Benet Beci nderon demokratët e Shkodrës që u ngriten të rrëzonin Stalinin. Shumica u luftuan nga Berisha pas 1992

14 Janar 2024, 21:40Politika TEMA

Benet Beci nderon demokratët e Shkodrës që u ngriten të

Kryetari Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka përkujtuar 34- vjetorin e demonstratës antikumoniste të 14 janarit në Shkodër.

Sipas tij, me këtë gjest, 34 vite më parë, qytetarët e Shkodrës vranë frikën, në demostratën e 14 Janarit 1990.

“Të rinjtë shkodranë reaguan kundër sistemit diktatorial shqiptar duke tentuar të hiqnin bustin e Stalinit në kryeqendrën e veriut. 14 janari 1990 ishte dita e lirisë, që nisi në Shkodër, për tu shpërndarë më pas në të gjithë vendin. Respekt përherë të rinjve shkodranë, që u bënë promotor të zhvillimeve demokratike në vendin tonë!”, shkruan Beci.

 Më 14 janar të vitit 1990, rreth 3 mijë qytetarë shkodranë dolën në sheshin e qytetit, aty ku ishte busti i Stalinit, për të kërkuar heqjen e bustit në qendër të qytetit, duke dëshmuar nga ana tjetër se nuk e duronin më tej sundimin komunist.

Demonstrata që i hapi rrugën zhvillimeve demokratike

14 janari i vitit 1990 do të mbahet mend edhe si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalur në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arritën të shpërndajnë turmën.

Dhjetëra protestues u arrestuan. Ngjarja, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.

Ajo pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë.

4 Komente

  1. A
    Arber

    Femijet tane duhet te njihen me historine . I lumte kryetarit te bashkise per kete date perkujtimore .

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!

      Ju mburreni se i hoqet bustin Stalinit, Europa dhe Ameriqia e kane ne balle me emra rrugesh e ndertesa; prandaj merruni me punet e komunitetit qe tu rrisni mirqenien se keto jane si ajo kenga partizane:= n'ato male rripa-rripa, nje here ma hipe , dy here ta hipa !

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Këto trimërira do ishin atëhere kur Hoxha ishte gjallë.Pas vdekjes së tij meritat i ka Ramizi dhe Amerika me B-E.në.Mos na dilni si trima se na sollën demokracinë se hoqën ca copa hallçie.Ja ku jemi sot të gjithë politikanët bëjnë çtë duan dhe ne bëjmë sehir dhe flasin kafeneve.Pse nuk ngrihet populli sot për rrogat e tyre që i bënë nga 3 milion dhe neve na japin nga 150 mijë pension?Pse nuk ngrihen për Salinë,Metën Ramën etj?Nuk ngrihen sepse ne skemi bythë jemi frikacakë.Populli duhet të ngrihet në këmbë dhe pa ka të drejtë prokuroria ti tregojë vëndin Saliut,Ilirit e Ramës dhe jo të mblidhemi i ti bëjmë fresk Saliut poshtë ballkonit.Pra jemi frikacakë dhe Shqipëria do shkojë bythas gjithë jetën.Sot pa pikë turpi themi janë trima ata që hoqën betonin e Stalinit,ose bustit të enverit i bënë shurën etj etj.Ky është një turp.Ja ku jemi sot po jua mbajti ngrijuni kundër padrejtësive...

        Përgjigjjuni
        1. F
          FALNA ZOT !

          ZOTI I DON SHKODRANET . BENETI , BEKIMI I SHKODRES.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje