Fati i Sali Berishës në shtator, në dorë të Alibeajt dhe grupit të tij

15 Gusht 2022, 19:59Politika TEMA

Fati i Sali Berishës në shtator, në dorë të Alibeajt

Shumica socialiste nuk ia doli këto 9 vinte t’i kthente në prova për drejtësisë demoncimet kur ishte në opozitë për korrupsion, vrasjet në Gërdec dhe të katër personave në 21 Janar ndaj Sali Berishës.

Ndaj ajo ka nisur një përpjekje tjetër për ta nxjerrë në pension politik, ish presidentin dhe kryeministrin demokrat, këtë radhë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Plani socialistëve me mbështetjen edhe të fraksionit Alibeaj në PD, synon shtimin e një neni në ligjin e dekriminalizimit për të ndaluar nga kandidimi, personat e shpallur non grata nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar apo vende të tjera perëndimore. Shënjestra është qartë, Sali Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, tha Taulant Balla.

Taulant Balla këtë qëndrim e shoqëron me publikimin e një fotoje ku Sali Berisha është në krah të diktatorit Enver Hoxha duke pozuar me grushtin lart.

Por një foto me Enverin nuk mjafton. Kjo ide për të përjashtuar Berishën si ish-sekretar partie, më shumë nga pengesa ka, nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese i 23 Marsit 2010 , cili rrëzoi ligjin e atëhershëm të lustracionit miratuar 22 Dhjetor 2008.

Në të tilla kushte socialistët po promovojnë vendosjen në ligj të ndalimit të kandidimit për deputet të personave shpallur tashmë non grata.

Miratimi kësaj shtese në ligjin e dekriminalizimit kërkon edhe ndryshim kushtetues.

Socialistët mund ta arrinë këtë vetëm me votat e fraksionit Alibeaj, me kushtin që PS të miratojë projektligjin “Alibeaj” për dekomunistizimin.

Projekt që prek hapjen e dosjeve për të gjithë.

Hapje që nuk do të prekte vetëm Ilir Metën, por të gjithë spektrin politik parlamentar, këtë sot, dhe atë nesër.

Kështu deri në shtator kur nismat të përballen në kuvend, do shohim nëse dëshira për të përjashtuar Berishën dhe Metën nga politika, do t’i rezistojë ngurrimit, se bashkë me ta, lamtumirë politikës mund t’i japin edhe shumë politikanë të maxhorancës së majtë.(TCH)

8 Komente

  1. t
    taras bulba

    Tani te tregoje veten Alibeaj , eshte cunak adoleshent , apo burre me koqe .....tani do duket se sa te renda i ka bolet , personalisht nuk e kam te denje te veproje kundra Berishes ....ska byth thjesht ....do byth dhe mbeshtetje ...kur themi mbeshtetje kuptohet se nga kush .....seshte nevoja ta permendim , dihet se kush e ka vene ne shenjester Saliun ...ata edhe duhet ta ndihmojne Alibeajn ashtu sic eshte i mir apo i keq , ne fund te fundit Alibeaj eshte e keqia me e vogel e mundshme .....

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Cfardo lloj alternative te merret nje gje nuk duhet "harruar" te gjithe keta duhet te dalin para drejtesise dhe te gjykohen per krimet qe i kane bere keti vendi ne 30 vitet e fundit dhe pasuria ne menyren me absolute duhet ti sekuestrohet pa asnje parjashtim

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zina Sallaksja zhulsja

        Sali Berisha eshte burri me i lig qe ka qeverisur Shqiperine. Sna u nda ka 50 vjet? ZOTI e befte miredhe mbase na e heq qafe pleren??? Se nga njerzit ai nuk pyet. As nga amerika e as nga Anglia! ZOT ndihmo Shqiperine!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Braho

          ASGJE NUK DO NDODHE O POPULL… SALA-EDI-LIKJA, JANE TE LIDHUR SE BASHKU, SI HALLKAT E ZINXHIRIT, MJAFTON QE TE KEPUTET NJERA DHE DIHET SE C’NDODH….

          Përgjigjjuni
        2. f
          fcb

          Dhe sipas jush fatin e Berishes e kane dore Alibeaj... :)) :)) ,

          Përgjigjjuni
          1. Çekiçi

            Jo ta nxjerrin kriminelin në pension Krimineli e ka vendin në burg burg burg vetem në burg te REÇIT

            Përgjigjjuni
            1. Z Alibeaj , është firma dhe vula e PD-së !

              O ju shokë të temës , shkruani këtu FRAKSIONI i PD-së Alibeaj , Z Alibeaj ligjërisht është FIRMA dhe VULA e PD-së , deri sa t’ë shprehet gjykata , fraksione ka sa të duash SHQUP-i , Foltorja , Rithemelimi , Shtëpija e Liries , Butakët që ngrysen me Lulin e gedhihen me Salën , janë dhe ata që nuk dinë se ç’janë , as mish as peshk !

              Përgjigjjuni
              1. a
                alphade

                Kjo tregon se socializmi paskish qene me tolerant me biografite e kunderstareve te tij : Uranit, Kulles, ……u ka dhene shkolle e bursa, bile edhe pozita shteterore, ndersa Balla vetem se ndonjeri ka pershendetur me grusht kur ka kaluar Enveri ndeshkohet e anatemohet …..! Pyes: valle jemi ne demokraci apo diktature ! Hiqni dore nga diktatura berishiane pa Berishen ….!!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje