit në Shqipëri, mund të them që paralajmërimet tona prej kohësh kanë treguar që zoti Rama dhe zoti Berisha bashkëpunojnë për interesat e tyre, por kundër intetesave të shqiptarëve.
Zëri i Amerikës: Kundër cilave interesa në këtë rast?
Lulzim Basha: Reformës zgjedhore, në veçanti. Ne kemi një kohë të gjatë që kemi paraqitur në komisionin e reformës zgjedhore propozime, të cilat shkojnë përtej interesave partiake, por janë në interes të qytetarëve. Të tillë janë propozimi për listat e hapura; që qytetarët të zgjedhin vet se cilin do të dërgojnë në parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është zhbërja ‘de facto dhe de jure’, nëse propozimi do të adoptohej, i ndryshimeve kushtetuese Berisha - Rama të vitit 2008. Po kështu është propozimi ynë për barazinë e votës, sepse sot në Shqipëri, falë këtij sistemi është e qartë se nuk ka barazi vote. Me 8 mijë e 500 vota zgjidhet deputeti në Vlorë, por duhen 13 mijë e 500 vota për të zgjedhur deputetin në Kukës. Të dy këto lidhen me dy propozime të tjera që kanë të bëjnë me vendime të Gjykatës Kushtetuese si vota e diasporës, vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë,
Zëri i Amerikës: Megjithatë, partia juaj ka qenë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore prej një kohe të gjatë dhe ka një vit e gjysmë që ky komision nuk ka arritur përparim. A mban përgjegjësi partia juaj për këtë mungesë përparimi? Vetëm kohët e fundit ju keni kërkuar që të ecet me reformën zgjedhore, ndërsa në një vit e gjysmë nuk u bë asgjë.
Lulzim Basha: Përgjegjësia e Partisë Demokratike është nëse ka një rol aktiv apo jo. Kam kënaqësinë të them se përfaqësuesi i Partisë Demokratike, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, e njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, zoti Alibeaj, bashkë me ekipin e ekspertëve, ka kontribuar gjatë gjithë këtij një viti e gjysmë në dy blloqe të mëdha. Blloku i parë ka qenë blloku i propozimeve për të luftuar dukuritë e shitblerjes së votës, përdorimit të administratës publike, presionit ndaj votuesve, përdorimit të administratës shtetërore dhe të aseteve shtetërore. Blloku i dytë i propozimeve ka që në nëntor në komisionin e reformës zgjedhore dhe përmban katër propozime: listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe numërimi elektronik, si dhe vota e diasporës. Sigurisht që duhet vullneti i palës tjetër.
Zëri i Amerikës: Komisionit më 21 mars i mbaron mandati. Çfarë do të ndodhë më tej?
Lulzim Basha: Nuk na takon ne që të themi se çfarë do të ndodhë më tej. Ajo që na takon ne është që ne do ta vazhdojmë betejën për këto parime, për këto vlera, për këto standarte, të cilat janë pjesë e vizionit tonë me koherencë dhe me kohezion me gjithë ato komponentë të opozitës pro-perëndimore dhe euro-atlantike, për të vendosur në Shqipëri në shinat proceset zgjedhore, që kanë kohë që kanë dalë prej shinave. Mund të themi me gojën plot që Partia Demokratike ka pjesë të përgjegjësisë për këtë, qoftë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe pasojat e këtyre ndryshimeve. Prandaj them me gojën plot që pyetja e vetme që duhet t’i përgjigjet çdo politkan është: A i shërben kjo Shqipërisë? Qartësisht ajo që po ndodh nuk është në interes të qytetarëve shqiptarë, por është në interesat personale të zotit Rama dhe të zotit Berisha.
Zëri i Amerikës: Pas shpalljes non-grata të zotit Berisha ju e përjashtuat atë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por ju nuk arritët të mbanit partinë të bashkuar. Si e shpjegoni faktin që sot shumica e Partisë Demokratike mbështet zotin Berisha?
Lulzim Basha: Unë nuk do të futem në një debat numerik, i cili gjithësesi bazohet mbi perceptimet e një pale, apo një tjetre. Dua të them se të luftosh për të vërtetën, të luftosh për të drejtën vjen me sakrifica dhe me kosto të mëdha. Por të mos luftosh për to është krimi më i madh kur je në shërbim publik, në shërbim të qytetarëve, kur je në politikë, sepse praktikisht dëmton interesat e tyre, varros shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri. Politikanët kryesorë në një teatër të sinergjizuar me njëri tjetrin, faktikisht kanë vrarë shpresën në Shqipëri, dhe problemi kryesor i shqiptarëve është që sot ata nuk besojnë tek institucionet demokratike dhe tek proceset zgjedhore. Ndaj misioni ynë kryesor është që të kthejmë besimin tek politika, si një instrument ndryshimi për të mirë, tek politika me fytyrë njerëzore, tek politika që mbron dhe promovon interesat e njerëzve dhe jo të një grushti politikanësh, që kanë 34 vjet, që nga rënia e komunizmit që urdhërojnë shqiptarët dhe vendosin për fatet e tyre.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, shifrat nuk mund të anashkalohen lehtë. Numri i deputetëve, që iu mbështetin ju është më i vogël se numri i deputetëve, që mbështesin zotin Berisha. Siç u pa edhe me zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri, numri i votave për këtë krah të Partisë Demokratike ishte më i madh se pjesa tjetër…
Lulzim Basha: Prandaj nuk dua të futem në debate numrash, sepse në rastin e Partisë Demokratike, ajo nuk kandidoi në 51 bashki…
Zëri i Amerikës: Pyetja është …
Lulzim Basha: … ndërkohë që përsa i takon numrit të deputetëve, ata janë individë, që janë aty, sepse kanë qenë në një listë të mbyllur emërore të renditur nga kryetari i partisë, prandaj mendoj që t’i ikim debatit mbi numrat.
Zëri i Amerikës: Zgjedhjet e përgjithshme po afrojnë. Ato janë vitin e ardhshëm. Cila është oferta juaj për mbështetësit?
Lulzim Basha: E para dhe kryesorja është që të heqim dorë nga kjo telenovelë e shëmtuar që luhet në kurriz të shqiptarëve. Ditë për ditë shikojmë një teatër me akuza e kundërakuza, që pastaj natën shuhen apo kthehen në pazare. Kjo është mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve u ka kushtuar shumë. Hapja e një dialogu të drejtpërdrejtë me qytetarët për ne do të thotë në radhë të parë, jo thjesht që të tregojmë me gisht se çfarë po ndodh në kurriz të tyre, sepse këtë shqiptarët e provojnë vet, por çfarë ofrojmë ne dhe a është kjo një ofertë e besueshme, dhe a ka një rrugë të besueshme për ta realizuar këtë? Që nga sistemi i taksave, i cili po rëndon gjithmonë e më shumë mbi sipërmarrjen e ndershme, mbi profesionistët, tek gjendja e fermerit shqiptar, e cila është më e rënda se e çdo fermeri në Ballkan, më e keqe se fermeri në Kosovë apo në Maqedoni të Veriut për shkak të mungesës së subvencioneve, investimeve dhe për shkak të mungesës së aksesit në treg. Gjendja e rinisë, ku lidhet gjithçka me situatën në arsim, në universitete, në tregun e punës. Gjendja e pensionistëve shqiptarë, që është më e dobëta nga gjithë pensionistët e Ballkanit perëndimor. Pra, një ofertë realiste, sepse do të bazohet mbi realitetin dhe mundësitë që ka Shqipëria dhe një ekip të besueshëm, që ta realizojë këtë program, pra të mos mbetet në një program elektoral, por të kthehet në një program qeverisës.
Zëri i Amerikës: Ju kritikuat udhëheqësit politikë, që janë aty për një kohë të gjatë, por edhe ju vet jeni në politikën shqiptare për shumë vite. Që nga përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, ju keni kërkuar ndjesë për gabimet tuaja, por nuk keni përmendur konkretisht se për çfarë. A mund të ndani me elektoratin tuaj dhe me ne disa nga ato gjëra, që sot do t’i bënit ndryshe?
Lulzim Basha: Në gjithë rastet që kam patur, së fundi edhe në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, e kemi shteruar se çfarë është bërë gabim. Kurrë nuk duhet të kemi hezitim për të kërkuar ndjesë për atë që është bërë gabim, por e rëndësishme për shqiptarët është se çfarë ofrojmë ne sot. Pse ata duhet të drejtojnë sytë nga Partia Demokratike? Dhe unë ju them se ka dy arsye: E para sepse ajo është e vetmja forcë politike, që ka hartuar një program të qenësishëm, jo parrulla elektorale, jo diçka për t’iu përgjigjur shijes apo kërkesave të momentit, por një program, i cili bazohet në një njohje të thellë të realitetit, të problemeve, që Shqipëria ka, si dhe të mundësive për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Ky program është produkt i një ekipi ekspertësh, jo politikanësh, me asistencë nga ekspertë perëndimorë, evropianë dhe të SHBA-ve. Arsyeja e dytë, të cilës po i afrohemi me shpejtësi; nuk jemi ende aty, është ekipi i Partisë Demokratike, i cili do të përbëhet nga njerëz me reputacion, të kenë besim në komunitet, jo njerëz që e shohin politikën si një profesion për veten e tyre, por si një shërbim ndaj njerëzve. Jam i bindur se me përfundimin e porcesit të riorganizimit të Partisë Demokratike, shumë shpejt në një dialog, në një debat, jo në kulisa, do t’u japim shqiptarëve një ekip prej 140 kandidatesh dhe kandidatësh, të cilët do të jenë një pasqyrë e më të mirës, ku shqiptarët të kenë vërtet besim se do të përfaqësohen dhe mbrohen interesat e tyre dhe jo interesa klaneshm, tarafesh apo personash të caktuar.
Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i Brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast?
Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e Kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i Brendshëm.
Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika.
Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?
Lulzim Basha: Pa diskutim.
fol more dallkauk dhe trego kush eshte krimineli sali dhe cfare i keni bere ketij populli,fol e laj shpirtin se keni edhe ramadanin
Kafsha e eger e vicidolit me emrin Sali e ka dhene urdherin pasi ka pohuar me gojen e tij ne studio qe edhe me rhume do te vriste.Po ashtu kujtoni vitin e ärret 97 kur dha urdher te qellonin me predha ne drejtim te popullit te jugut por nuk u zbatua. Luli gjithmone ka qene nje manikine e tij qe e leviet edepsezi Sali kur te donte e si te donte.Jo me kot Usa e nxorri non grata Saliun per hajduterite e vrasjet e gjithe te keqiat kunder popullit te tij.
Supas llovjikes se Lules edhe Fatmir Gerdeci eshte i pafajshem edhe non grata eshte i pafajshem edhe Enver Hoxha eshte i pafajshem se askush nga keta nuk ka vrare me doren e vehte . Lule ke qene minister i brendeshem si nuk qenke responsable si ka mundesi qe ju nuk dini asgje ? Leri filmat shko ne SPAK dhe trego te verteten .
Plus ka qene ne Kryeministri me Saliun dhe di cfare ndodhi..
Ja, e besojme L. Bashen per rolin e tij, pa duar me gjak, ne vrasjet e 21 janarit. Por si spjegohet qe ne 13 vjet, dhe as sot, nuk gjeti kohe te bashkepunonte me drejtesine per te vene gishtin mbi pergjegjesine e atyre qe urdheruan dhe mbi ata qe gjuajten mbi njerezit ne nje demonstrim para nderteses ku ishte i pranishem edhe ai ne rolin e ministrit te brendshem. Kesaj i thone qe Basha ka fshehur autoret e krimit, si bashkepunetor i tyre. Meqe eshte jurist, si e sheh ai pergjgjesine e tij ne ate ngjarje.
KU jepte dot urdher Lulezimi; urdherat i jepte birboja, armiku nr 1 i shqiptareve te sinqerte jo dhe i atyre qe vijne ne proteste per 50 euro e pastaj pine kafe ne Tirane dhe ikijn. Se ne ate e ashtuquajtur parti s'ka dinjitet, por vetem interes. Salinjai i jep liri Sheqes tte nderroj burrat çdo jave, Grida behet gazetare, ndersa Flamuri pilot. bardhi rremben leshte e fytyres bran se plaku leshte e bythes. Lulezimi duhet te shkoje ne SPAK dhe te thote po eshte burre: urdheri e dha Sali Berisha dhe une e kundershtova.
Z. Xhixho perse nuk bere vetem nje pyetje per 21 janarin dhe cdo gje mbyllej: Cfare donte Basha ate dite ne cilesine e Ministrit te Brendeshem ne taracen e Kryeministrise ? Do t'ja "lehtesoje" pergjigjen dhe jo te verdallosej si pordha neper breke.
Edhe nese nuk ke dhene urdher,ti nuk ke denoncuar urdheruesit,nuk ke zbatuar urdher arestet e Prokurorise etj etj…..Tani te ngelet te behesh i penduar i drejtesise,dhe nxirr te palarat. Boll se ke mbi 20 vite qe perdridhesh i mbeshtetur nga Sali Berisha.
Shkurt, qartë, bindshëm! Ja pse Basha është bërë target nga Berisha, Meta e Rama.
Na rrufsh patronazhistin o vezhgues. Me cilin sy e pe apo mente mesit
Intervista me perverse qe boton Tema. Por shume e spikatur... Intervista me e dobet qe ja lejon vetes te botoje "Zeri i Amerikes". - Lulzim "Kafsha", akuzon "Babain" politik, Sali Berishen dhe "dhunuesin" e perjetshem po ne politik, Edi Ramen...se keta te dy bashke, duan dhe pothuajse kane shkaterruar shtetin, kombin, interesat strategjike Kombetarte...kane shitur KOMBIN...etj, etj.... - Ngrehu Fan Noli, ngrehu Hasan Prishtina, ngrehu Ismail Qemali, ngrehu Ibrahim Rugova, ngrehu Adem Jashari, ngrehuni te gjallet dhe te vdekurit e Lirise se Kosoves... - Arsyeja qe Clirimtaret e Kosoves jane ne Hage, eshte pikerisht Lulzim Basha, Argita Berisha, Mal Berisha, Ardit Harxhi me kompani... - Ky "spurdhjak dhe hajdut ordiner", Lulzim Basdha, ka kurojon dhe jep interviste tek Radio me prestigjioze ne Bote "Zeri i Amerikes" /(USA - STIMME) ????!!!! - Prezantohet si e ardhmja e Shqiperise... - O njerz: kujtohuni pak ne veren e vitit 2021: - 19.04.l2021 - Sali Berisha shpallet "Non Grata" nga USA... - Pak kohe me vone, Lulzim Basha me bekimin e Sali Berishes konfirmohet si Krye..tar i PD ne Pallatin e Kongreseve... Pastaj filluan "Gladiatoret" e formatuar nga te dy anet: - Berisha dhe Basha... Sot jemi ketu ku jemi... Lulzim Basha, spiuni me i ndyre ne sherbim te UDB-se, do te perfundoje ne BURG ose... - Mos harroni: Ne Boten perendimore ka shume djem dhe vajza te mrekullueshme shqiptare-Shqiptar, te Kosoves qe kane regjistruar shume skena te dhimbeshme dhe tragjike, nga lufta dhe ne dhomat e persekutimit. - Shume nga keto matriale une per fat te mire edhe nga profesioni, i kam gjetur, ruajtur dhe derguar ne shtetet qe nuk mund te merren kurre pa nje leje te jashtezakonshme......................... - Nje Luftetar Kosovar me ka deklaruar: - Thuaj autoriteteve Gjermane , qe te hapin dosjet e Luftes ne Kosove: - Aty do te gjeni se si, A. Berisha, M. Berisha, A. Harxhi me Kompani, fundosin ne burgjet e Milloshevicit, Trimat e lirise..., jane te gjithe me emra... - Ky "qoftja" e tiranes tregon perralla se si do te shpetoje shqiperine... A.D.
Departamenti i Shtetit Anerikan e di mire se kush e ka dhene urdherin e vdekjes se demonstruesve, por nuk e shet kryeagjentin e vet, te blere me flori nga UDBA-ja.
Lexojeni me kujdes ne fund per ta Kuptuar qe dhe ky thote te njejtat fjale si Baca Sali:Kane kaluar 13 vite (Thote Kulka),dhe po shfrytezohet Politikisht(pra kur keto i prek Pak,direkt futet ne Politike.Keshtu thote Mediu,keshtu thote e Bija Sales,per Saliun dhe Burrin:Dhe tani dhe Lulka thote eshte Politike.Keto jane Kurva te gjithe.
Po ku e prdhte lulin saliu. Derri plak eshte urdherusi i vrasjeve. Lulashi te hapi gojen e te flasi, ndryshe behet bashkfajtor.
Leri brockullat .Nese ke kerkuar tu shkohet gjerave deri ne fund beje tani, qe kane kaluar 13 vjete ,nga prishja e provave .Dil dhe trego c'ka ndodhur brenda grupit tuaj dhe kush i urdheroje te qelloje mbi protestuesit .Shko e kerko te dalesh deshmimtare per kete ngjarje makabre .Te besojne apo jo mbi gjithcka qe ka ndodhur kete lerua specjalistve ta gjukojne .
Po ne dijeni te nje urdheri te mbrapshte te dhene nga te tjeret, me llogjikisht nje pasoje te rende, nuk ishe, apo rrije ne tarracen e KM gjithe kohen dhe nuk e kishe fare idene se cfare ndodhte brenda saj?!. Prania jote aty, qofte edhe si "neutral"/ thjesht "spektator" (si kelysh i rrahur) dhe mosthenia pas ngjarjeve e asnje fjale nga ti, per me teper nga pozicioni qe kishe, nuk te nxjerr "te lare". Mos na thuaj se rrije atje per te bere foto, apo ishe duke fjetur gjume, o MPB!!! Trashe nje cike zerin, se te ka lezet! Te kujtohet se cfare ke punuar mbi ato muret e KM vite me pas, apo edhe per to nuk ke dijeni/cfare te thuash/fshehesh!? Ti, po te kishe pasur vetem minimumin e njerzillekut, apo ndjere minimumin e pergjegjesise morale, jo politike/shtetrore, se keto te fundit eshte shume t'ja u kerkosh, duhet te ishe zhdukur nga syte kembet, bashke edhe me te tjere ne politike qe kane jo me pak gabime/faje, majtas e djatjtas, siper e poshte, 360 grade, sic thote edhe, rahmet paste, ish-P......jone. Mos harro, asgje ne kete bote, po asgje, nuk ngelet pa u paguar. Gjithesesi, ka gjithmone nje menyre/moment ne jete per te korigjuar gjerat.... Prandaj, sa me i shpejte rrefimi, aq me..........
Dy epitete i ke ne trup sot si tatuazh,qe sdo te hiqen kurre o luli basha,nje e ke peshqesh prej edi rames,GJUMASHI,dhe tjt e ke nga sali berisha LUL BRAVA.dhe kto jo per faj te ketyre te dyve,po sepse ashtu je,kurre nuk ngjit nje epitet o thenie bese sesht e vertete.ndaj vazhdo dhe per pak genje ata 4 vete qe te vijn mbrapa,dhe pastaj shko ne hollande e fai gjum e kenaqu,se ti hajer ne shqipri politikisht ke marre fund
Po ne dijeni te nje urdheri te mbrapshte te dhene nga te tjeret, me llogjikisht nje pasoje te rende, nuk ishe, apo rrije ne tarracen e KM gjithe kohen dhe nuk e kishe fare idene se cfare ndodhte brenda saj?!. Prania jote aty, qofte edhe si "neutral"/ thjesht "spektator" (si kelysh i rrahur) dhe mosthenia pas ngjarjeve e asnje fjale nga ti, per me teper nga pozicioni qe kishe, nuk te nxjerr "te lare". Mos na thuaj se rrije atje per te bere foto, apo ishe duke fjetur gjume, o MPB!!! Trashe nje cike zerin, se te ka lezet! Te kujtohet se cfare ke punuar mbi ato muret e KM vite me pas, apo edhe per to nuk ke dijeni/cfare te thuash/fshehesh!? Ti, po te kishe pasur vetem minimumin e njerzillekut, apo ndjere minimumin e pergjegjesise morale, jo politike/shtetrore, se keto te fundit eshte shume t'ja u kerkosh, duhet te ishe zhdukur nga syte kembet, bashke edhe me te tjere ne politike qe kane jo me pak gabime/faje, majtas e djatjtas, siper e poshte, 360 grade, sic thote edhe, rahmet paste, ish-P......jone. Mos harro, asgje ne kete bote, po asgje, nuk ngelet pa u paguar. Gjithesesi, ka gjithmone nje menyre/moment ne jete per te korigjuar gjerat.... Prandaj, sa me i shpejte rrefimi, aq me..........
Cfare Interviste Leshi.Or ju Gazetare qe merrni rrogen qyl:Nuk lexoj te pyetet Lulka:Kush Firmosi per dhenien e Mijra KM Det Grekut?2 Pse nuk u paraqit kurre ne Projurori e e kohes se Saliut per 260 Miljonet e Rruges se Kombit.3 E ka Emrin ne cdo dokument te bere nga ai dhe e bija Saliut dhe Harxhi me shoke kundra UCK. 4 Cfare i ndodhi Cadres,pse dole ,Cfare more si shperblim. 4Me e rendafKush i vrau ato 4 veta,ti ishe Minister dhe genjen,asnjehere nuk ke dhrne urdher te gjendet e verteta nuk flisje dot para Sales.
Po mirë o ju të Zërit të Amerikës e çi bini në qafë Lulit ai ishte në gjumë dhe nuk ka ndegjuar dhe as ka parë gjë e çpërgjegjësi ka i shkreti se Sala e dërgojë në dhe e mbylli që të flinte i qetë se ai po të kishte parë e ndëgjuar do të shkonte vetë në Prokuri për të denoncuar dhe nuk do të priste kqë gjatë se ai është trim dhe kaluar trimit
Po fshehja , mos kallzimi i krimit është apo s’është krim o Lulzim ?!!! Saliu e ka pranuar vetë , ajo dihet , po ja që puna e do që në një proçes gjyqësor duhen dhe ca dëshmitarë që kanë dijeni për çështjen , ti si e ke mëndjen apo thjesht , unë nuk kam urdhëruar , po kush urdhëroi , këtë thuaj !
Ti je nje klluf,kujton se jep pergjigje te pyetjeve qe te behen dhe nuk arrin ti dalesh shabllonit te fjaleve qe ke mesuar permendsh,per 21 janarin e sigurt qe do jesh perball Sali qenit ne biruce dhe ne kohen e pushimitdo hani njeri tjetrin,fytyra jote qe paska kerkuar hetim te thelle,mashtrus,kujton se i harrojme ato dite qe krekoseshe si gjeli ne maj te plehut dhe ti ne taracen e kryeministrise! Yt zgjebe! I pa fytyre!
Nuk do mend që nuk ke dhënë asnjë urdhër se ku të linte kafsha. Ti vetëm shko ke Spaku dhe thuaj ato që ke parë dhe dëgjuar, se atë ditë vetëm shurrën ke bërë vetë o derëzi!
Ky qelbesire eshte po aq kriminel sa dhe vampiri qe dha urdher per te goditur me protestusit.
A na ngrenc mune or Lyl! Vazhdo te lehesh mor qen bir qeni derisa akoma s’te kane vene hekurat ty dhe vampirit te Vicidolit.
Ik mor legen. Dole nga çadra dhe I tradhtove gjith demokratët per 13 milion euro të pallatit but detit në Vlor. Ja ky ësht tamam kurv burr me plot kuptimin e fjalës
Basah ka folur aty ku duhet.
Urdhrat qe jep kryeministri apo ministri nuk kane asnje vlere, pervec anes morale dhe pergjegjesise politike. Pergjegjesine ligjore e mban vetem ushtari apo gardisti. Gardisti nuk merr urdhera nga kryeministri, por nga eprori me i vogel. Edhe ne kete rast, kur gardisti ka marre urdher nga eprori me i vogel, nuk i shmanget pergjegesise ligjore ne rast se eshte hapur zjarr ne kundershtim me ligjin. Kryeministri apo ministri presupozohet se nuk e njeh mire ligjin dhe nuk eshte personi qe ndodhet ne vendin ku zhvillohet ngjarja, por ne institucion. Por edhe protestuesit, duhet ta dinin se kryeministria nuk eshte berberhane apo stadium ku protestohet ndaj gjyqtarit, por kryeinstitucion i rendesise se vecante.
Urdher mbase nuk ke dhene, e kjo eshte e besueshme,sepse ishe ciraku i urdherdhenesit edhe ate dite ,ashtu si ke qene gjithe kohen tende me cilesine e ministrit dhe me vone te kryetarit te PD. Por nje gje je i bindur qe e di. Ate se cili e dha urdherin dhe cili ia nxiu syrin komandantit te gardes. Po i the keto i ke thene te gjitha. Ndaj mos u hiq si i pa fajshem sepse e nxer veten tamam budalla dhe i perdorur. Po, po ! Historia ka treguar se shkohet edhe krenar para "litarit" e jo i agur ne pantallona. Edhe ne potret dukesh qe je i lagur ne pantallona.
Luli akuzoi Sali Berishen si vrases.Per cfare vrasje?Luli te na tregoj se pse e firmosi paktin detar me Greqine?Te na thote per parat e rruges te kombit te avulluara.Te thote te verteten per zgjedhjen e tij kryetar bashkie me vota te manipuluara.Mbi Lulin ka shume akuza te cilat duhet ti sqaroj,pasi eshte bashkepunetori me i ngushte i Berishes ne keto 19-vite,(qe perj 2005-s).
Se pari ,ti Lulush genjen.Ne asnje rast nga dita e pare dhe per 13 vjet nuk Ke thene se kam kerkuar hetim etj,etj.Ne Ke bithe nxirre me me deklarim publike qe "...une Lulush bilbilush Hollandezi nuk kam dhene urdher...."Me regullores,komandantit i Gardes i merr urdherat nga Ministri i brendeshem.Nese nuk Ke dhene urdher per hapje zjarri,kur degjove te shtena,pse nuk dhe urdher per nderprerjen e zjarrit?Atje ishte,gju me gju me Saliun,me gjeneralin,me shoqeruesin e Saliut qe i nxiu syrin gjeneralit.Pse nuk ndalove hapjen e zjarrit? Radio kishe per te degjuar dhe urdheruar.Pra me veprimin dhe mosveprimi tend,ti shkaktove vrasjen e kater personave ne boulevard,lejove krim shteterore. Ti je ne tave Brenda,je person qe Ke dijeni,pse nuk denoncova krimin ,autorin,si Person zyrtar qe mban pergjegjesi? Shko ne Amerikes,shko ne keshillin e Europes,por nga pergjegjesi ligjore e krimit shteterore nuk shkarkohesh dot.Nuk Ka SHaBAn qe te mbron.