Manja shtrin dorën opozitës për amnistinë, përgjigjet Dashnor Sula: Nuk jemi fasadë e mazhorancës

13 Janar 2024, 13:49Politika TEMA
Manja shtrin dorën opozitës për amnistinë, përgjigjet

Deputeti demokrat Dashnor Sula e ka konsideruar rrufe në qiell të hapur ftesën e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, një ditë më parë, për të votuar projektligjin e amnistisë.

Në studion e Ditarit të Fundjavës në A2 CNN, ai tha se si qytetar do ta votonte me të dy duart këtë projektligj, por nuk mund ta përdorë opozitën si fasadë.

“Me të drejtë zoti Manja e bën këtë ftesë, është normale, logjike dhe e drejtë, qeveria mendon se ekzistojnë kushtet e rrethanat për një amnisti që shërben për rënie të numrit të popullimit të burgjeve.

Por vijmë në momentin politik po të ishte unë si Dash, si qytetar me të dyja do ta votoja, por nuk të bëhet një ftesë në këtë moment si rrufe në qiell të pastër.

Nuk mund të zhbëjmë gjithçka dhe ne thjesht të jemi fasadë kur do mazhoranca, kur e kërkon mazhoranca të bashkojmë votat me to dhe kur kërkojmë ne, asnjëherë”, tha Sula. 

Ai tha se në 2 vite e gjysmë nuk është marrë parasysh asnjë nismë e opozitës.


“31 nisma ligjore kemi ndërmarrë ne për 2 vite e gjysmë ne nuk na jepet mundësia që edhe një togfjalësh të ndryshohet në projektligjin e qeverisë. Ne kemi demonstruar vullnet, por ne nuk paskemi vullnet për asgjë”, shtoi deputeti Sula. 

8 Komente

  1. F
    Fatimja

    O Dashnor, o surrat karkaleci, cfare beni, nuk e kuptoni qe 600 burra e gra neper burgje, 6 mije familje dhe 600 mije shqiptare po ju mallkojne deri ne brezin e trete? C'fare opozite kujtoni se po beni, ate te mallkimit?! O bir i jshtemarteses se Sali Kermes, qe shkoi e permori ne dere te xhamise!?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mithoman Peqini

      Ky gjel deti Peqini eshte kot nuk e pyete njeri pesha e ketij eshte 0.5 ne foltore-nevojtore

      Përgjigjjuni
      1. k
        kete kisha tani per tani

        Nuk e kerkon mazhoranca, por kur te dalin ata te burgosurit nga burgu do u a heqin koken juve dhe do i fusni prape ne burg, ne vend qe te beni nje amnisti sot. Ja keshtu rrisni krimin si beni dhe vete dhe hani dhe kokat tuaja. E mbafshi me shendet !

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Keta te djathtet nuk e kuptojne, qe maxhoranca ka mundesi te beje kerkesa dhe te tregoje qe ata jane te hapur per te gjetur zgjidhje per problemet e popullit, ndersa keta te minorances kerkojne zgjidhje vetem per problemet e tyre. Kjo eshte diferenca, ndaj edhe keta do te behen edhe me teper minorance ne zgjedhjet e ardhshme.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            BRRAVO DASH SUMA PREJ PIQINI.........KUR KY POPULL VITIN KOQE KANDARI SI PUNA E KETIJ ,I LUMTE .....HAJDUTI I USHQINEVE TE BURGJEVE..........

            Përgjigjjuni
            1. T
              Thjesht, ta shpif .

              Sa nuk ngjit ky?!?!?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Legen i shpuar .

                Ky s’ështē fasade, ky eshte legen.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  O dasho po perse doni ti lini ne burg ata.Ne qofte se e meritojne te dalin le te dalin.Perse i ndaloni dhe i privoni nga liria.Votoni amnistine dhe pastaj vazhdoni rrugen tuaj.Ku eshte e keqja e ketij votimi.Vetem llogjika juaj e pa llogjikeshme mund ti japi pergjigje ketij budallalleku qe pi beni.Nuk ju shani njeri po e votuat ligjin e amnistisi perkundrasi do ju pergezojne e do ju perkrahin.Po ku jua pret mendja kaq juve.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje