Ambasadori i BE-së apel partive politike: Punoni së bashku për agjendën e integrimit të vendit në BE

15 Janar 2024, 15:26Politika TEMA
Ambasadori i BE-së apel partive politike: Punoni së bashku për

Ndërsa pasditen e së hënës pritet të nisë sesioni i ri parlamentar, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka dhënë një mesazh.

Në një postim në platformën X, Gonzato shprehet se zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësimin kërkojnë një parlament funksional dhe bashkëpunim mes partive.

“Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, shkroi ambasadori.

 

1 Komente

  1. S
    Se7en

    Më shumë ju bëhet apel juve , o gazekara, që të shkruani shqip siç duhet. Është axhendë, fiksojeni këtë fjalë mirë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje