“Nëse opozita nuk korrigjohet, Rama në 2025 fiton me 3 shifra”, deputeti demokrat: Nuk mund të vazhdohet më me flakadanë, Berisha dhe Bardhi t’i thërrasin mendjes

13 Janar 2024, 14:37Politika TEMA
“Nëse opozita nuk korrigjohet, Rama në 2025 fiton me 3

“Nëse opozita nuk korrigjohet, Edi Rama në 2025 fiton me 3 shifra”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Dashnor Sula, sipas të cilit opozita nuk mund të trajtohet si leckë nga mazhoranca.

“Përjashtuar Berishës, ne kurrë nuk kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës, kurrë nuk kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ne themi qeveris, i ke marrë si i ke marrë mandatet, por nuk mund ta shohësh opozitën si leckë të pavlerë dhe ta përbuzësh se je i detyruar të bashkëjetosh me opozitën se kushtetuta na e jep këtë të drejtë.

Nëse opozita nuk korrigjohet Edi Rama në 2025 fiton me 3 shifra, unë jam i qartë në këtë qasje edhe me kolegët dhe në debate”, tha Sula në studion e Ditarit të fundjavës në A2 CNN. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Sula është shprehur se dy janë rrugët e opozitës, pasi nuk mund të vazhdohet më me flakadanë.

“Unë kam thënë kemi dy rrugë; ose t’i nënshtrohemi mazhorancës, qeverisë e Ramës, ose duhet të ashpërsojmë aksionin tonë opozitar në ngujim apo grevë urie, por Bardhi ka thënë që ne duhet të kemi një periudhë të caktuar për të vazhduar komunikimin. Nuk shkon më të vazhdohet me flakdanë, do të gjejmë mënyrat e bashkëpunimit”.

I pyetur a është gati opozita të marrë qeverinë, deputeti demokrat tha: “Nuk jemi sot alternativë për qytetarët aty ku duhet, dhe unë nuk kam turp ta them. Apeloj Berishën, Bashën, Gazmend Bardhin, Mediun se është nevojë urgjente kombëtare t’i thërrasin mendjes.

Nëse duan të rrinë kështu siç janë ta gëzojë Edi Rama dhe nuk është faji i Ramës, por faji ynë.

Nëse ka ndërmend ta ndryshojnë këtë vend dhe të sjellin shpresë, duhet patjetër të bëhemi alternativë dhe kjo bëhet nëpërmjet një risie; qeveria hije, kryeministër hije, qeveri me emra konkretë, që qytetarët të dinë të votojnë për qeverinë, kjo do ishte risi. Nuk duhet të ngelemi peng i interesave të vogla”.

Sula u shpreh skeptik për vijimësinë e karrierës së tij politike në 2025-ën.

“Më shumë nuk do të jem në 2025. Le të ndërpritet karriera ime politike, po nuk dua të mbahem mend si njeri lëpirës, që pashë interesat e familjes sime dhe jo të qytetarëve”.

12 Komente

  1. L
    Leshi

    Si ka mundesi qe botoni kesoj leshkosh ne gazete mor...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Po greve urie perse do beni? E beni kunder popullit? Greva e urise mund te behet per padrejtesi jo sepse humbi ju zgjedhjet! Akoma nuk e keni kuptaur qe nuk merret pushteti me menyra te tjera pervec zgjedhjeve! Shkurt, nuk jeni per ate pune.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        po he mor Dash se ne fund fole si burrat, i thirre mendjes se nuk i shkohet prapa Mul kacavjerrsit qe eshte njeriu me i urryer per shqiptaret dhe jo Edi Rama sic thote perbindeshi i vicidolit. Si mund te jete njeriu me i urryer per shqiptaret kryeministri me 3 mandate dhe ne pritje te te 4 tit, dhe fitues i zgjedhjeve ne 92% te teritorit me 56 bashki nga 65 gjithsejt. Kete se beson as krrici i faro pace pilafit dhe as femijet e kopshtit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koje zogu peignit

          Haaa ky eshte zhapik lavjeres dhe byrhe lepires eshte idiote komplet . Rama nuk iken thote...nuk e kuptone ky analfabet qe Rama eshre i votuar nga shumica ky flete sikur vota e popullit nuk egziston . Imagjinoni ky koke zogu ka punuar prokuror fundi botes

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            Greva e urise este opsioni me i mire dhe imediat. Mire eshte ta beni ne malin me gropa.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berberi Dashit

              Do grev urie qe te dobesoje Albana Vokshin ky koktrapezi

              Përgjigjjuni
              1. B
                BABA

                Kopshti zoologjik i Partise Demokratike : Ky eshte Gomar elbasani i therrasin Sula!"

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetari jo dicidal

                  Te jeni me se te bindur se me keto veprime nuk kini per te ardhur kurre ne pushet sepse: 1 . Me verimet ne parlament , po tregoheni se jeni jashte normales, se nuk kini force fjale e argumente kunder mazhorances. Po u shikojme si njerez rrugesh,pa edukate dhe ndryshojme kanalin sepse na moret meqafe femijet me sjellje rrugacrie. 2. Me fjalimet plot fyerje,shpifje , fjale te degjuara nga goja e Saliut ketu e 30 vjet keni humbur besimin. 3. Se treti : Ta kini te qarte se me Sali Berishen, Flamur Noken, Paloken ,Spahon, tritan Shehun , me Fatmir Mediun, Agron Duken, Gaz Bardhin, Vangjel Dule ,Dash Shehi dhe ca particka qe sherbejne per te shtuar numrin si parti... , me kryetare 25 vjecare ,por pa elektorat si Balli Kombetar,legaliteti. Balli demokrat, ca Demokristjane ku me kete emer jane 3-4 parti, apo me ca te ngeluara qe nuk u dihet emri ... Hiqeni nga mendja fitoren. Ndryshoni drejtuesit ,ku te jene fityra te reja .. ndryshe u puth halla ne dy faqet e shkoni ne shtepi...

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    robi

                    Pritet qe ne krye te foltores se vicidolit te vendoset tallagjarja e Tirones Adriana shpifarakja e cila sa te behet kryetare bashkije ne Tirane do filloje cdo dite duke rrezuar me tritol te gjitha gratacielat ne Tirane dhe brenda vitit ta ktheje Tiranen si Gaza. kjo eshte imazhi i foltores se trushplares me 2 gishta(kembe) lart, juristes se plepave me kurs 3 mujor sharebajges Adriana hunderrja.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Indinjata

                      Teksa shkoj kete foto nuk me behet ta lexoje kete shkrim sepse jam i tronditur se si ka mundesi qe Shqiperia e vitit 2024 ka akoma te tilla fytyra (sikur i ka shtypur treni),ku dikush bene dhe shakane e vitit kur i quan keto monstra "baballaret e kombit"!Kjo ka nje emer :fatkeqesi kombetare!Kjo eshte fyerje e inteligjences!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        KY ESHTE TIPIKU PUTHADOR , QE VETE NGA FRYNË ERA.

                        I THIRRI MENDJES DHE KY HAJVANI ME NE FUND .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Peqini

                          O.popull.a.e.mbani.mend.kur.nxhori.koburen.ne.stadium.kedo.vriste.popullin.ai.pelqet.pos.doli.pak.ne.televizor

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje