Mungoi në Kuvend por del në dritare. Berisha: Luani doli nga strofulla!

15 Janar 2024, 19:20Politika TEMA

Mungoi në Kuvend por del në dritare. Berisha: Luani doli nga

Sali Berisha ka munguar për herë të parë në Kuvend dhe këtë nuk e ka përjetuar mirë. Ka dalë në dritaren e shtëpisë ku ndodhet në arrest e ka folur si Alfred Cako për teori konspirative.

“Shqipëria sot është e gjunjëzuar. Por ajo nuk është e rrëzuar përdhe dhe kjo vetëm për një moment, sepse ju në emër të saj, jeni këtu çdo natë, të pamposhtur dhe në këmbë.
Jeni këtu për t’i dëshmuar Shqipërisë se ajo nuk do të rrëzohet përdhe kurrë!
Jeni këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen sepse Shqipëria që ju përfaqësoni, është Shqipëria që do fitojë, është Shqipëria që do ngrihet!
Le të bëjmë pak së bashku një udhëtim në memorien tonë dhe të kujtojmë se pak vite më parë, vendi ynë i gjunjëzuar ishte Shqipëria e fitores.
Liberalizoheshin vizat, integrohej në NATO, priste me dinjitet presidentin e SHBA, merrte rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Nga Tirana, shpallej pavarësia e Kosovës.
Shqipëria bëhej çdo ditë një vend më i pëlqyer, më i dashur për shqiptarët, më i respektuar në rajon, në Europë dhe në botë.
Shqipëria bëhej vendi në të cilin popullata rritej nga viti në vit. Dhe po kështu dashuria, shpresa dhe besimi i shqiptarëve rritej nga viti në vit.
Por përsëri, me qëndresën tuaj, me guximin tuaj, kam bindjen absolute se Shqipëria falë jush, falë të rinjve të këtij vendi, falë luftëtarëve, falë misionarëve që mblidhen çdo natë në këtë rrugë, rrezatojnë shpresë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, përsëri ajo do jetë në këmbë. Përsëri ajo do jetë Shqipëria e fitoreve.
Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar.
Miqtë e mi, sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës.
Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë.
Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore.”, u shpreh ai.

9 Komente

  1. r
    robi

    Adriana nockederres me dy gishta lart, poshte ballkonit te perbindeshit te vicidolit do ti beje glacen ne goje nje sorre e madhe e zeze dhe ta beje me glaca nga koka tek kembet se na cau trapin sharebajga e neveritur

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ardes

      Luan gerdalle pa nje dhemb...te ha mutin...nuk e degjon me njeri...fuck!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doli Sala n'penxhere .....

        Lepuri doli ne penxhere dhe pellet nga kati 8 haaaaa i abandonuar nga familja Qesharak .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muli

          Ik mor qen nir qeni, malok komunist spiun kriminel, vrasrs, hajdut muti!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Palle lart e poshte je more nongrata

            Ha ha ha, imodh eshte karaqimja, apo gim llapa, ky nongrata kruhet vete, i ha kurizi e bytha fort. Teveqel ne maje te thanes.... ata poshte ballkonit jane per foto te perfshire ne guinnes. Nongrata ja mori te keqen popullit te tij.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jimi

              E keto "hartimet" ti i qane, por lere nje cik vend dhe mos u konsumo para kohe, se do te duhet qe kete frymezim per keto "hartime" ta rezervosh kur te paraqiotesh para ASPAK-ut sic ke qejf ti ta qiuash ate.

              Përgjigjjuni
              1. E
                ENTSOE

                Luan si ai I ish kopshtit zoologjik, qe hante karrota!!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Katunari

                  Vit i mbare o Sali bolja.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                    Luani nuk leh.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje