7 gjyqtarët që ‘përvëluan’ Berishën duke rihapur dosjen e Gërdecit

16 Gusht 2022, 18:03Politika TEMA

7 gjyqtarët që ‘përvëluan’ Berishën duke

Në shtator të vitit 2009, ish anëtarët e Gjykatës së Lartë Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea mbyllën me procedurë dosjen e Fatmir Mediun, i cili ishte marrë pandehur nga prokuroria si pjesë e përgjegjësisë për korrupsionin shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 27 njerëz, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u shkatërruan qindra banesa dhe biznese.

Vendimi i diskutueshëm bazohej në ‘arsyetimin’ se Mediu ishte veshur sërish me imunitetin e deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, dhe sipas tre gjyqtarëve nuk mund të vijonte gjykimi. Dy gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako ishin kundër dhe kërkuan që të vijonte gjyqi, me arsyetimin e Kuvendi ia kishte hequr një herë imunitetin Mediut dhe se nuk kishte kuptim që t’ia hiqte edhe një herë për të njëjtën akuzë të prokurorisë.

Në 22 korrik 2016, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në presionin e SHBA-BE, miratuan arkitekturën e drejtësisë së re, me ndryshimet Kushtetuese, dhe në vijim edhe ligjet bazë të reformës në drejtësi.

Gati 5 vite më vonë, në shkurt të vitit 2021, SPAK kërkoi rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe rinisjen e hetimeve për rolin e Fatmir Mediut, në cilësinë e ish ministrit të Mbrojtjes që u kujdes për letrat e punishtes së vdekjes, që siç edhe rezultoi më pas, doli që ishte një biznes i Familjes së Sali Berishës.

Përpjekja e SPAK u pengua nga gjyqtari i GJKKO-së Shkalla e Parë, Erjon Çela, i cili në 27 korrik të vitit 2021,vendosi të rrëzonte kërkesën e SPAK për hapjen e dosjes së Gërdecit, me argumentin se prokuroria kishte pasur 10 vite kohë për të ushtruar ndjekjen penale dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në shtator të vitit 2021, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, rrëzoi vendimin e Erjon Çelës, duke pranuar kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, rreth rolit të tij në shpërthimin e Gërdecit.

Vendimi i gjyqtares Saida Dollani u ankimua nga Mediu në Gjykatën e Lartë. Por, Mediu u rrëzua nga Gjykata e Lartë në 21 dhjetor të vitit 2021, duke konfirmuar si të ligjshëm vendimin e zonjës Saida Dollani. Vendimi i Gjykatës së Lartë pro hapjes së dosjes së Gërdecit është marrë nga Albana Boksi, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Ky vendim u ankimua nga Mediu dhe avokati i tij në Gjykatën Kushtetuese. Me 19 korrik të vitit 2022, Gjykata e Lartë vendosi që të rrëzonte të gjithë pretendimet e Fatmir Mediut kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, gjykatë e cila i jepte të drejtë SPAK për të nisur ndjekjen penale ndaj Mediut për Gërdecin.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Sandër Beci. Janë shtatë gjyqtarë, të cilët me vendimet e tyre, kanë mbështetur SPAK-un për të rihapur dosjen e Gërdecit, e cila konsiderohet si një dosje ‘përvëluese’ për Sali Berishën. Ata janë Saida Dollani, Albana Boksi, Ilir Panda, Sokol Binaj, Vitore Tusha, Elsa Toska dhe Sandër Beci.(Shqiptarja.com)

22 Komente

  1. Çekiçi

    Dosje qe duhet hapur perkrahur dhe SPAK nese ka guxim duhet te veproj kunder Sales Fatmirit dhe Shkelzenit Nuk janë pak 27 jetë te pafajshme te humbin dhe afro 300 te plagosur perveq demeve kolosale

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Ketu qendron dredhia e SPAkut, ka te akuzuar vetem Fatmir Mediun, as Shkelzen Berishen, as Saliun. Kryesori ne ate tragjedi eshte Shkelzen Berisha. Fatmir Mediu eshte zagar, duhet denuar , por eshte ndjekes i aferes Shkelzenit. Perse nuk merret deshmija e Shefit Shtabit , qe thoshte po me kercenojne ? Bravo asaj gruaje, qe po ben gjithe ate lufte per gjakun e djalit te saj feminor.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per Zotin "Pilo Lala"

        Zoteri ( Pilo Lala )...vertet i akuzuar eshte vetem Ministri i dikurshem i mbrojtjes Mediu, por, Filmi i hershem shqipetar "Operacioni i Zjarrit" ka nje fragment/ Batute shume interesante ► Memecit i erdhi Goja Burra ◄.......Mediu eshte Memeci dhe Goja nganjehere ben CUDIRA.......mund tja thote Pjeter Mustakuqit ( te parit te Bandes) te verteten si ka qene Historia e Armeve dhe Fishekeve te Ushtrise shqipetare.....mu ne bash te Zyres se SPAK-kut.....Pastaj ndryshon Loja....aty therrasin per pak muhabet e Kafe-brazili Pjeter Sal Mustakuqin dhe Sypeshkaqenin i cili ne ate Kohe beri Miljonin e pare....adoleshent , por miljoner cuni i Babes......... ► Sa per deshmine e Shefit te Shtabit te kercenuar.....ke shume te drejte....nuk e di jeton ai Njeri apo jo ???? Po te jete me kembe, dore e mendje, duhet ta therrasin si deshmimtare....... ► Nenat per Femijet bejne Jeten.......Ajo Grua meriton Respektin e te gjithe Shoqerise shqipetare, Lufte pa ndihme, pa perkrahje, pa financa kunder Kucedres antishqipetare......Respekt per ate Zonje.

        Përgjigjjuni
    2. U
      Uran Marku

      Iku Saliu per lesh .....vec Saliu eshte kal i ngordhur , eshte nje kufome politike por dhe fizike njekohesisht ,Meta duhet groposur i gjalle , jo vetem qe ka bere kerdine ne pervetesim kolosal , i lyer ne korupsion madhor deri ne fyt , i perlar nga krimet ordinere , por si ai dhe ajo ndyresisra qe ka per grua , jane dhe shum provokator te dy ..... E provokojne kaq hapur nivelin e ulet te jeteses se popullit me te varfer ne Europe se nuk shkon me , ate tja shkerdhejne robt ku i ka dhe nga si ka .....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Keta 7 gjygjtare jane lodhur kot pasi drejtues i SPAK eshte Arben Kraja i cili nuk do ta hape dhe shume shpejt do ta mbylle kete dosje. Sa te jete Kraja aty nuk kane per tu thirrun as Mehdiu, as Shkelzen Berisha, as Ilir Floriri e as Sali Berisha. Arben Kraja po e hedh ne ere reformen ne drejtesi.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Berti ka shume te drejte.Pengesa kryesore sot eshte Arben Kraja, petull e papjekur.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arta

          Po kur do hyj ne burg ai se spo e marr vesh

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ervi

            Ja se shume shpejt saliun e pret qelia fati i tij eshte i percaktuar

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lori

              Te kesh gjakun e gjithe atyre njerezve ne duar dhe prap te kesh guximin te dalesh dhe te pretendosh qe do shpetosh shtetin eshte turp i madh shpresojne ta arrestojne

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nga nje Bangor I gerdecit

                Po c’jane keto sorollatje kaq vite jane varare 27 njerez nuk jane kunguj plus Demi materjjal ne shume mjiliona dollari dhe keta na tregojne procedural na dalin e na prezantohen si è ngjej edhe moalikja bashke me Saliun qe duhet te ishin me kohe Prada hekurave

                Përgjigjjuni
                1. e
                  edi

                  Ti o Bangor i gerdecit e para meso te shkruash pastaj merru me Berishen. Jo se Berisha nuk e meriton te denohet por nuk eshte e drejte qe per detyra qe i kane ministra te tjere te denohet Berisha ndersa per vjedhjet dhe krimet qe kane bere ministrat e Rames ,Rama nuk mban asnje pergjegjesi se pergjegjesia eshte personale ! Ju duket drejtesi ju kjo qe kerkoni ?

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    ILYRIA

                    Edo.........Cuni i Rames eshte n`pun t´Vet o Rob Zoti.......i dyti eshte akoma vocrrak.......kurse ne po flasim per Sypeshkaqene qe kane arrit Hollivudin or Shok......ku kishte minister n´koh t´babes me kundershtu.......para shperthimit Sypeshkaqeni ka mor direkt ket Ministrin Mediun.........i ke gaterru pak Historite po kohe pak e larget ene elbete ene harro Robi..........Ministra te Rames jane ne Burg or lum Miku......apo hajt t´shkrujm noi gjo, dro e kaptojn Robt..... Ndryshimi eshte si Nata me Diten......shyqyr Zotit.......a ka shume per te bere Shqiperia per te arritur tek mesatarja e Perendimit ? Po .......edhe nja 30-Vjet...parashikimi im Personal.........po shyqyr qe e lame Rrugen e Zhavorrit....kjo eshte kryesorja...pastaj ka malore sa te duash.......KLM Edo

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  PO , PO

                  Cfar gazetare idjote qe kemi ! Nuk dine akoma se Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese nuk jane e njeta gje , por dy institucione te larta me detyra e kompetenca te ndryshe te pa varura te drejtesise . Te tille gazetare jane ANALFABETE FUNKSIONALE qe ju i mbani prane dhe u ferkoni koken ! Pse po bini cdo dite e me poshte profesionalisht si dhe me budallalleqe te ketij niveli zoti A.Thano ? A nuk flet kjo edhe per mungese vleresimi e respekti per lexuesit tuaj te shumte ? Si nuk u hidhni syte asnje here se cfar thote lexuesi per gazeten tuaj ?!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agimi

                    Arben Kraja, çfare eshte ky mor vella? Mos eshte i pa prekshem? Si ka mundesi te mos denohen menjehere persona te tille kjo eshte tallje me nje popull te tere. O zot ku po shkojme? Me duket se duhet te vije ne jete edhe njehere ai qe ka vdekur ,ti fshij nga faqja e dheut keto plehra qe po i marrin frymen ketij populli.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vranakonti

                      Agim! Populli nuk te vrete,kurse Saliu te vrete.Prandaj Kraj dhe SPAK komplet kane frike.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shqipëtar!

                      E çuditshme?! 27 jetë të humbura, mes tyre fëmijë, Ideatorët, përfituesit e milionave €, jo vetëm nuk morën përgjegjsinë sipas ligjit, por milioat i investuan dhe i shumfishuan?! Përpara ligjit TË GJITHË TË BARABARTË. Nuk mund të përdoren 2 standarte, ku haduti ordiner, apo qytetari i “thjeshtë” nëse bën shkelje penale, është i “kapur” nga ligji, ndërsa hajdutërit politikanë, e “kapin” ligjin?!!! DERI KURË KËSHTU?!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Uragani.

                        Kot lodhet populli fukara.Kur nuk u hapen dosjet ne 92 asnjerit nuke ka per ti hyre gjemb ne kembe politikaneve kriminela dhe hajdute.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fatmira

                          Berishes do i rruni trapin,burgun e meriton mediu si minister pergjegjes.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            medihoxha

                            Gjykata Kushtetuese o gazetar leshi.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Asd

                              Nuk denohen deri sa ne krye te SPAK eshte Kraja. Ky njeri e ka tradhetuar reformen ne drejtesi dhe punon vetem per interesat e tij personale. SHBA duhet tu ndalojne rrogat dhe tua kerkojne mbrapsht edhe ato qe u jane paguar gjithe prokuroreve te SPAK. Kjo duhet te ishte vetem masa e pare dhe me pas pezullime, largime dhe zevendesime. Keshtu, ndoshta SPAK mund te filloje te levize.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Erion

                                Reforma reale ne drejtesi fillon nga Saliu Iliri Mediu Shkelzeni Rama Ahmetaj Lali Eri. Per kete duhen agjente te FBI prokurore dhe gjykates amerikane angleze gjermane. Spaku dhe gjykata e pare dhe apelit duhej me kete perberje jo shqiptare. Po ashtu gjykata e larte dhe kushtetuese duhej me gjykates te huaj nderkombetare. Nje burg i vecante i ruajtur nga NATO dhe policia ushtarake amerikane. Dhe nje force e NATO s me te drejte nderhyrje kur te fillonin trazirat e nxitura nga kokat e qelbura te korrupsionit. Nje qeveri teknike e huaj dhe parlament me figurat me te larta te kombit. Nje referendum per tu bere shteti 51 amerikan. Ndryshimet kushtetuese ku presidenti te zecendesohej me gucernatorin dhe parlameni te trasformohej ne kongres me dy dhoma perfaqesuesen dhe senatin.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Skenderi

                                  Loja. Eshte. Arben. Kraja . Nuke. Shape. Dosjen. E. Saliut. Dhe. Metes . Kraja. Kane. Pasurit. Bashke. Ne. Gjirin. E. Lazerit. .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje