Manjani për heqjen e flamurit turk në Gjirin e Lalzit: Janë thjesht lecka pa asnjë vlerë në një kolibe! Aman se më hapën barkun dhe më nxitën urrejtjen

15 Gusht 2022, 14:39Politika TEMA

Manjani për heqjen e flamurit turk në Gjirin e Lalzit: Janë

Ylli Manjani ka komentuar shoqërimin e të riut që hoqi flamurin turk dje nga kulla e vrojtimit në Gjirin e Lalzit. Manjani shkruan se vendosja e flamujve pa protokoll vend e pavënd, i bën ata një leckë të pavlerë.


"E pabesueshme!

Policia shoqëron dhe kërkon fillim të ndjekjes penale për dikë, i cili në mes të plazhit hoqi një flamur turk nga kulla e vrojtuesit të plazhit!?

E akuzojnë se me këtë gjest nxiti urretje dhe grindje. Madje edhe prishës i rendit publik…


Seriozisht?!

Uau!

E kam sqaruar edhe për parë këtë çështjen e flamujve të huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë.

Edhe në këtë rast flamuri i një shteti të huaj i vendosur në koliben e rojes së plazhit, në një hapësirë publike shqiptare është jo protokollar.

Tani të ndjekim pak llogjikën idiote të policisë. Mirë ky që e hoqi flamurin paska nxitur urrejtje, të cilën nuk dihet se si e mati policia, po ata që e vunë atë flamur nuk nxitën ndasi e urrejtje?!

Pse të vësh një leckë si flamur në një vend që sduhet vënë quhet rregull dhe heqja e tij quhet krim?!

Ajo kolibe nuk ishte as ambasada turke, as në territorin Turk,as në anije turke e as pjesë e ndonjë protokolli shtetëror pritje. Atëherë pse një shqiptar spaska të drejtë të heqë flamurin e këtij shteti nga një vend publik shqiptar, të vendosur pa asnjë protokoll?!

Pastaj cili shqiptar u grind me kë për shkak të heqjes së flamurit turk nga ai vend?!

Pse do zihen shqiptarët se u hoq flamuri turk?! Po të kishte hequr flamurin shqiptar, ndoshta… .

Rendi e qetësia publike përse u prish nga heqja e asaj lecke?! Pse vënia e saj e paska qetësuar rendin publik?!

Qartësisht vendosja e flamurit paska nxitur urrejtje dhe ka prishur qetësinë e njerëzve. Heqja ishte thjesht reagimi.

Tani, kush po nxit urretje se spo marrim vesh, shqiptari që ndoshta i ndjerë i fyer, bëri atë gjest apo policia që nuk mbron flamurin e territorin shqiptar por atë Turk?!

Ç’janë këto pislliqe mor aman se na hapën barkun!

Shkoni more kapni kriminelët e trafikantët që na nxorën bojën në gjithë botën.

Lerini flamujt e shteteve tjera se i mbrojnë vetë ata.

Bah, ç’ma nxitën urretjen megjithmend!", shkruan Manjani.

 

23 Komente

  1. G
    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

    I lumte dora atij qe e hoqi flamurin e Turqise.

    1. E
      Edi Rama ështe kriminel Turke

      Mire thua por je njeriu i gabuare në Lezhe e kane denuare 2 vite burg burrin e huje se pse Ka hequre flamurin e Armikut tone shekullore Turke Kurse Adritike Llallen ishe prokurori i pergjithshem I aguzuare për pastrime parashe dhe i aguzuare për vjedhje miljard lek e kane denue 2 vjet sa atë per heqjen e flamurin Turke ose ata që vrane me 21 Janare. Agime Llupo një vite burg kjo ështe drejtesise e Edi Rames dhe politikaneve hajduta. Poshte Turqija. Poshte mentaliteti Turke Otomane rrofte Shqiprija e Gjergj Kastrijotit

    2. V
      Vjosa

      Foli dhe ky naziskini i Like Floririt dhe i Sali serviti.

      1. D
        Detari

        Mire e ka. Ai qe ka vendosur flamurin turk atje ka nxitur urretjen. A jemi cliruare nga turqia po apo jo?

        1. I
          Injoranti

          Pall je, po kur ke te drejte, ke te drejte!

          1. Z
            Zeqo Pilafi

            Ky as ka ditur dhe as di se çfarë është. Por një gjë shquhet mjaft mirë në ato që thotë; me idiotësitë që nxjerr nga goja tregon shqeto se vetëm politikan nuk është. Tema e përdor shpesh për të thënë marrëzira anarkiste, si një mënyrë për të ruajtur e përdorur sa më rrallë xhevahirin e idiotësive Sazan Gurin.

            1. v
              vk

              ca nuk te pelqeu ne keto qe thote ky pilaf?

              1. Z
                Zeqo Pilafi

                Të zezën Amerikë ç'e ka gjetur! 200 flamur nga çdo vënd i botës valviten në çdo cep të saj dhe ajo nuk i thotë "plaç" me gojë asnjërit. Por lutet duke thënë, ngrijini bijtë e mi, ngrijini flamujtë e atëdheut nga keni ardhur, gëzoheni lirinë që meritoni. Duke respektuar flamujtë e njëri tjetrit ju veç shtoni dashurinë për njëri tjetrin dhe lartësoni vëndin ku jetoni, atdheun tuaj të përbashkët, Amerikën. Po qysh duam të jemi pjestar të Evropës ne, kur ulim dhe flakim në det flamujtë e një vëndi që është aleat dhe kërkon të jetë pjestar në komunitetin europian të popujve? Çfarë është ky ish ministër i cili i quan lecka pa vlerë simbolin kryesor të çdo shteti dhe që nuk dashka jashtë protokollit të ngrihet asnjë flamuri i një kombi tjetër brënda feudës tonë? Në mesjetë rron ky? Pse na i vret sytë flamuri i një kombi i cili jetën dhe të ardhmen do t'a ketë të përbashkët me të gjithë popujt e tjerë të Europës? A nuk e ka të qartë ky mender ish ministër, një individ pa bindje të konsoliduara, por thjesht një sharlatan, arrivist, egocentrist, ekstremisht anarkist, se ngritja e flamujve të çdo kombi tjetër nuk duhet të shërbejë si ndarje midis popujve, por si bashkim dhe respekt për njëri tjetrin?

              1. n
                niko

                bravo i sakte per kush e kupton

                1. Y
                  Ylli

                  Nje debil qe nuk ke mend per vete,kush po i vlerson ato qe shkruan ti manjan,se emrin kot ta kane vene yll

                  1. H
                    Haku

                    Aaa foli dhe ky, sipas ktij pa protokoll grisini cdo simbol, degjuat ju filo greke grisni cdo flamur shqiptar qe gjeni pa protokoll, degjuat ju nacionaliste shqiptare grisni cdo flamur grek turk qoft ai serb po e po. Ju proserbe digjni e shkatrroni cdo simbol shqiptar mjafton te jete pa protokoll. Ju garanton ky ylli. Te shkredhefsha trute, ke qen dhe minister ti. Tyt... as ska pse vendosen as nuk ka pse hiqen ne menyr demostrative. Po juve pelqeni sojin tuaj, injorant funksional. Ik meru e shahu me Gjinushin tani, tregoi sumen dhe ai allatet se kte di te besh me mire...V.k

                    1. T
                      T

                      Clidhje Ka CA thot KY me.flamur Turk e sazan gurin. Ore ju Jeni budallepsur ... Te drejte Ka qe thote c duhet flamuri Turk aty? Mund te flas kot.per gjera te tjera po per kete e Ka tamam.

                      1. Z
                        Zeqo Pilafi

                        Sa mirë do të ish sikur atij që kishte vendosur flamurin, ti jepeshin edhe ca lekë për të blerë edhe flamuj të popujve të tjerë dhe t'i vendoste. Me këtë do të tregonim se nga zëmrat tona si popull dhe si komb buron veç respekt dhe dashuri për popujt e tjerë. Kjo veç nder do na jepte, jo si shumë komentues këtu, që dashurinë për atdheun e shprehin me urrejtje për të tjerët. Turp dhe faqja e zezë! Harrojnë këta të mjerë se ç'mbjell do korrësh. Po urreve të tjerët, me të njëjtën monedhë do t'a shpërblejnë dhe ata ty. Zotëri, me që pyet për lidhjen, lidhja është kjo: gazeta Tema për ca klikime më shumë i jep hapsirë një individi anarkist, me asnjë bindje të konsoliduar, pa e vrarë aspak ndërgjegja se me këtë që bënë, vërtetë njerëzia kalojnë kohën dhe vapën e gushtit, por i bëhet një dëm i pallogaritshëm jetës shoqërore dhe politike të vëndit. Vetëm mirë dhe asgjë e keqe nuk na ka ndodhur neve nga mardhëniet e mira si me turqit, grekët, italianët dhe gjithë popujt e tjerë që kanë vendosur të rrojnë në një familje të përbashkët europiane. Po si thua ti "T", këto që thotë ky zotëria ish ministër i kontribuojnë qëllimit tonë për t'u bërë pjestar me të drejta të plota në Europën e bashkuar? Me këto mënd duam ne të shkojmë në Europë? Apo, shaj të shajnë qeverinë për të marrë pushtetin, pa Evropa aty është, s'ka ku shkon. Ne që komentojmë këtu duhet të kemi sadopak ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare, apo jo?

                      2. v
                        vk

                        Normal policia e Cicit te partise nuk ndalon gomonen kur hyn ne mes te plazhisteve po ruan njerzit se mos na prekin maredhenien e synetllekut te Edit ne Eddoganin. Bile jo ate xarben beri mire qe e hoqi por dikush duhet te heqe dhe ate pllaken te liqeni qe vec nje Zot e di se spune kane ata qe kane humbur jeten ne Turqi ne luften Gylen- Erdogan me Shqiperine.

                        1. A
                          Anonim

                          E KA VEN LIKE RAKIA MIU HALEVE PER TE PROVOKUAR SHERR PLEHRAT E KOMBIT.

                          1. c
                            cipini

                            Kesaj radhe i jap te drejte z.Manjani. Krijohenprobleme pa patur problem. Reagimi i policise e solli ne vemendje ngjarjen, ndryshe asnje njeri nuk do "cante koke".

                            1. B
                              Burreli

                              Kesaj radhe i ke ra kokës. Por të lutem Nëse ke pak burrëri Like floririt mos i shko mbrapa.

                              1. K
                                Kalec Dega

                                pse ta hudhte ne det, tja fuste edit ne bith....bre

                                1. O
                                  Ohoho

                                  Edhe një orë e prishur është e saktë dy herë në ditë. Do zoti është shenjë që i kanë ardhur trutë e kokës, por s'e besoj.

                                  1. A
                                    Akllas

                                    Po të konsumojnë më pak ata do jenë € ngelen gjithmonë kon-su-ma-to-re . Mos vallë ky ka një rrënjë katrore në fuqi të njëjtë me tĕ plotën hënëz pa udhën e qumështit në sfond apo me atë në ngrënje kur milet e leshta .

                                    1. L
                                      Luan

                                      Edhe njehere e tregoi veten si debil i klasit te larte. E hoqi flamurin!- Kush eshte ky qe e hoqi? Çfare perfaqson?. Nga prona e vete e hoqi? Çdo send duke perfshire dhe flamurin ka te drejt qe ta veri dhe heqi pronari i prones . Do te thoni qe ishte ne prone te shtetit,PRONE E TE TEREVE DHE E ASNJERIT. E dime qe shteti eshte rrumpall por duhej ky rrumpalla qe te "korigjonte" rumpallen shtete. Mire qe e hoqi,por pse e perdhosi?- Pse e hodhi ne dete. Ky debili politikan i madh u pergjigjet dote ketyre pyetjeve? O debil ai ka vleren e flamurit kudo qe eshte i vendosur. Vendi ku eshte vendosur as ja heqe dhe as ja shtone vleren. Ai ne çdo kohe ka vleren e flamurit. Eshte tjeter gje çeshtja se ne shtetin rumpall gjithkush ka te drejt qe te beje rumpallen. Dikush nderton nje kjoske, Dikush i hedhe gardhin rruges, Dikush ngre nje flamur , Dikush prete nje peme, Dikush zhgaravite muret, Dikush parkon rruge pa rruge, Dikush lidhe dritat ne shtyllen elektrike te lagjes, Dikush leshon qente rrugeve, Dikush e bene rrjete merimange qytetin me telat e telefonit,te kabllorit dhe elektrik, Dikush shane me liber shtepie, Dikush vjedhe shtepine e gjitonit, Dikush iken si i çmendur me makine, Dikush djege nje pylle, Dikush vrete nje njeri, Dikush shet nje dipllome, Dikush te mere pronen me dy deshmimtar ne gjykate, Dikush ngre radion dhe manjetofonin ne kupe te qiellit, Dikush devijon nje lume te tere dhe kthene ne shkretetire nje krahine te tere, Dikush mbylle hidrovoret dhe pusetat dhe permbyte dynjane qe me shiun e pare, Dikush bene themelet e pallateve restorante dhe bie pallati i tere me eren e pare pa pritur termetin, Dikush shete ndeshjet, Dikush shete nenen dhe babane, Dikush bene pazar me jeten neper spitale, Dikush te thote nama se s'ma ke, Dikush te ve ne valle deri sa te vije semundje madhe, Dikush te heqe nga puna se je i majte, Dikush te heqe nga puna se je i djathte Dikush mbjelle grure dhe dikush tjeter e korre. Dhe me ne funde o i pa nderuar debil. Le te kujtojme dronin ne stadiumin e Beogradit, Loriku me shoke nuk thane “lere se eshte nje lecke” E pra o YLLE ME GJEMBA. Pertej fjaleve “kush ,qyshe dhe pse?”,edhe te tjeret kane ndjenjat e flamurit. Por i panderuar debil pertej te qenit flamur te nje shteti mike, askush nuk ka te drejte qe te bej vetgjyqesi,pasi i bie qe gjithkush nga ne duhet te beje mesatarishte 7 here ne dite vetgjyqesi . Debil i pa nderuar,ato fjale mund te shkojne ne gojen e nje "patrioti te pa arsimuar",por jo tek goja jote qe e mban veten per juriste dhe politikan i klasit te larte. Edhe njehere nga goja jote ra kambana e alarmit. Vajmedet kush na ka qeverisur, Vajmedet kush na qeverise , Vajmedet kush pretendon qe te na qeverise. Mendjet rrumpalle. Mjere ne qe jemi te detyruar qe te degjojme rrumpallat, Mjere dhe ata qe eksitohen nga rumpallat. Varferia ekonomike eshte e dhimshme,por varferia e mendjes eshte tragjike. Varferia intelektuale ka arritur piken fundore.

                                      1. A
                                        Albani

                                        Ylli Manjani kësja here paska dalë pa tëfurk se vetëm ate di dhe ha pleh me te.

                                        Lini një Përgjigje