KQZ i jep mandatin e deputetit, Plarent Ndreca zëvendëson Arben Ahmetajn në Kuvend

15 Janar 2024, 11:35Politika TEMA
KQZ i jep mandatin e deputetit, Plarent Ndreca zëvendëson Arben

Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, duke zënë vendin e Arben Ahmetajt.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi mori vendimin për t’i dhënë mandatin ndërsa më pas ai do të betohet në seancën plenare. Kjo lëvizje vjen pasi Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin e deputetes së PS-së.

“Pas verifikimeve të kryera me kandidatin e radhës Plarent Ndreca, vendos dhënien e mandatit deputetit të kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumëemërore të PS-së për zonën zgjedhore qarku Tiranë, zotit Plarent Ndreca”, theksoi Celibashi në mbledhjen e sotme.

Pak ditë më parë, Dallëndyshe i ktheu përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të pranojë plotësimin për vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit.

“Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror”, thuhej në shkresën e Bicit.

 

4 Komente

  1. P
    Pune te mbare.Kujdes fasonet .

    URIME !!!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Nje hajdut me shume ne parlament.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qente le te lehin.

        RRINI TEK SALIU JU .

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Iku nje hajdut me patente si Arben Ahmetaj ne arrati dhe erdhi korra e bythelepiresit hajduti Ndreca nga lista e pritjes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje