Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si pjesë e një serie vizitash diplomatike në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
Programi i vizitës në Tiranë përfshin:
11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve
12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp
Gazetarët që do të jenë të pranishëm në konferencë duhet të fillojnë procedurat për akreditim përpara mbajtjes së saj.
"pashë e vezirë vijnë e shkojnë/drejtësinë nuk po e donë." Nje kenge e vejter Boshnjake
Do hedhe ndonje sycke presidenti, poshte dritares te ramiut, te shohe se kush po e pret ne te vertete.