Vit i ri, Kuvend i vjetër

15 Janar 2024, 17:53Politika TEMA
Vit i ri, Kuvend i vjetër

Vetëm 13 minuta ka zgjatur seanca në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione.

Në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, ndërsa presidenti Bajram Begaj nuk mbajti dot fjalën për shkak të tensioneve.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se kreu i shtetit fjalimin do ta mbajë në orën 18:00 në Presidencë.

“Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar  nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, Sh.do te jape kete mesazh per shqiptaret nga Presidenca ne oren 18.00.

Jeni te ftuar ta ndiqni ne Presidence”, njofton Begaj.

Lini një Përgjigje