
Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS në Rubik për shkak të Ndrec Dedës.
Një një postim në “Facebook”, Tushaj shprehet se arsyeja e parë dhe kryesore që dha dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës, që sipas tij e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.
Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:
1 – Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.
2- Nuk përfill strukturat e PS.
3- Bën fushatë me njerëz me precedent penalë.
Bën emërime klienteliste pa marr parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.
4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca.
Të mos mbash mend shokët e klasës
5 – Të qeshësh sa herë fol Ndreca.
Kam dhe shumë arsye të tjera që do t’i them në statuset tjera.
O ti , i shkolluari , nuk thuhet "kur fol Ndreca" , thuhet "kur flet Ndreca" .
Ishin mbledh njehere disa prej Rubikut njerez te Ndreces sigurisht dhe po mundoheshin se si te tregonin servilizmin ndaj tije. Sa here fliste Ndreca duke treguar ndonje qyfyre te gjithe sherthenin ne kor me te qeshura. Vetem njeri nuk po qeshte dhe kjo i beri pershtypje nje “ fansi “ te Ndreces. Dhe ai i thote ketij: po ti pse nuk qesh ? Dhe ky personi i pergjigjet: Une nuk jam prej Rubikut.