Spiropali fton opozitën të bashkojë votat për ligjin ‘Për amnistinë penale

14 Janar 2024, 19:39Politika TEMA

Spiropali fton opozitën të bashkojë votat për ligjin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur ditën e sotme se ligji “Për amnistinë penale”, që lejon lirimin e të dënuarve që vuajnë dënimin me burg, të cilëve ju kanë mbetur më pak se 3-4 vite dënim për të shlyer, nuk po miratohet për shkak të opozitës.

Kjo nismë kërkon votimin pro të 84 deputetëve, numër votash të cilin mazhoranca nuk mund ta plotësojë e vetme.

\“Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri”, thekson Spiropali.

“Për hir të urrejtjes ndaj qeverisë, Edi Ramës dhe fobisë së tradhëtisë, askush nga opozita nuk pati kurajon deri më tani të bëjë një hap të vetëm të vogël, për të bërë një punë të madhe. Izolimi dhe ndëshkimi nuk është qëllim në vetvete i politikës penale. Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë. Rehabilitimi dhe jo harresa, është synim i një shoqërie moderne për individin që ka gabuar. Që nuk flak, por riafron. Që nuk vret, por shëron. Që nuk ngre mure, por rihap dyer mundësish”, shton ajo.

 

Spiropali vuri në dukje se deputetët e opozitës janë të mirëpritur të votojnë pr/ligjin, duke e cilësuar votimin akt politik e emancipimi.

“Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur. Të gjithë janë të ftuar të bëjnë një akt politik e njerëzor, një akt emancipimi, që nuk shkon thjesht në mjekimin e një plage, por në kurimin e kësaj egërsie që po i ha shpirtin gjthë shoqërisë. Dhe që ndryshe nga sa mendojnë naivët, e bën atë më të mençur. Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta”, u shpreh ajo.

Në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, vijoi ministrja, le ta thonë edhe të gjithë ata që mendojnë se muskujt dhe jo mendja, vetëpërmjajtja dhe jo nguti, janë mjete politike.\“Janë ecje e ngadaltë, por e sigurt përpara. Janë hapi i duhur për të bërë punë të vogla, që kanë nevojë për dashuri të madhe, mendje të kthjellët dhe frymë politike. E mbasi të afrojnë konsensus për këtë akt, çdo luan politike në këtë skaj Ballkani, le të kujtojë dramën e atij ushtarit anonim japonez në një ishull të Paqësorit. Atij ushtarit dramatik që rrinte ende në llogore lufte sepse nuk besonte dot se paqja kishte ardhur”, theksoi ministrja.

8 Komente

  1. D
    Dashnor S.

    Jo moj, t'i lironi te burgosurit qe te na vrasin Lexhenden e Vicidolit; aty le te kalben kriminelet e Ripjelljes!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurva po u a le ne dere dobicin e saj te tjereve.

      Degjoni kete motren e "Skenderbeut" Spiropali (Spiro emer ortodoks, Pal emer katolik) se nuk ha mut kot ajo. Te lirohen kriminelet qe te festojne Vitin e Ri ne shtepi, qe sipas motres se Skenderbeut, Viti i Ri ne Albanistan fetohet dhe zgjat nje muaj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Elisa sindromdown spiropalikari u lutet depoteteve t'ja vene ashtu tja nap[in voten. A te qifte skenderbeu o rrace lope.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me pak fjalë , por të sakta

          O Drini dhe ju të tjerët me sipër , o rrugaçe , o zagare rrugësh të felliqur , po çfarë ju ka bërë ajo grua , me familje të mrekullueshme , nënë e dy fëmijëve si yje , që kryen ndershmërisht detyrën e saj , që ju derra të zgjebosur , e ofendoni dhe e përgojoni me fjalët më të ndyra ? Ju vjen keq që e shkon nëpër verë të halese qoftelargun e burgosur te Vicidollit , që e vë përpara , sa plaku i shëmtuar nuk gjen vend ku të futet . Të gjitha maskaralleqet që i adresoni asaj zonjë të vërtetë , i paçi në familjet tuaja të degjeneruara .

          Përgjigjjuni
        2. O
          Opozite e Bardhes

          3 mije te liruar jane minimumi 10 mije vota , vetem opozite nuk munde ti thoshe qe nuk e kuptone efektin negative te mos votimit . Socialistet jane intelegjent

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            ..kur prishet koha me dhemb atje ku me nguli pirunin xxxxxxx [kari eshte komplet debil - une hapa shalet ai me nguli pirunin ne bythe !!!]. Ika te ndrohem se vij era presh..puc puc

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Elisa Spiropali eshte zonje grua,deputete shume e mire dhe bene detyren e saj shume mire. Problemi qe ngre ajo eshte shume i drejte,te lirohen nga burgu ata qe ka menduar drejtesisa 600 e ca njerez. Por opozita e çakerdisur nuk e ke mendjen te ligjet por te çmendurit e tyre. Te mosbehen merak se po vijn zgjedhjet e 2025 dhe verine seme do marin,asnje nuk i ka per t'i votuar keta rrugeçer.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Merita, mesuese ne pension .

                Elisa, ke te drejte. Je nga me te zonjat femra ne politike. Mos lu tut nga pislleqet qe nxjerrin nga goja ata që kane zakon te shajne dhe ndotin gjithkënd. Zonja si ti, na nderojne .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje