Kë njeh mazhoranca si kryetar të PD? Felaj: Pyesni ata të opozitës, nuk na takon ne për…! Lojë për interesat e tyre

15 Janar 2024, 15:48Politika TEMA
Kë njeh mazhoranca si kryetar të PD? Felaj: Pyesni ata të

Nënkryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht deputetja e PS-së, Ermonela Felaj foli për situatën në PD dhe kë njeh mazhoranca si kryetarë.


Felaj u shpreh se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, por i takon deputetëve që të deklarohen.

“Ne jemi kujdesur për të mos u shprehur se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, i takon deputetëve që të deklarohen.

Opozita për ne është kundërshtarë e jo armiq. Është një lojë që ata po e bëjnë mes vetes për interesat e tyre, por ne nuk na takon të ndërhyjmë”, u shpreh Felaj në rubrikën “Opinion” në News24. 


Sakaq u ndal te reforma zgjedhore, ku tha se nuk është vetëm në interesin e PS-së.

“Reforma zgjedhore nuk është vetëm në interesin e PS-së.  Nëse ne bëjmë 84 vota…unë besoj se ka interesa politike në mes që do fusin dhe ato numerik. Koha është tani dhe e mira është që të fillojmë të punojmë që tani.

Dua të kujtoj se ka pasur dhe kushte më të vështira, në zgjedhjet e vitit 2019, kur PD e kishim në rrugë, e morëm nga rruga dhe e ulëm në tryezë. Duhet që opozita të kuptoj se ata që ka përballë janë kundërshtarë dhe jo armiq.”, përfundoi nënkryetarja e Kuevndit.

3 Komente

  1. T
    Tigri

    Mafioze

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celsi

      Ej moj kooperativiste te beri Rama Kllouni politikane, ka eksperience nga dajua. Fshati ne feste do bej politike.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhjerokratët duan të gjithë kryetar

        O çels kopil,sa PD ka dhe kush njihet ligjërisht,ke ca dru me pre që ja kalojnë edhe kooperativistëve

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje