Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur Nokën gati për SPAK

13 Janar 2024, 17:54Politika TEMA
Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur

Krahu i djathtë i Sali Berishës, tashmë një nga eksponentët e fundit të Rithemelimit i gatshëm të sakrifikohet për të mbrojtur si kamikaz ish-kryeministrin në arrest shtëpie, rrezikon një inkriminim nga SPAK për pastrim parash. Flamur Noka, tashmë nën hetim për zjarrvënie të Kuvendit, do të duhet të përgjigjet për një krim të rëndë financiar që parashikon një dënim maksimal deri në 15 vite burg. Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se një kallëzim penal i detajuar është përgatitur të dorëzohet në ditët që vijojnë në SPAK, autoriteti që është kompetent për të hetuar pikërisht pastrimin e parave.

Ende nuk njihen shumë detaje në dosjen voluminoze që mban emrin e Flamur Nokës, por mësohet se në dokumentacionin e mbledhur përmbahen pagesa, kontrata, shitblerje apartamentesh dhe kalime financiare nga ana e këtij eksponenti politik, i cili edhe pse nuk ka asnjë detyrë profesionale, bën një jetë shumë luksoze. Pasi ka marrë një kredi pa interesa prej 5 milionë lekësh si i pastrehë, Flamur Noka ka nisur të pasurohet në një mënyrë misterioze duke arritur të blejë deri një makinë me kosto 40 mijë euro.

E paharruar fotoja e tij gjatë protestave të disa ditëve më parë ku kishte veshur një palë xhinse 680 euro dhe atlete prej 340 eurosh. Me ç’para, financon Noka luksin e tij?

Gazetari investigativ Adriatik Doçi në një postim në Facebook risjell në vëmendje disa operacione të dyshimta të bëra nga Noka mes vitit 2012 dhe 2013. 

''Kokë e 'zgjuar" Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro. Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.100 euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2013, Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.  

Gazmend Bardhi e ka akuzuar gjithashtu Flamur Nokën edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

Zyrtarisht ajo vilë në Gjirin e Lalzit është në emër të një oligarku shqiptar, i cili edhe pse ka marrë favorizime gjigante nga qeveria socialiste, vazhdon të jetë “rastësisht” edhe financuesi kryesor i televizionit të Shkëlzenit, Syri tv. Në realitet të gjithë e shohin dhe e dinë që ajo vilë i përket Flamur Nokës. Pavarësisht se është përpjekur për ta shitur me qëllim ta fshehë objektin e krimit, pikërisht fakti që mund të jetë pjesë e një operacioni pastrim parash, ajo vilë buzë detit, sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv ende nuk ka gjetur një blerës.

Për ta gjetur pronarin e vërtetë (pavarësisht nëse do të shitet apo jo) SPAK do të bëjë verifikimet duke marrë në pyetje arkitektët dhe inxhinierët projektues, bashkë me rojet në Gjirin e Lalëzit dhe kamerave të sigurisë për të mësuar se kush është frekuentuesi i vërtetë i asaj super-vile, e cila ndodhet pak metra larg “kështjellës” verore të Sali Berishës.

 Vilat e Berishës dhe te Nokës u ndërtuan në kohën kur Berisha ishte në pushtet: Ka qenë pikërisht Sali Berisha si kryetari i KKRT që ka dhënë lejen ndërtimore për fshatin turistik Lura tek Gjiri Lalzit ku pastaj, po aty e ka ''gjetur'' vilën per vete dhe për shumë bashkëpushtetarë të tjerë te Partisë Demokratike. Po kjo histori do bëhet pjesë e një tjetër investigimi.

Gazmend Bardhi në tetor të 2022 ishte shumë i ashpër me akuzat ndaj Flamur Nokës. Mes të tjerave e akuzoi edhe për lidhje me krimin e organizuar dhe për pastrim parash me origjinë trafikun e drogës:

''Mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme me te cilin rri shpesh për dreka e darka. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge more në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar''.

Risjellim në mendje se Sali Berisha u shpall “person non grata” edhe nga Britania e Madhe pikërisht për lidhjet e tij me eksponentë të krimit të organizuar.
Kush është trafikanti i drogës mik i Flamur Nokës, të cilit i referohet Gazmend Bardhi?

Për SPAK-un është shumë i lehtë verifikimi: mjafton të thërrasë e të pyesë Gazmend Bardhin.

Koha e imunitetit për klanin Berisha bashkë me berishizmin ka marrë fund. Nëse lideri plak dhe dhëndrri i tij janë në arrest shtëpie, me siguri SPAK nuk duhet të ndalet përballë Flamur Nokës. (Shqiptarja.com)

34 Komente

  1. I
    Ishte pa breke ne bythe, u be milioner

    Erdhi dita te japi edhe ky llogari.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Po per Spiunimet qe ka bere ne favor te UDB-së, di gje Spaku? Ky Bastard eshte Antishqiptar ,Antiamerikan dhe Antieuropjan. Thjesht Spiun si shume Maloke te tjere.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Po ky Doçi ,shkruan nga burgu apo eshte liruar?? A ishte ky qe doli me ze e figure qe ju vinte gjoba bisnseve , dhe specifikisht Conadit? Ore ca po ndodh ne Shqiperi??? Duket sikur krimi , mafia dhe bandat ju ka ngele vetem 1 gje per te bere. Te shtojne ne kushtetute qe pushteti eshte I tyre.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tangul o Mul

          Ketij maloku qe qelb era e dhive duhet me shkerdhy robt e pak e ka .

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shko ore pirdhu

          Artikull i dhime. I llime komplet. Po Rama a do hetohet per pastrim parash mqns vilen e tij 4-5 milione euro e ka deklaruar vetem per 200 milion lek te vjetra?! Apo muli ka pastru kurse Rama e ka ble lire????

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            O Kar nese e ke fjalen per objektin ne Surel ai eshte ndertuar nga vete pronarja ( e shoqja), dhe sigurisht qe kostoja e ndertimit nuk ka pse ti kaloje 200 milion leke apo 200 mije dollare. Nuk eshte ndertuar me mure floriri. Ndersa lyerjet i ka bere vete, pra me kontribut vullnetar! Ha mut tani!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Perfiton kur rrethohesh nga injorante

              Po me trap po! Vetem muret me mikrocement e ato vetratat qe ja kemi pa kur del ne tv kushtojne 20 mje dollare!

              Përgjigjjuni
          2. V
            Vranakonti

            Nuk ka njeri ne PD-ke qe ka qene dhe eshte anetar i kesaj partie,te mos jet i korruptuar. Te gjithe. E them te gjithe se ne ate parti jane mbledhur njerez pa din e pa iman. Llumi i shoqerise shqipetare. Njerez hajdut,kriminela,vrases,mashtruesa,drogaxhinj,lmoral,servila,tradhetar, antishqipetar,hipokrite,bastard etj. qe nuk kane lene gje te zeza pa i bere ketij vendi dhe ketij populli. Flamur Noka e meriton te thirret nga SPAK se,ai eshte me i keqi,me servili dhe me korruptuari pas Sali Berishes. A e kini pare sa i serviloset Saliut ai? Pse? Sepse a eshte bashkeagjent jugosllav me Salin. Me vone do te shihet se kush eshte Flamur Noka. Madja e meriton 15 vjet burg dhe eshte pak.

            Përgjigjjuni
            1. q
              qamili11

              E hongri dhe trimi.....

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mushka serbe Flamur Noka

                Flamuri ,mushka serbe! Fashisti Flamur Noka ! Bandit! Nuk eshte i vetmi gangster ne PD e krimineleve qe nuk kane asgje te perbashket me idealin e demokrateve sepse kjo lloj race eshte e vecante! Keta ne 1997 kane qene shume te rrezikshem te dhunshem, vepronin me banda kunder cdo njeriu qe ishte kunfer Berishes! dmth ishin bandit qe mbronin Ducen! Berishen! Psikopatin qe kishte te njetin delir si ai i Duces! - Udoli kallai! Po kapen me presh ne duar, po kapen me pasuri te medha, te vjedhura me marifet duke u mbeshtetur nga Lideri Psikopat Sali Berisha, qe i beri me lek! duke vjedhur popullin! -Prej ketyre banditeve te PD (ka shume si Muli) ne 1997 u vrane 3000 vete, u vodhen me shume se 100.000 veteve parate nga Firmat Piramidale

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironci

                  Erdhi si qen ne Tirane nga fshati me i humbur e me mut i Shqiperise dhe di kafshe, cfare kafsha eshte me i mire se vepron me rregulla, si karakter muti, derr katunari qe nuk njeh asgje nga qytetarie dhe kultura, si cub...u bashkus me monstren e Vuçidolit dhe beri ketdine me krime e vjedhje....mertjani tani edhe breket se nuk i ka te vetat, maloku i mutit.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trapi Lakes qe e ma veten per Tirons

                    Po pse me tironc i pas 45, keto te veriut jane katunare eeee? Po keto nga Peshtani, Salaria, Terbaci, etj ca jane "qytetare tironas" si puna jote eeee?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Jane me keq o trim! Vend muti. Vend cubash nga veriu ne jug....

                      Përgjigjjuni
                  2. F
                    Fabrika KaKols

                    Ky gdhëri me siguri eshte simboli me tipik ne vite i nje force politike qe lidhjen me demokracine dhe vlerat qytetare i ka sic ka lidhje majmuni me njeriun.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flamuri pa shtizë

                      Shkoj per lesh edhe ky far Nok leshi..!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Li

                        Asgje s’ka per ti gjetur Shikoni Berishen dhendrin arrest shtepie. Nuk kane të ndenjtura spakistet ti ven para drejtesis keta maskarenj jo.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dhe vjen nje dite

                          Flamut Noka njeri nga pjestaret dhe me siguri me irrezikshmi e me idioti e me i ekspozuari i bandes fame keqe te Sali kriminel Bishes , qe nuk do edhe shume mend per ta kuptuar etem mjafton ta shohesh si e ben jeten si sillet ne jeten e perditeshme parlamentare , e ne mbrojtje te kryekriminelit Sali Berisha , po cudia eshte pse Spaku nuk vepron ta arrestoje ta pyese per emrin e nenes e te babes .

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Ashtu edhe ma zi se G.Bardhi ka shkruar per Mulin,edhe kjo fletushke ka shkruar per ish ministrin e mbrendshem te 21 Janarit ku u vrane 4 demostrues,dhe mbeten jetime 2 vajzat e Nikes dhe Meroja …..ze nuk la numer pa i krahasuar keto jetime te Aleks Nikes me vajzat e gjumashit. Nuk ka nevoje SPAKU te lodhet shume por te pyes Meron per kete problem dhe eshte e zgjidhur. A e kuptoni o njerez qe keto jane te nje sahani dhe jane bashke ne vjedhje ?

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tritan Shehu

                              Plaseni brënda këtë plehrë, është njeriu më negativ që ka ky vënd, është hajdut me çizme, ka marrë 4 shtëpi në Sarandë, kur ishte Drejtor i Entit të banesave në kohën e Saliut

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tiranase

                                Te ma marre te keqen tani edhe ky trimii plehres!

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mos lini nam

                                  Po Lali i ka atletet 1500 €! Apo nuk quhet???

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Niku

                                    SPAK-u duhet të verifikojë lejet e ndërtimit të firmës Lura dhe ata që kanë firmosur kanë vet vila në Gjirin e Lalëzit. Kështu p.sh. leja e « Lura 1 » është me firmën e Ilir Metës dhe Meta ka vilën e tij në Lalëz, pra konflikt interesi. Mbrapa dalin « xhevahire » të tjera!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      TIRONA

                                      Sorry pirdhu pa edukate,but he is on lines . Maloket duan ti ngjitin shkallet nga tre dhe rrezohen! Nuk eshte kollaj te jesh qytetar. Aj dru me pre!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rambo

                                        Mund te behet shqiperia, vetem nga prokurore dhe gjukace te hekurt, qe rrace e ktyre bastardeve te japin shpirt te shtate penxheret.dhe leket e vjedhura qe kane tu kthehen popullit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Landi

                                          Doktori i shkencave mjekesore Nul Moka!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vala

                                            Keto qelbesira shpellare na kthyen 100 vjet pas. Fli gjume o e pjerdhura drejtesi qe prej kohesh je pjese e mafiozeve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alban Dega

                                              GJURMOMI JO VETEM PARATE POR EDHE SARAJET E DUGAJAT ! Jo vdtem te tyret por edhe te tyreve me soj e sorollop! NUK FUTEN MINARET NE THASE!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Demokrati idealist

                                                Ky malok i qelbur e meriton burgun,sepse nën mburojën e kryemalokut sali bisha është pasuruar duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.Ai është një vegël qorre e sali bishës,i korruptuar e i degjeneruar.BKH dhe SPAK duhet të investigojnë pasurinë e tij.Gjithë këto vlera monetare për pasurinë e tij ku i gjeti?Mos gjë nga rroga e deputetit apo ministrit ?Sigurisht që ky qenbirqeni që nuk ka vënd as për varr në fshatin e tij na bleka apartamente të shtrenjta në Tiranë,ndërton vila në Lalëz e blenë makinë luksoze,sigurisht që është i korruptuar.Për këta jashtqitje të shqiptarëve organet e drejtësisë duhe të hetojnë e t’i rrasin në burg e t’ua sekuestrojnë gjërat e vjedhura.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Merdari

                                                  Fëlliqësira mul noka. Magazinjeri i dosjeve të sigurimit të shtetit komunist, i ruan në vënde me njerëz që ju bën presion me jeten. Ky qelbësirë emëronte njerëz nëpër dikastere të shetit për tl bërë reprezalie mbi të pafajshmit. Ky fëlliqësirë emëroj një fllliqlsirë tjeter nl institutin e mjeksisë ligjore një basrard mercenar po nga kukësi sinonimati ku zhduknin njerëz me provat që nxirrnin nl atë institut. Ky është këllira e reorezaljeve dhe disa vrasjeve e zhdukjeve të njerlzve që i dilnin kundër berishës. Mbi këtë rendojnë disa akuza, prandaj ky njeri duhet të izolohet sa ml shpejt.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Buda

                                                    Pse nxitoni te flisni perpara SPAK-ut? Apo e beni qe Nul Noka te zhduke provat?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Frederiku

                                                      Ky është njeriu që mban të fshehur Ilir Kumbaron, ekzekutuesin e Remzi Hoxhës. Ky mban lidhje me vrasësit në tropojë, ky duhet të dënohet për pedofil për ato që ka emëruar nl drejtorin e policise shtetit. Ky mbi supe ka gjynahet e shumë viktimave të vrare e rivrare nga ky plerë. Në mujt drejtsia duhet me ja knue sa ma shpejt kangën e kodit penal. Kur mujke ky sharlatan me ba vilë 700 000€, alae nuk ju ka hek era plehut të imtave. Bash burri keq i pa besë.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. U
                                                        UÇK

                                                        Ky ZASTAVA e sebit është gjak serbi dhe mësimet e hajnisë i ka mësuar nga Sali Karagjiçi Per dëmet qe i kanë bërë Shqiperisë dhe shqiptarve Muti dhe mëntori i tijë Sali Ram Viçidoli e mëritojnë te denohen më burg te perjetshem

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Erdogan

                                                          kaq shume jane ata/ato qe duhen denuar per vjedhje e korupsion saqe do te duhej nje qytet e tere per ti strehuar gjate vuajtjes se denimit. Keshtu, qe propozoj qytezen e Cerikut (pothuaj e braktisur nga banoret) te shnderohet ne nje qytet burg . Gjithashtu, te krijohen kushte qe ky qytet te kthehet edhe ne atraksion turistiik, ku turistet te kene mundesi te shohin dhe te takohen me te burgosurit, te bisedojne dhe te dalin edhe fotografi. Edhe ndonje kafe apo snaker mund te shkembejne me te burgosurit.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Drita

                                                            Jo ,jo ma lini Saliun ne dritare maje pikaloit.Me kenaq shume filmi me shpejtesi ta ngadaleshme qe po na jep " udheheqesi " trim mbi trimat ,gjergj Elez Alia . varret iu sherune, po kurrizi i gungaçit behet perdite e me i kerrusur. Burri i vjeter me aftesi te medha manipuluese po na mbush mendjen te bejme revolucion.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje