Si asnjëherë më parë - Mungesa e “non gratës” në Kuvend, pjesëmarrës ambasadorët e rëndësishëm në Shqipëri

15 Janar 2024, 17:33Politika TEMA
Si asnjëherë më parë - Mungesa e “non

Si asnjëherë më parë, seanca e sotme u zhvillua pa praninë e Sali Berishës.

Për herë të parë në këto vite, Sali Berisha nuk ishte pjesëmarrës jo për ndonjë angazhim, por për shkak të masës “arrest shtëpie” të dhënë ndaj tij nga GJKKO-ja.

Ajo që u vu re në këtë fillim seance, ishte prania e ambasadorëve më të rëndësishëm të vendit tonë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i BE-së dhe ambasadori gjerman, e ndoqën këtë seancë nga afër.

Me sa duket, prania e ambasadorëve është një mesazh për mospraninë e “non gratës” në Kuvend.

Më herët, ambasadori gjerman, nëpërmjet një postimi, ftoi që Parlamenti të jetë një forum konstruktiv debati, gjë që bën të papranueshme rrugën e ndjekur deri më sot nga deputetët e Rithemelimit të Berishës dhe të grupimit të Gazment Bardhit.

2 Komente

  1. a
    astriti

    ME SHPRESEN SE LARGIMI I SALIUT do krijonte mundesine e nje seance normale .por e gjitha ka rezultuar nje parashikim i gabuar .keshtu qe duhet kuptuar qe duhet luftuar saliizmi si ryme ,se sa saliu si individ .

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Një veprim dinjitoz, për ata/o që dinë të lexojnë! PD duhet të tregojë se është e aftë të vazhdojë rrugën demokratike pa Berishën, jo si një grupim regresiv .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje