“Jam e paqartë se kush është lideri i PD”, provokon Spiropali: Kanë mbetur tek individi i mbyllur në shtëpi

15 Janar 2024, 22:25Politika TEMA
“Jam e paqartë se kush është lideri i PD”, provokon

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se arsyet e situatës së krijuar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, mund t’i gjenden vetëm tek individi sot i mbyllur në shtëpi, duke iu referuar Sali Berishës, tashmë nën masën arrest shtëpie.

Deputetja socialiste shtoi se si qytetarë ndjen keqardhje për opozitën e vendit se si është katandisur, teksa deklaroi se e ka ende të paqartë se kush është drejtuesi i demokratëve.

“Arsyet e kësaj situata i gjejmë te individi i mbyllur sot në shtëpinë e tij. Nuk e di se sa metra katrorë e ka. Dhe refuzon që hallin e tij juridik, mos ta transferojë në kurriz të opozitës. Në këtë fazë të procesit të negociatave, ne kemi nevojë që të gjithë aktorët të bëjnë një diskutim se çfarë do të thotë që Shqipëria të çelë negociatat.

Nuk e kemi ngritur ende nivelin e diskutimit parlamentar. A duhet ta kalonim ne buxhetin e shtetit? Si i konsideroni ju deputetët e opozitës që bllokojnë sallat dhe nuk lejojnë zhvillimin e komisioneve. Këto janë vepra penale. Nuk i ndjekim ne penalisht. Ka institucione të tjera që e bëjnë këtë. Jam e paqartë se kush është lideri i tyre. Nuk është çështja ime, por e gjykatës. Disa individë pretendojnë se janë liderë të PD”, tha ministrja Spiropali.

4 Komente

  1. L
    Lexuesi21

    Opozita shqipetare perbehet nga kafshe dhe antishqipetare te cilet jane ne politike si busnesmenet te interesave personale dhe antikombetare dhe aspak per interesat e popullit kjo duket dita dites me serenatat e neveritshme ndaj krye maskarait te shqiperise dhe ai qe po vazhdon te shkaktoje dhimbje ketij populli, situata e sotme tregon se edhe qeveria ne fuqi eshte nje qeveri kukullash qe nuk eshte ne gjendje qe te zbatoje ligjet ne fuqi per cilindo qofte qe prish rendin publik dhe kushtetues edhe kundrejt parlamentareve anarkist dhe te cmendur...

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gezuar Hidhnim.

      Shoqja e lumturuar Spiro (ortodos) Pali (katolik) mos ndjej "keqardhje per opoziten e zhbere nga shteti dhe Ed Droga Skenderbeu yt bashkepunim me anetarin e LGBTQ Lul Bashen. Na sqaro njehere per veten tende je ortodokse apo katolike se nxjerr keq censusin prandaj nuk po del edhe rezultati i besimit fetar dhe nuk ka asnje te dhne nga INSTATpavaresisht se ne Shqiperi kane mbetur 1,5 milion qytetare edhe ata me valixhe ne dore drejt Rinasit.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        po pse nuk te pelqen ty krrici i faro pace pilafit me kollaro, gergufur me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta duke penguar deputetet e mazhorances te futen ne sallen e parlamentit. Pra ky eshte lideri i foltores de facto dhe e keni pare ne studio tek Cani si gergufet.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Je e paqarte. ? Po na plasi tr..pi se ti je e paqarte . Po kush je ti moj k.. re qe po mundohesh ti japesh vehtes. Je vec nje hajnesh ordiniere qe e fillove hajnine tek doganat, ku per pak desh e hengre kallodokun, ku i bere vend cdo kollodoku qe te doli perpara.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje