“Ishte frymëzuesi i klasës”, Blendi Gonxhja tregon njohjen me Edi Ramën: Ja pse u largova nga PD

16 Janar 2024, 09:16Politika TEMA
“Ishte frymëzuesi i klasës”, Blendi Gonxhja tregon njohjen

Blendi Gonxhja, i cili ka marrë dje detyrën si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.

Gonxhja ka treguar njohjen me Ramën, në kohën kur ai ishte pedagog, ndërsa Gonxhja ishte student.

Jam njohur në vitin e parë të universitetit, të shkollës së arteve. Ai ishte pegadog, ishte frymëzues i klasës, i auditorit, i ambjenteve tona. Kërkonim ndryshime ekonomike në vend, politika të reja ekonomike.

Nuk është miqësor në kuptimin e një miqësie të pavarur nga ambientit. Ambienti ynë, arti jetesa, kushtet e vështira. Ne donim të ndryshonim realitetin. Mbaj mend një herë që vraponim nëpër Tiranë pas IFA-ve të shpërndarësve të furnizimimeve të MAPO-ve dhe ku atletet si modë thonin që do i çonim në një një MAPO dhe i çonin në një tjeter, që të mos vërshonin njerëzit. Dhe në 2 të natës, vraponim për të parë se ku do të shkonin atletet”, tregoi ai.

Ai po ashtu është pyetur nga Blendi Fevziu se përse u largua nga Partia Demokratike, ndërkohë që ka qenë një nga themeluesit e kësaj partie, si dhe një nga 5 studentët e komisionit nismëtar asokohe.

Ai tregoi se nga PD është larguar në 1991, teksa tha se sot i jep të drejtë atij vendimi pasi personat që e kanë drejtuar atë parti nuk menduan për interesat e vendit, por për interesat e tyre.

“Sepse ai nuk ishte ambienti për asnjë çast nga momenti që ne u mblodhëm dhe forumet e para u krijuan, nuk ishte ambienti. Besoj që ngjarjet, faktet e Shqipërisë së vitit 1992, ’94, ’96, ’97, ’98, gjithë ato që kanë ndodhur më pas, Janar 2021, kanë vërtetuar që personazhet, nuk po përmend emra, nuk kanë menduar ndonjëherë që ta vendosin vendin para interesave të tyre.

Unë mendoj se ata që na dëgjojnë kur shikojnë ngjarjet sot, të 2023, mendoj se në raport me atë PD, me ato personazhe që e morën në dorë që në fillim të vitit 1991 nuk kishte të ardhme dhe mendoj se duhet të më japin të drejtë që jam shkëputur në Janar të ’91 dhe pastaj më vonë kam parë që të gjithë ata që ju i njihni, Gramozin, etj., që u munduan, u munduan, më gjatë se ne, pak vite, pak muaj, një mandat, apo dy mandate më vonë, të gjithë janë përzënë nga Partia Demokratike në mënyra të dhunshme, në mënyra jo demokratike”, tha ai ndër të tjera.

14 Komente

  1. B
    Bande enveriste e 2024

    Nese Kim i Kores se veriut thote : ( Partia demokratike e Kores se veriut ) e beson njeri ? ndaj mos e perdorni me partia demokratike se nuk ka qene asnjehere demokratike por nje parti e dhuneshme bolshevike me ne krye nje komunist sekretar te PPSH . Shikoni kush ka qendruar ne grupimin e komunistit Berrisha dhe beni analizen per çdo persone nje grupe jane autore dhe bashkpuntore ne krime dhe grupi tjeter antikape mentale shikoni mbashtetsit kush jane kryesisht moshe 70 vjecare te semure me sindromen e enverizmit , njeri thote nuk do ta laje doren tre dite se te takova ty o prijsi jone tjetra thote me jep leje te vrase Edi Ramen te kujtojne enveristet e lagjes antaret e keshillit popullore kryetaren shoqen Marinaqi Prendi ...

    Përgjigjjuni
    1. P
      PeDeja i Salehut!

      Pirdh pirdh o Gonxhe. Se ju ka rra bixha... Ju duhej një tagër i fortë politik për të realizuar qëllimet politike. Kjo që sot quhet PS nuk është asgjë tjetër veçse tallje dhe lënë në hije e socialistëve të vërtetë. Pra është një KLAN i vërtetë një tufë ujqërish e organizuar për të vjedhur dhe shqyer çdo gjë publike dhe "hequr qafe" këdo që j'u del përpara. PS është një forcë politike e vjedhur, e grabitur dhe e blerë. Fundi dihet se ka për të qenë i keq. Pasi gjynahet e këtyre "ali babasë me 40 hajdutë" do ti paguajë PS.

      Përgjigjjuni
      1. c
        cuf dabjoni

        O Blendi ti hike ne fund te marsit 91.....Çfar pe ti... ??? Hike si shume te infiltruar eshte e drejta e jite te pelqesh Ramen por jo te kryesh paudhesira...!!!!

        Përgjigjjuni
        1. s
          spata

          Nuk je vetem ti qe je larguar nga Pd. Eshte nje sindrome qe e krijoj berishizmi . Mbas 1997 ,ku berishizmi u diskreditua ne opinjonin e gjere shqiptare e atij te huaj ,shume intelektual te Pd partizane te betuar te berishizmit ,nderruan sjelljen . Nuk u cfaqen hapur mbasi berishizmi u ringjall nga ndihma qe i dhene Aleatet tane.Pd ruajti deri ne 2013 pozicjonet e saj dominuese edhe pse mbi kurrizin e saj rendonin skandale te permasave Mega .2017 eshte viti qe Pd fillon dishezen e shkaterrimit pa u ndalur . Keta intelektual,te tipit Gonxhe , Bode ,Ruli , Fullani ,Lame ,Cani ,Doshi e te tjere e kuptuan realitetin dhe prespektiven e Pd e syt u drejtuan nga Rilindja e Rames . Rama i priti krahe hapur duke i propoganduar si sukses i fuqise elektorale te Rilindjes . I integroje kundershtaret dhe i pranoje ne strukturat drejtuese te shtetit shqiptare .Kjo manover kalimi , nga nje ekstrem i ashper perplasjesh ne shterngim radhesh, ka disa arsyje qe vetem Rama e Berisha i dine . Pd ngeli me Bashen qe s'mundi te mbaj ne kontroll elektoratin e tij per te qene opozite premtuese per te ardhur ne pushtet .Gabimet e Rilindjes thelloheshin, nga nje mandat ne tjetrin ,por fitues ishte vetem nje, Rama .Kyci i suksesit per mua qendron tek disa marveshje te fshehta qe kane bere Berisha , Rama , Meta e Basha .Te kater keta, si pa e kuptuar luften politke midis tyre , sot jane te fuqishem ekonomikishte , zoterojne dhe kontrollojne politken dhe administraten shteteror . Shqiperija sot mbas 32 viteve demokraci i ngjane nje vendi komunisto-kapitalist qe po sfidon teorit dhe ideologjite e politkeberjes .Mund te jete nje eksperienc e re qe ndodh vetem ne vende te vogla e te pa zhvilluara.Ndyshimi cilesor akoma s'ka ardhur gje qe do te zgjas periudhen e tranzicjonit.

          Përgjigjjuni
          1. h
            historia perseritet

            Gonxhja paska kopjuar ato c'ka thene dikur ai Ben Ahmetaj per Ramen...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leka i Labovës

              Një mut i ndarë në mes , janë Gonxhia me Ahmetajn , prodhim i politikës berishiste .

              Përgjigjjuni
            2. F
              FORCA PLAKO!!!

              BLENDI, dita jote eshtë sot !!

              Përgjigjjuni
              1. a
                astriti

                blend djali ,rama nuk ka qene frymezuesi vetem i klases suaj .kam pasur rastin ta shikoj e degjoj ne nje miting perpara qemal stafes reth vitit 91.fjalimet e liderve te tjere mu duken si psheretima perpara asaj qe na afroj te degjojme rama .edhe pse ne ishim ne anen tjeter te betejes nga ai miting kujtoj vec ramen .akoma kujtoj fragmente nga fjala e tij pa pasur nevoje te mi kujtoje njeri .nga lideret e psheretimes kujtoj vetem levizjet e duarve .diferenca mes tyre qe e dukshme dhe bashkejetesa mes tyre do ishte e pamundur .historia i vendosi perballe perseri per ti dhene sejcilit ate qe meriton .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Laju shperlaju .

                  Hajde gallate , hajde “ kerkonim politika te reja EKONOMIKE” -pjerdh tani Gonxhe. Studentet e piktures me ne krye Ramen , kerkonin politika te reja Ekonomike. E vetmja ekonomi qe kupton Rama eshte PARAJA. Kjo dihej asokohe e po shikohet edhe sot. Kujtoni nje gje o milet , kur shpertheu levizja studentore , profesor Rama ndodhej ne Greqi per te pare ekspozita arti , nuk ishte arratisur jo , por si i perkedhelur i rregjimit e bente shpesh nga nje çoke jashte shtetit, kuptohet ne jerkim te “ politikave te reja EKONOMIKE”.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jugu

                    Ti ke qene, je, dhe do te jesh, hajduti me i madhe i kesaj ri lindjeje. Socialistet e vertet moren te gjatin dhe ta mbajne forteeeee. Se ti dhe Rama dhe Mero po hajdutosni tere vendin.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kasemi

                      Blend, nuk te besoj aspak kur nuk shpjegon pse ike nga Pd- ja. Sot je aty e thua cfare te duash. Na thua se luftoi Pashko ne Pd per ta bere demokratike, por s'ia doli. E para ishte Pashko qe nguli kembe se nuk ka asnje arsye qe te perjashtohen nga mundesia per tu bere kryetar i Pd, Komunistet, ndonse e dinte qe vete nuk fitonte, pra donte Berishen. E dyta ne 97 Pashko u be keshilltar i Nanos. E treta ne 2005 u be keshilltar i Berishes. A ju duket konseguente lufta e tij per demokraci? Me vjen keq, por ju te gjithe bashke nuk keni asnje lidhje me te qenit demokrat, ju keni vecse interesa personale, prandaj vendi yne renkon e do renkoje gjate.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje i Moshuar

                        Po mire ore aman vtem keta te Artit jane per politike dhe per te drejtuar Ministrite? ???Po ka plot nga ata qe jene ne moshe saGonxhe Rama qe kane mbaruar Inxhinjeri Mekamike. Nder timo e te tjera inxhinjeri te pregatitur dhe jane pa pune dosjet e tyre flejne ne Apel i kane fituar gjithe te drejtat e tyre se mesa duket nuk ju kane sherbyer te pareve drejtora per nevojat e tyre personale dhe i kane pushuar , cbehet me kete kuader qe kane zgjedhur te rine ne Shqiperi? ??? Besoi se Kryeministri duhet ta dije kete gjendje dhe te VEPROI .Ne pleqeve oensioni qe kemi sna del ti mbajme me BUKE .

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lavdi PPSH-së!

                          O gonxhia e Partisë! O dylber bullafiq! Ti plotëson kushtet jo vetëm për ministër por edhe për president më vonë, se ke mbaruar për pikturë ILA si beu yt. Tani mund të përmbytësh prapë Tiranën, po jo më me ujë po me tërë atë mut që ke në kokë. Injorant dhe i paaftë!

                          Përgjigjjuni
                          1. 6
                            600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

                            Ishe brilant o Blendi Gonxhe ne ate kohe te protesta e studenteve dhe orator i fuqishem. Kam qene student i vitit te dyte .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje