Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, duke theksuar se shumica e pjesëmarrësve u përqendruan te mesazhet “rroftë kryetari”, duke iu referuar Sali Berishës.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Krasniqi tha se katër emra vlenin për t’u mbajtur shënim sa i takon diskutimeve: Tabaku, Xhaferri, Këlliçi dhe Hasimja.
Politologu po ashtu vë në dukje se nuk pati debat për qeverisjen dhe mesazhet u fokusuan te mbijetesa.
“Nuk pritej të kishte ndonjë ndryshim. I kam ndjekur debatet, kam mbajtur shënim 4 emra, Jorida Tabaku, Besart Xhaferri, Belind Këlliçi edhe Ermal Hasimja, që kanë qenë 4 mesazhe për t’u dëgjuar, të tjerët ishin rroftë shefi, rroftë kryetari dhe luftonin për një vend. Nuk pati debat për qeverisjen. Më bëri përshtypje që përdorën, ‘ja ne arritëm mbijetuam’, kur qytetarëve i është thënë ndryshe në atë kohë, u është thënë do fitojmë zgjedhjet. Kurse ata u thanë që ka qenë qëllimi të fitohej kundër rivalit në PD, dhe për të marrë selinë e partisë. Ndryshimi në një parti në Shqipëri nuk lidhet me një Këshill Kombëtar, por lidhet me stafin drejtues. As Kryesia madje s’ka vlerë. Ajo teza, të ndryshojmë veten për të ndryshuar Shqipërinë është parakusht, dhe duhet parë se çfarë mund të ndryshohet në kushtet kur kryetari është i pandryshueshëm”, tha Krasniqi.
Ore ky politoloqja me cfare merret dhe ku punon pasi ka mbaruar per gjeologji miniera?
Politilogu madh krasniqi del dhe tregon se cfare te beri ty pershtypje, ndersa popullit i ben pershtypje sesi ti paguhesh nga keto deputet, dhe si ke arritur te deformosh informacione zgjedhore. Nuk mbajte asnje qendrim kur belua ezmeri humbi 60 mij vota ne tirane
Kur ju kokat e analizave per te tjeret quoni emra me vlere tabaksen , kerriçin asimja, u mbytshi ne grope te shurres se me uje berishist mbyten te gjithe .Krasniq e more sufllawen nga saliu .lavderon mashtruesit qe jane denuar me vendim gjykate per mashtrim .
Hahaha. Po Muli, Goni, Alimehmeti, apo këta janë rob koti, numurorë topi???
Zot shpetoje Shqiperine nga politomuter te tille.
Me ç'duhet ky Krasniqi është aq pa vlera , sa i duken me vlera Tabakja , Belo esmeri , Hasime dredharaku pa bosht dhe kryetari I FRPD që nuk shquhet për ndonjë bëmë . Sikur është trashur ca si shumë ky Afro Krasnua .