Ish-deputetja e PD, kandidate për Bashkinë e Tiranës: Jam e gatshme të marr përsipër sfidën

17 Shkurt 2023, 17:33Politika TEMA

Ish-deputetja e PD, kandidate për Bashkinë e Tiranës: Jam e

Ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kryetare të bashkisë së Tiranës.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Përnaska tha se është e gatshme të marrë përsipër sfidën, pasi ekziston një energji e madhe ne Tiranë që kërkon ndryshimin dhe nuk di ku të kanalizohet.

Ajo foli për situatën në PD dhe theksoi se misionin për të mbështetur PD-në e quan të mbyllur dhe rezultatet kanë qenë të trishta. Për të, nuk është prioritet sigla.

“Unë ndihem realisht keq, e shoh këtë situatë siç është sot. Jam njeri që mundohem të jem me këmbë në tokë, që ta lexoj realitetin siç është. Ky realiteti nuk është premtues. Data e gjyqit është thjesht një moment juridik, por brenda gjithë masës së partisë ka probleme, nga lart deri në bazë.

Në këtë situatë kur e djathta që për mua është një mrekulli, në Shqipëri është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë që mbart shumë vlera, shumë kapacitete profesionale duhet të përfaqësohet.

Këtë përfaqësim brenda kuadrit të sistemit që ne kemi mund t’ia japësh duke krijuar një alternativë brenda garës elektorale.
Jam e gatshme të marr përsipër sfidën e garës për kryetare bashkie në Tiranë.

Është një mundësi dhe mundësia e vetme që të ofron sistemi sot, për t’u bërë direkt vetë pjesë e garës. Unë misionin për të mbështetur PD-në e quaj të mbyllur dhe ka kohë që e kam quajtur të pamundur, rezultatet kanë qenë të trishta. Në këtë kontekst nuk është se është prioritet për mua sigla. 

Për mua është e rëndësishme të marrim përgjegjësi dhe për të dhënë kontribut. Politikën e kam zgjedhur për bindje, për pasion. Njoh shumë mirë si organizohet një fushatë të suksesshme në Tiranë. Kërkon një impenjim dhe përgjegjësi të nivelit të lartë”, deklaroi Përnaska.

Përnaska tha se jemi në një stad që duhet të hapemi dhe për alternativa.

“Unë mendoj se e kam të gjithë shansin që ta ofroj këtë kapacitet dhe potencial timin në dobi të kësaj gare për t’u ofruar qytetarëve të Tiranës një alternativë. Ka një energji të fortë në qytetin e Tiranës që kërkon ndryshimin, por kjo energji nuk e di ku të kanalizohet. 

Jemi në një stad që duhet të hapemi dhe për alternativa. Mbështesim një kandidate femër, i ka ardhur koha Tiranës me i dhënë një kandidate femër. Pastaj mendoj se janë votuesit që zgjedhin. ne femrat kemi potenciale të forta, boll punuam për të tjerët”, deklaroi Përnaska.

11 Komente

  1. S
    Sara

    ti per $$$ mi Lejla merr persiper dhe ate te elefantit jo me te robit

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhi

      BRAVO LALA. Mbeshteteni, o tironsa. Nuk do te zhgenjeheni.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        mjafton vetem fakti se ka qene sherbyese e devoteshme e saliut dhe mirupafshim Lejla.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pirdhni se liroheni.

        Paska ngel pa lek.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          booooo cfare i paska bo botoksit!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            Lajla shkon nga Fryn era...sa ishte Sala me Salen....e kane si fis kte pune kjo e Knuti Pernaska Alketa

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironasi

              Bravo Laraska vetem nje frike kam se ke ngene pershesh ne tasin e Sali krimineli gjithsesi bravo per nismen

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liria

                O Lajla, merru me kollarot e Edwin Rames, se nuk u ka dale keq Gocave dhe Grave qe i shkojne pas.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana meriton një femer ne krye.

                  Zoti Alibeaj. Mbeshtesni kanditaturen e zonjes Pernaska.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhi

                    ZOTI PATOZI!! MBESHTESNI KANDIDATUREN E ZONJES PERNASKA.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Protokollari

                      O Lela Pernaska, po kush je ti e dine njerezit, e ke treguar me vepra kur ke qene ne Ministri te Shendetesise, ne kohen e Saliut, ne Vitin 1997. Prandaj mire bere qe ike se nuk le PARA te ministries pa shpenzuar per qejfet e tua, i keni keto qe them une ne arkivat e ministrise. Apo Po te mbarohen parate dhe tani do te shku desh Bashkine. Rri tani si pensioniste, pi kafe me ndonje shoqe se nuk je per keto pune, Tirana do te rinj me vision jo PENSIONISTE si puna jote.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje