Deputetja e PS, Iris Luarasi ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen në Zvërnec dhe protestën e zhvilluar dje në Tiranë. Ajo pyet se kush përfiton kur Shqipëria ndalon së zhvilluari dhe kur investitorët e mëdhenj prestigjozë zgjedhin fqinjët dhe jo vendin tonë.
Luarasi thotë se e kupton indinjatën e qytetarëve, të cilët panë një ekskavator pranë një lagune me pelikanë, por nga ana tjetër duhet vërtetuar nëse ajo video ishte reale apo një montazh i bërë nga një studio jashtë Shqipërisë.
Reagimi i Luarasit:
Kush përfiton kur Shqipëria ndalon? Kur ndalon investimi, kur ikën Aman, kur tërhiqet Roseëood, kur Mandarin Oriental zgjedh fqinjin tonë? Kush feston pas kësaj?
Dje pashë në shesh njerëz që i njoh. Njerëz që i respektoj. Njerëz që kanë zemër të mirë.
E kuptoj indinjatën. Sepse kur shikon një ekskavator pranë një lagune me pelikanë, zemra reagon para mendjes dh kjo është njerëzore. Por pas reagimit të zemrës, vjen përgjegjësia e mendjes.
Dhe mendja na pyet: a ishte ajo video reale, apo një montazh i bërë në një studio jashtë Shqipërisë?
Pas çdo informacioni që ju indinjoi, kërkoni dokumentin origjinal. Nëse ai që ju indinjoi nuk ju jep dokumentin, pyetni veten pse.
Kjo nuk është luftë mes nesh. Është luftë mes asaj që na thuhet dhe asaj që është e vërtetë.
Gjeni vend tjeter moj laraske per investitoret tuaja. Jepi token tende investitorit.
Filloi propaganda per armiqte e jashtem dhe te brendshem. E bene gati skenarin. Po pse moj deputete Greqia na e ka fajin se ju kemi zgjedhur te pastroni me ligj parate e grupeve kriminale me ndertime pa kriter kudo ne Shqiperi? Po si mund te besoje sot dikush se nje investim ne nje zone te mbrojtur pa projekt, konfirmuar nga Rama kjo, do sjelle zhvillim dhe investim prej 4 miliade Eurosh. Po kur nuk ka projekt, si e nxjerr vleren e investimit? Shpjegoje pak kete. Shjegoje pak se si doli pronar ne Zvernec, Pacolli nga Kosova, Naci nga Gjirokastra, apo Alaudin Malaj gjyqtar i gjyqeve te pronave, i larguar nha sistemi, pronar ne Zvernec. Nga kush i blene, kush ua shiti kur fshatareve te zones nuk u jepet hipoteke. Dhe cuditeni pse qyetaret shqiptare marrin shtetesi greke dhe e kerkojne te drejten e tyre nepermjet Greqise. Sepse shteti i tyre i vjedh dhe i rreh. Dhe krijoni filma thriller me agjentura te huaja pastaj per tu justifikuar.
Cingijet me te peshtira ne oborrin e surrelit, jane ato, qe lene katedren dhe dredhin mendjen dhe belin, reth perfitimeve nga karrigia e deputetes, si kjo specia ketu.
Foli dhe kjo breke tantella qe I duket vetja 15 vjeçe akoma.