Berisha: Rama e ka kthyer Shqipërinë në diktaturë, ne jemi në betejë të shenjtë

14 Janar 2024, 21:30Politika TEMA

Berisha: Rama e ka kthyer Shqipërinë në diktaturë, ne jemi

Simpatizantët dhe mbështetësit e ish-kryeminsitrit Sali berisha jaën mbledhur sërish mbrëmjen e së dielës poshtë banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku ai ndodhet prej 30 dhjetorit nën arrest shtëpie.

Në fjalën e tij drejtur simpatizantëve ish-kryeminsitri Sali berisha ka akuzuar sërish rkyeminsitrin edi rama dhe mazhorancën se e ka thyer vendin ën diktaturë.

Sipas tij ashtu si diktatori Hoxha edhe Edi rama po ju heq çdo të drejtë shqiptarëve..

Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të  mëdhatë në historinë e këtij vendi.

Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi.

Kjo  e keqe quhet rilindja e Edi Ramës.

Miqtë e mi, ju u ngritët në një  moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët.

Kurse ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar që i thotë  dinjitetit, dinjitet, lirisë, liri, shpresës, shpresë dhe Shqipërisë, Shqipëri.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij.

Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë.

I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar.

Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër.

Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij.

Ai ja doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë, kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e dajos së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, që firmoste ekzekutimin e dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë.

Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri  pa opozitë, ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëve atë që nuk e ka bërë deri më sot asnjë pushtues.

Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari.

Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”, u shpreh ai.

10 Komente

  1. S
    SB

    Akoma sna u nda ky

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Robet ku ti kesh bashke me ato kurvat qe rrine poshte .hidhu nga dritarja te festojme nje dite pa ty o qelbesire kombetare.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        A i shkreti ti o Saleh Karaxhiçi,te ngeli sallami ne goj dhe nuk di çfare flet. Nje me dy Rama,Rama. Te eshte bere Rama gogol o derezi. Do te dalin ne enderr Rama si kukuth e do dalesh nga shtepia do shkelesh arrestin. Po ti je mafja,krimineli,hajduti,ti i ke te 99-tat dhe je biri i djallit. Mos fol kot per Ramen. Rama po shikon punen e tij se ka punet e shtetit dhe po punon nate e dite,shume mire,kurse ti rri brenda ne shtepi,ngroh vezet per zogj dhe del ne dritare shet pordh me kile per Noken, Vokshin, Boçin, Baçin, pa le pastaj per ate krriçin e Fahri Balliut.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mashkullori

          O i cmendur i Vicidolit! Po i cmende ata 100 vete qe te ndjekin se,shumica absolute e Shqiparve,as nuk ta kane ngene.Ke nje fjalor te Varner me 100 fjale qe I ke future ne Ipod-in tend dhe ju nderon rendition cdo dite.Asgje te re,vec kerkesave qe ben per te mbrojtur lekuren tende te pambrojteshme.Ti akuzon Edi Ramen me gjuhen e Enver Hoxhes.Ti akuzon djalin per fajet,( nese ka te tilla),babaj,por haron se djali yt,ka kryer vet krimet e Gerdecit,ti vet,ke duart me gjakun e 1997-es,te 21 Janarit,te rreth 200 vetave te vrare ne Tropoje,ke gjakun e Remzi Hoxhes,ke vjedhur bashke me Like floririn floririn e Kerrabes,te privatizimit te OSHE-se,ke perdorur dhe shrytezuar postin per pervetesimin e truallit te Klubit Partizani ne favor te dhendrit dhe vajzes tende e shume te tjera si keto... Beji dhe ti akuzat konkrete si me lart per Edi Ramen,Lori llafet se nuk te ngjitin ne popull.Askush nuk ta pjerdh me... Do japesh llogari per se gjalli,ndryshe nga Enveri qe te ndjek nga shtepija e " Sharres"...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ky do hidhet nga kati 8 haaaa

            Doli Sala ne dritare haaaaa i semure psiqik . O Gomar Vicidoli doktor i shures se gjyshit te Andi Bushati mesoje Rama nuk e ka daje Spiro Koleken por eshte daja i se emes . Nena e Rames nuk eshte me mbiemer Koleka o budalla shpifes i ndyre te kane izoluar sivqen rrugesh del ne dritare dhe pellet si hoxha ne rrugen e Kavajes . Del gomari dhe berrtet nga dritare wc nga kati i tete i çmendur dhe i abandonuar nga familja femijet haaaa . Eshte dhe kenge . Doli Sala ne penxhere Per me pa se kush ka ardhe Nje grusht trapash me koken lart

            Përgjigjjuni
            1. !
              !!!

              Eshte ajo avokatja me shale perpjete aty? Po eshte ajo vertete Saliu mbas nje jave e keni ne biruce brenda hekurave pa police se s'ka fuqi te pjerdhe tani ai, pastaj do shkoje Iliri ne nje dhome me Moniken (do u bejne preference), Sypeshkaqeni, dhenderri qe i leron aren Argites dhe Fatmir Mehdiu si minister mbrojtje; muli me shoke po vone po nuk u arratisen si Ahmetaj. Naten e mire per sonte.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Titvasil shkollëshumi

                Ka ikur fare nga fiqiri i shkreti. Inshalla e ka lidhur Lili nga pas se vallahi mos u çuditni kur një ditë të kërcejë nga kati i VIII dhe ata që do ta presin poshtë të thonë se e hodhi Rama nga që i futi atij tmerrin.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Janulla online

                  He ta shker.. ft Greqia, Beleri, Mitsokaki, Janulla e dulja, menderen o kly Serbi Sali Toptan Berisha, kur ste pastroi noi Shqipo, sa deme i bere Shqiptaris

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    ske faj ti jo nuk ke faj po gjykata e shqiperise qe te le ty , po ti duhesh arrestuar ,po gjykata justifikohet qe ja po veprojme tek saliu po nuk po ben asgje vetem genjen sepse e shikon qe te gjithe duan denimin e saliut , ilirit

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Li

                      Peshqesh nga SPAK se s’kan mendere ta ngjeshen brenda . Krimet e ketij të paudhi i di i madh dhe i vogel. Mos prisni se do kapin hajdutet me pushtet.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje