Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e qeverisë’, protestojnë te rrugica e Doktorit

13 Janar 2024, 17:24Politika TEMA
Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e

Nga Namir Lapardhaja

Veç të tjerash, Sali Berisha gjatë kësaj periudhe i shkaktoi dy probleme mjaft traumatike PD-së dhe opozitës:

Së pari, u vetidentifikua me PD-në, gjë që e mbylli atë në katin e 8-të dhe atë pjesë të demokratëve që e ndjek, të mblidhet poshtë pallatit të tij. Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e qeverisë’, protestojnë te rrugica e Doktorit.

Ky grupim sot, ndonëse është shumë i zhurmshëm, ka akses të pakufishëm mediatik në të gjithë ekranet kryesore televizive, e ka lidhur të gjithë fatin e aksionit të vet politik me fatin penal të Sali Berishës, duke mos u marrë me asgjë tjetër veç kësaj.

Së dyti, që është edhe me traumatike për opozitën, është pushteti i pakufishëm që i kanë dhënë Edi Ramës, duke filluar nga kapja e sistemit të drejtësisë, pengmarrja e opozitës e deri te blerja e Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet Xhorxh Sorosit.

Pra, është projektuar një super Edi Ramë, i cili jo vetëm që nuk mund të mundet dhe thyhet, por nëse paska blerë edhe Amerikën, nuk e ka hiç të vështirë që t’i blejë të gjithë në Shqipëri, çdo votues dhe çdo shqiptar, gjë që e bën të pamundur ndryshimin.

Këto dy qasje e kanë dekurajuar totalisht idenë e ndryshimit, duke lënë të nënkuptohet se çdo përpjekje është e kotë, ndaj njerëzit, në vend që të reagojnë, zgjedhin të rrinë në shtëpi dhe ta shohin 'revolucionin' nga ekrani i televizorit.

Ndaj Partia Demokratike zyrtare dhe çdo parti që e sheh veten në opozitë me pushtetin dhe të keqen, duhet ta tejkalojë këtë qasje, duke dhënë një alternativë tjetër përtej ballkonit të individëve konkret dhe duke e përshkruar Edi Ramën ashtu siç është në të vërtetë: një ngrehinë të kalbur politike dhe korruptive, i cili jo vetëm që nuk ka fuqi të mbinatyrshme për të korruptuar dhe për të blerë Amerikën dhe shqiptarët, por i cili qëndron në pushtet vetëm për shkak të inercisë dhe kësaj gjendje kaotike dhe traumatike që ka kaluar opozita gjatë kohës së marrjes me veten dhe gjatë ‘aksionit’ për të shpëtuar nga burgu 'babën'.

13 Komente

  1. r
    raul

    Oh sa qejf kam qe kesaj shpifarakes me te madhe te planetit me dy gishtat (kembet) lart ti bjere nje e vjelle leljeku nga lart qe ta beje mut nga koka tek kembet e mos ti shkoje mendja me te kakarise neper rruge si dikur Kejdi dhembcakallja e Nafije dybekut qe ngeli cdo nate tek mjekercjapicimpordhaqenefitv.Ikni o mjerane trushplare te braktisur ne 92% te teritorit nga populli shqiptar. Vertet besoni o mjerane se mund te ngjallet i vdekuri politikisht me 14 maj 2023 dhe ne 2021 . Po a vertet mendoni se mund te permbyset bota dhe te vije Muli kacavjerresi ne pushtet dhe ta mbushe ministrine me militante me 8 vjecare nga Mamurrasi. Kurre me ne pushtet banda e foltores se Strazos me patllake qe u be i gjalle pas kaq kohesh dje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deputet tymi

      Ore ju te SPAK - ut ,keni Perendi apo jo, ju lutemi lejojeni te zbrese ne nje nga apartamentet qe ka ne katet posht se na u keput qafa.

      Përgjigjjuni
    2. E
      ENTSOE

      Kjo opozite e Ka origjinen nga "ajotollahet e Iranit", kurre Mo's ardhte ne pushtet!! SA here qe Ka kapur pushtetin, 13 vjet, lanet e Ka bere shtetin!

      Përgjigjjuni
      1. E
        E.Peçi

        Mos je ngateruar o Namik Lapardhaja se ç'pune ka shtepia e qeverise kur ate e ka denuar drejtesia apo ashtu te ka thene Lulezimja!Hiqni dore ju fshataret dhe malokedaret se Shqiperia me ju mund te behet vetem shtet feudal dhe kur kaptalist!Nuk ka fshatar,katundare dhe malokdare qe te jene kaptalista!Ndaj o Namir Lapardhaja mos na hapni barkun ore tarallaker qe mendoni se eshte hapur thesi dhe o burra!Qyteterimi dhe civilizimi ka filluar e mbizoteron ne kete vend,ndaj harrojeni se mund te beheni faktore ne kete vend. Nga une ermal peçi mirembrema neqofte se eshte mbremje dhe mredta nese eshte dite!Ua po une ça kam sonte qe s'jam mire! Te dashur teleshikues,te dashur teleshikues,nuk jam mire,te dashur teleshikues!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Pushtetin Ramës ia ka dhënë populli dhe populli ia heq po të dojë. Nëse opozita paska mision thyerjen e Ramës dhe jo mundjen e PS në zgjedhje, atëhere opozita do ngordhë në opozitë.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Po pellet Saliu nga dritare e wc ne katin e 8

          Haaa e keputen qafen mjerranet sa turp del nje i cmendur dhe berrtet nga dritare e katit te 8 raste i pa preçedent ne bote nuk besoje qe nje ish sekretar i ppsh me vone kryeminister dhe president del e berrtet nga dritare wc po a ka familje femije ky i semure se ka kaluar caqet e qesharakut eshte turp edhe per shtetin policin prokurorin gjykaten nje i denuar me arreste shtepie del e berrtet duke sfiduar vendimin e gjykates cfare do ndodhte me Lefter Koken nese dilte te dritare birruces dhe pelliste me artopoland duke zevendesuar hoxhen e lagjes sigurisht do vinte polici dhe do ta izolonin ne nje tjeter birruce e pra eshte i njejti rast .

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            O Lapordhaja , a me gjithe mend e ke se Rama ka “blere Shtepine e Bardhe permes Xhorxh Sorosit “ po si te duket ty se Shtepia e Bardhe mund te blihet si me qene nje kaçile me fiq ? O trap , mos harro se usa bene politiken e botes e nuk vihet ne kandar , po ti aq tru ke dhe aq kupton

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA

              Nuk e kuptoj perse i thërrasin doktor këtij Saliut, ky ka qëne vetem doktor i udheheqjes komuniste të cilet i futi ne burg ose i shanë nga mëngjesi deri në dark, megjithse ka qene vet komunist. Të dali një pacient dhe ta falenderoj ose te thoj që ky me shpetoi jeten dhe ja di për faleminderit!Thejsht një byth lëpirës i pushtetit komunist që duhet te vuaj mekatet që ka bere ( doktori )

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lulja

                O pordhaja. Mos e ngatërro Ramën me Lulin nga i cili pret një mandat deputeti, sepse Lulashi nuk do t’ia arrijë të fitojë as vetë.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Letyrat

                  Kta jan llumi shqiptar , kan fituar vende pune te pa merituar ne qeverin e saliut me dy gishta lart dhe presin ti bien koqet dashit prap.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O lleshi

                    Percaj e shfrytezo ne Shqiperi i gjen keto

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humoristi

                      Kete titull shkrimi nuk ka zokurve qe e merr vesg!?

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        muçua I tanes

                        kur ishim ne Moshe te vogel aty ne lagjen skele (vlorë) vinin nga spitali psikiatrik me karroca te semuret the mernin rere, midis tyre ishte edhe nje I quajtur Todi, i kishte sherbyer mbretit zog prej shume vitesh si shofer, sa e shikonim bertisnim: Todi erdhi zogu, ai na sulmonte me gure duke bertitur, I bindur dhe i ngujuar per zogun...dua te them ata njerezqe jane poshte shtepise se Saliut jane pa edukate, komplet jashte çfaredolloj norme shoqerore...sala iku , nuk kthehet me asnjelloj regjimi i kaluar, NOKA ERDHI SALIU.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje