Marrëveshja me Italinë për emigrantët! GJK refuzoi kërkesën e opozitës për seancë publike, reagon Bardhi

13 Janar 2024, 15:32Politika TEMA
Marrëveshja me Italinë për emigrantët! GJK refuzoi

Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën që seanca për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë të ishte publike.

Përmes reagimit të tij në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të protokollit, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë sipas tij, publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjen dhe të dëgjojnë qëndrimin e palëve.

Reagimi:

Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlementar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimitë bëhet me dyer të mbyllura.

3 Komente

  1. B
    Ben

    Gjykatat shqiptare,ne pergjithesi,po nuk dhane vendime siç duan te gjitha Pd-ët ,jane gjykata te keqija,te compromentuara etj. etj.Ç'na ka gjet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KY TA SHPIF !!

      Ik ore pirdhu se na e shpife.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po fasonet , pse nuk i mbeshtet zoti Bardhi?

        Bardhi, pse nuk thua gje per biznesin e vogel ??

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje