Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

15 Janar 2024, 11:59Politika TEMA

Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Adea Pirdenit në krye të ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Ky vendim vjen pasi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama propozoi miratimin e anëtares së re të kabinetit qeveritar në krye të kësaj ministre të sapo krijuar.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit dekretoj” Zonja Adea Pirdeni emërohet Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në letrën e dekretit që mban firmën e presidentit Begaj.

Rama në njoftimin që bëri për krijimin e kësaj ministre, theksoi se ky ndryshim vjen në një kohë kur Shqipëria është në një fazë të re zhvillimi dhe po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat kërkojnë një qasje të re ndaj administratës publike.

 

Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për

1 Komente

  1. K
    Ka per te tere

    Noteri Begaj dekretoi si Ministre, Pidhderren.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje