Kaçi i bardhë: Duhen zgjedhje të parakohëshme siç thotë doktori dhe Iliri, Ramën ta dënojmë me gijotinë

17 Gusht 2022, 12:32Politika TEMA

Kaçi i bardhë: Duhen zgjedhje të parakohëshme siç

Kastriot Islmai apo i njohur ndryshe me epitetin "Kaçi i bardhë" vijon të publikojë  tezat e tij për progresin e Shqipërisë. 

Ish deputeti socialisto-demokrat thotë se duhen zgjedhje të parakohëshme siç kërkon kreu i Foltores Sali Berisha. 

Islami bën thirrje për ndëshkimin e kryeministrit Edi Rama. 

Shkrimi i plotë

Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kjo është e nevojshme, por nuk do të mjaftonte për të nxjerrë vendin nga humnera ku gjendet apo ndaluar rrukullisjen e saj më thellë. Që vendi të futet në rrugën e normalitetit dhe të mos zhytet më thellë apo të rikthehet përsëri në të njëjtën trajektore vdekje ku e futi “rilindja”, duhet ndëshkim.  Ndëshkimi do të ishte një element që do të gjeneronte shpresë  për të rinjtë që të mos emigrojnë.

Për të fituar përkrahjen masive të qytetarëve, duhet të ndëshkohen veçanërisht rastet e kapjes së shtetit nga kupola e qeverisë së tij dhe të sekuestrohen të gjithë pasuritë e politikanëve oligarkë, të biznesmenëve oligarkë e të gjithë manjatëve të medias; të ndëshkohen të gjitha rastet e lidhjes së qeverisë me oligarkët biznesmenë, zhvatës të pasurisë e pronës publike e private, me kriminelët e të sekuestrohen të gjithë pasuritë e vëna prej tyre përmes aferave korruptive; të ndëshkohen të gjithë rastet e lidhjes së qeverisë me trafikantët, brenda e jashtë vendit e të sekuestrohen pasuritë e vendosura nga të gjithë oligarkët biznesmenë, manjatët e medias e trafikantët e lidhur me politikanët në pushtetit qendror e lokal, pa përjashtuar ato të vendosura në offshore apo investuar në kullat gjigante; të ndëshkohet rëndë po ashtu blerja e votave me paratë e korrupsionit e kërcënimi i votuesve nga kriminelët.

Por së pari, duhet të ndëshkohet, ideatori, frymëzuesi, organizatori e përfituesi kryesor i kësaj skeme korruptive e kriminale. S’mjafton që ky personazh të japë dorëheqjen si kryeministër, por duhet të ndëshkohet:  

si kryeoligarku, që zotëronte ditën e parë në karrigen e kryeministrit 200 milionë euro pasuri të paligjshme;  

si personi që ka ideuar e realizuar lidhjet me krimin dhe ka promovuar kriminelët si deputetë e zyrtarë të lartë; si organizatori i kultivimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta; si ideatori i vjedhjes së pasurisë kombëtare e private dhe buxheteve të shtetit;

si ideatori dhe orkestruesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve;  

si ideatori dhe organizatori i keqpërdorimit të reformës në drejtësi për të vënë nën kontroll gjyqësorin e përdorur atë kundër opozitarëve politikë e kundërshtarëve;

si ideatori i nxitjes së emigrimit masiv dhe cenimit të rëndë të identitetit e ekzistencës së kombit;

si njëri nga lojtarët më të rrezikshëm të destabilitetit të rajonit përmes rolit të tij kryesor në zbatimin e projektit famëkeq të “Ballkanit të Hapur” që po e çon vendin e rajonin në konflikt të armatosur.

Duhet të ndëshkohen po ashtu disa nga anëtarët më aktivë të kupolës së ngushtë qeverisëse, pranë tij apo që formalisht janë larguar për të mos rënë në sy, por që punojnë për sektin. Në filtrin e institucioneve ndëshkuese duhet të kalojnë të gjithë ata punonjës që për përfitime kanë firmosur shkresa të paligjshme.

Që të realizohet ky ndëshkim kaq masiv e i thellë duhet të ringrihet dhe bëhet funksional shteti ligjor që nis duke rivendosur në shinat e ndershmërisë dhe të normalitet reformën në Drejtësi, e cila me pak vullnet do të mund të gjeneronte një gjyqësor profesional, me integritet dhe mbi të gjitha të pavarur nga politika dhe që ndëshkon çdo politikan apo ish-politikan të korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë të realizohet, por nëse s’do të realizohet qeverisja e ardhshme s’do të mund të rezistojë as 3 muaj sepse do të bllokohet apo hidhet në erë nga anëtarët e sektit kriminal që kanë grabitur shumë para e kanë kapur mjaft pushtet.

Që të realizohet ky ndëshkim, do të duhet që “kjo gijotinë ndëshkimi e së keqes” të bjerë pa asnjë hezitim mbi këdo që ka qenë pjesëtar i ndërtimit të modelit të Së Keqes. Kujtdo, pa dallim. Nuk duhet të kursehet askush. Duke filluar nga kryeoligarku dhe vazhduar me politikanë shumë të lartë të kupolës së oligarkisë, biznesmenë “të fuqishëm”, manjatë të “fuqishëm” të medias dhe kriminelë e banditë, trafikantë e mafiozë të lidhur apo në shërbim të oligarkisë.

 Këta personazhe s’duhet të pranohen në tavolinën e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes së ardhshme. Nuk duhet të jetë asnjë prej tyre pjesë e zgjidhjes. Sepse edhe nëse këta personazhe bëjnë sikur largojnë duart nga pushteti, ata mendojnë çdo ditë për të riardhur në pushtet nga frika e ndëshkimit.

Atyre duhet t’u konfiskohet pasuria e paligjshme dhe t’u kthehet me forcën morale e ligjore qytetarëve të nëpërkëmbur, të varfëruar, të nxitur për të emigruar.

Në Shqipëri, që e keqja të mos përsëritet, duhet ndëshkuar. Thënë ndryshe, duhet të marrë fund mendimi se një skandal zgjat vetëm tri ditë dhe ai zëvendësohet nga skandali i radhës.  

Duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë praktika se ai që vjen në pushtet s’ndëshkon të keqen që luftoi për ta çrrënjosur, por sapo ulet në karrigen e qeveritarit e ka mendjen të rruajë ndonjë gjë për vete për të mos u futur në konflikt me bartësin e së keqes së mëparshme që vazhdon të gëzojë gjithçka kishte realizuar pa iu futur asnjë gjemb në këmbë në kurriz të qytetarëve të pamundur, sepse kështu s’do t’i ndjekin qytetarët për çmontimin e së keqes.

 Shqipëria s’do të mund të marrë kthesën e nevojshme nëse s’i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Vendi do të vazhdojë të zhytet thellë e thellë në greminë dhe (ose) do të boshatiset gjithnjë e më shumë nëse bartësit e së keqes s’ndëshkohen.

Uroj që këtë radhë të mos ndodhë  më zëvendësimi i së keqes së mëparshme, me të keqen e radhës.

Nëse e keqja s’do të ndëshkohet duke u pranuar bartësit e saj si pjesë e zgjidhjes,  atëherë cunami i revoltës qytetare do të ishte i parapashikueshëm ose turravrapi i shqiptarëve për të emigruar do të ishte i pashembullt.

26 Komente

  1. C
    Coli

    O Mero I madh je Ku i gjen keta lloj Halesh si ky Koqja i Gomarit spiun si Likja me Saliun

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      MIZA dhe MUTI ,kanë një tërheqje misterioze mes njëri tjetrit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K/ërma

        Bravo “ K”, edhe une si ti mendoj per Liken dhe Salen!

        Përgjigjjuni
    2. F
      Fjala e ...

      Ku ka qene deri tani Kaçi? Une mendova se, he, kete do e kete ngrene covidin, por si duket meqense nje here e beri deputet PS dhe nje Pd, ka fituar imunitet nga doktorata 32 vjeçare e Saliut. Kerma mallakastriote! Me fani, por mohojeni te mos ta ze ne goje, pastaj s'ka gje se dhe Viçidoli ka nje qe ti presesh gjuhen dhe koqet. Mos u merrni me Cepanin se te ze rakia atje dhe ben heroizma, pastaj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Paqesori

        Ndyresira, Keni 30 vjet qe qelbni vendin,sa per Ramen,,lodheni kot,do ju percjelle dhe ne boten e pertejme makuter te pacipe.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jari

          Ky është Kaçi i Zi, ortaku i Likes, këta janë fundurinat e kombit tonë.

          Përgjigjjuni
          1. Veterani

            O Jaro , jo mor jo , asnjëherë nuk kanë qenë ortakë këta monstra . Këta legenë i bëri ortakë krimineli i Viçidolit. Likes i kishte dosjen e spiunit dhe kaçin e zi, pasi e konfirmoi si të zi , e bëri deputet , që ti kundërvihej Ramës . Kujtoi se do ta përdorte , po e pa që ishte koqe kandari pa asnjë vlerë dhe e la në rënie të lirë . Tani ky kujtohet dhe del në mbrojtje të tyre , se ëndëron për ndonjë karrike , duke pritur si dhelpëra mbrapa koqeve të dashit , po harro mushkë Valarenë , i thonë andej nga Tepelena e Gramozit , që është gjitone me Mallakastrën .

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vjosa

            Do më falni ju te gazetes Tema, po Saliu i foltores dikur e quante kaqi i ZI ,ju lutemi mos ja nderroni emrin . O KAQi i ZI po ty hale mender Profesor dhe ata që të paguajne Sali Karaxhiçi dhe like floriri si duhet t'ju denojme per të gjitha Gjemat që i keni bere popullit dhe Shqiperise ? A po ju meritoni me varje . Jo, në burg të jepni llogari per të gjitha krimet.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Kurse ty majmun cirku, me doktorr "Steanamore" e mamlukun e Çepanit qe ka le 1000 mt mbi nivelin e detit,do tu varin tek loqet e kalit te Skenderbeut.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KACI I ZI,DHE DELIRANTI,MAVRI

                O profesor ka.i,po pse e le zanatin rrugeve,dhe meresh me turli lloj ordinieri,qe nuk kane zanat tjeter,pervec maskaralleqeve,hajduter,delirant,injorant,pa origjine,pa identitet,mashtrus,intrigant,spijuj,trafikant,laskar,qe harruan nga vijne,dhe normalisht,nuk i kane bere llogarite mire se ku po shkojne,po me qe ju ra rruga bashke,ne pidh te semes shkofshi,ky popull,fshin bythen me ju

                Përgjigjjuni
                1. r
                  raul

                  O Kaci i zi meqenese ti dhe likja i floririt apo i bllokut 700 mije euro dhe lideri i sektit hajduto naziskin te Leshelise keni idhull perbindeshin e Vicidolit lexoje cfare monstre eshte ai: Gjyq ne mes te Tiranes kunder Hysni Shoshorit per agjitacion propogande. Prokurori lexon pretencen dhe jep denimin 25 vjet heqje lirie . Gjykatesi e zbret ne 20 vjet. Qetesi ne salle kur degjohet nje ze i larte ne reshtin e pare._ Me vdekje, me vdekje pushkatim, nje burre me nje leter ne dore ulerinte sa kishte fuqi. Ky ze i larte e beri prokurorin qe te ngrihej dhe ti merrte letren sekretarit te partise se fakultetit te mjeksise Sali Berisha. Ai ishte nje trakt i hedhur ne oborrin e fakultetit te mjeksise dhe i gjetur cuditerisht nga Sali Berisha. Dhe prokurori kerkon dhe nje here anullim vendimi dhe kerkon vdekje pushkatim. Mbas dhenjes se vendimit vdekje pushkatim Sali Berisha ulet i kenaqur ne vend per sherbimin qe i kishte bere diktatorit Enver Hoxha. Per ironi te fatit presidiumi i kuvendit popullor antar i se cilit ishte dhe Kristaq Rama uli denimin nga pushkatim ne 20 vjet heqje lirie. Pas dhjetorit 90 Berisha ne zyren e kryetarit te pd-se bashke me shoket e tij. Hysni Shoshori i liruar nga burgu futet ne zyre dhe i drejtohet Berishes.A me njeh. Ti je turpi i pdse jo kryetari i saj. Me traktin tend ne gjyqin tim jam denuar me vdekje pushkatim. Berisha urdheron rojen ta nxjerre jashte Hysni Shoshorin pasi u ndodh shume keq para shokeve dhe e perndoqi derisa sa vdiq kjo viktime e komunizmit. Ja kjo monster eshte idhulli i Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore me te cilin do te filloje revolucionin e leshelise ne shtator por do marre lesht e currit pushtet.

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    raul

                    O Kaci i zi meqenese ti dhe likja i floririt apo i bllokut 700 mije euro dhe lideri i sektit hajduto naziskin te Leshelise keni idhull perbindeshin e Vicidolit lexoje cfare monstre eshte ai: Gjyq ne mes te Tiranes kunder Hysni Shoshorit per agjitacion propogande. Prokurori lexon pretencen dhe jep denimin 25 vjet heqje lirie . Gjykatesi e zbret ne 20 vjet. Qetesi ne salle kur degjohet nje ze i larte ne reshtin e pare._ Me vdekje, me vdekje pushkatim, nje burre me nje leter ne dore ulerinte sa kishte fuqi. Ky ze i larte e beri prokurorin qe te ngrihej dhe ti merrte letren sekretarit te partise se fakultetit te mjeksise Sali Berisha. Ai ishte nje trakt i hedhur ne oborrin e fakultetit te mjeksise dhe i gjetur cuditerisht nga Sali Berisha. Dhe prokurori kerkon dhe nje here anullim vendimi dhe kerkon vdekje pushkatim. Mbas dhenjes se vendimit vdekje pushkatim Sali Berisha ulet i kenaqur ne vend per sherbimin qe i kishte bere diktatorit Enver Hoxha. Per ironi te fatit presidiumi i kuvendit popullor antar i se cilit ishte dhe Kristaq Rama uli denimin nga pushkatim ne 20 vjet heqje lirie. Pas dhjetorit 90 Berisha ne zyren e kryetarit te pd-se bashke me shoket e tij. Hysni Shoshori i liruar nga burgu futet ne zyre dhe i drejtohet Berishes.A me njeh. Ti je turpi i pdse jo kryetari i saj. Me traktin tend ne gjyqin tim jam denuar me vdekje pushkatim. Berisha urdheron rojen ta nxjerre jashte Hysni Shoshorin pasi u ndodh shume keq para shokeve dhe e perndoqi derisa sa vdiq kjo viktime e komunizmit. Ja kjo monster eshte idhulli i Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore me te cilin do te filloje revolucionin e leshelise ne shtator por do marre lesht e currit pushtet.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaci i Zi

                      T'ju thyejmë kafkat!

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Falje per fjalorin

                        Zot na fal çfare shemtirash ke bere !

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Falje per fjalorin

                          Zot na fal çfare shemtirash ke bere !

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hasan

                            Po like poo kush duhet denohet e kush flet

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jani

                              Lajme pa pik argumenti te sakt pa pik baze. Ti bashk me liken e doktorin duhet te mbani pergjegjesi per at cka keni bo

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Këshilltari Presidentit BEGAJ

                                Doktori ka thënë që do presi zgjedhjet dhe vetëm me anë të zgjedhjeve do vijë te bulevardi dëshmorët e kombit, ndaj po të ndryshoni ç'do ditë slogan, atëher le të shkojë vetë në protesta.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arber iliri

                                  Eshte turp edhe per median qe u jep ze kalbesirave te tilla qe qelbin dynjane.Shqiperia sa me pare duhet te mos degjoje me zera te tille,autore te fatkeqesise shqiptare te dekadave te fundit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    specialisti

                                    O KACI Mbaj mend, qe kur ishe kandidat per deputet socialist ne zonen e Mallakastres, deklaroje me mburrje, qe nuk ka nevoje te shkoj per fushate. Var xhaketen ne gozhde qe elektorati te shohe ate. Pse nuk kandidon edhe nje here atje , duke vare xhaketen. Provoje nje here apo te vjen turp. No Coment

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Goni

                                      Po ti kastrot me je ber si ibrahimovic nga inter tek milan mercenar politik

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Turi

                                        2 mercenar se bashku

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arta

                                          Ju mund te keni shume endra po ato sdo realizohen kurre

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Betim

                                            Ku i gjen kto teori ky se me duket sureal ne opinionet e veta

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Ms

                                              Kaç Mavria!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Likja

                                                BINJAKET SI DY PIKA UJI,SI NGA SURRATI DHE NGA MENDJA,NJERI ME KOQE SE TJETRI,

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje