Zgjedhjet 2025, Veliaj: Do të punojmë edhe më shumë për fitoren e Edi Ramës dhe PS

14 Janar 2024, 17:39Politika TEMA

Zgjedhjet 2025, Veliaj: Do të punojmë edhe më shumë për

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se Partia Socialiste do të jetë një forcë fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Gjatë një takimi me këshilltarët socialistë në kryeqytet, Veliaj deklaroi se ai dhe PS e Tiranës do të punojnë edhe më shumë për fitoren e Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2025.

“Ky është viti i fundit përpara se të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Kush ka menduar se unë, ose kjo administratë, do t’ia varë punës pas 3 mandatesh, e ka gabim. Unë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do të jap gjithçka. Kjo do të jetë fushata ku do të mobilizohem më shumë, ku do të punoj më shumë për këtë fitore. Jo se kam shok Edin dhe jam anëtar i Partisë Socialiste, por se unë besoj se ky lider dhe kjo parti është e vetmja mënyrë se si ne mund të vazhdojmë progresin”, u shpreh ai.

Teksa Tirana merr në fund të janarit Presidencën e B40-s, Veliaj tha se Tirana duhet të jetë jo vetëm kartolina e Shqipërisë, por edhe një ‘shkollë’ për bashkitë e tjera.

“Do jetë një shkollë ku do të vijnë të gjitha bashkitë e rajonit për të mësuar çfarë kemi bërë mirë në Tiranë, në urbanistikë, në mbështetje sociale, në strehim, në zhvillimin e rrjeteve, në çështjet me marrëdhëniet me jashtë, në imazhin e qytetit, në promovimin e turizmit, në transformimin e qytetit që prodhonte vetëm këpucë edhe këmisha, në një qytet që ka turizëm dhe teknologjinë si motor të fuqishëm të ekonomisë”, tha Veliaj.

10 Komente

  1. e
    emigranti

    Servil i lindur. Nuk mendoj se Rama eshte aq budalla sa te lejoje kete " Uriah Hip " te behet zevendesuesi i tij.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Do punojme per fitoren e Edi Rames thote shker…. ta . A ka prove me te forte se keto jane organizate kriminale.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Cili do ishte emri qe i shkon me shume per shtat ketij maskarai, Xhepist Velia apo Erjon Qelia?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

          Hajdut

          Përgjigjjuni
          1. J
            Ja ke fut kot

            Amon mor shites fiku kur do na sjellesh uje 24 ore qe te heqim pompat nga pallatet geto? Meqe ra fjala kur do asfaltosh ato rruge qe i ka prish ujesjellesi me me mall kinez?

            Përgjigjjuni
            1. l
              lani

              bobo prap keto plehqt .duhet parti me intelektual te din si te udheheqin Shqiperine....bobobo jo kto te pa afte edhe hajduta perseri pupupu Shqiperine e ka more lumi

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fat man

                Degjoni kete Pinokun nga Kucova, do te punojme me shume per te vjedhur edhe grabitur edhe pas vitit 2025, te fitoj "Skenderbeu" dhe LGBTQ e selise ngjyre mavi.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sara

                  Mos puno po t'a mbajti

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Admir Mati

                    Kryebojaxhiu paska mbledh brigadën e bojaxhinjve të bashkisë për të zbatu urdhrin që i dha Rama live para kamerave mbas tërmetit në 2019. Pak vonë është por më mirë vonë se kurrë thotë populli.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KESHTU PO E MBANI FJALEN ??

                      Zoti Veliaj. Kryeministri premtoi : JO TAKSA PER BIZNESIN E VOGEL deri ne 2029 Ato para qe do tja merrni profesioneve te lira do tju nxjerrin ne selamet? Nuk i lat as ta marrin veten pas pandemise.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje