
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka deklaruar se PD do të kërkojë rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 80 në ndryshimet e paketës ligjore dhe hartës territoriale që pritet t’i propozohet Kuvendit përpara 30 shtatorit.
Në një prononcim për “Panorama”, bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, shprehet se reforma e 2014 rezultoi e dështuar, pasi qytetarëve iu largua më shumë shërbimi publik, ndërsa financat e institucioneve të qeverisjes vendore u përkeqësuan me rritje të borxheve për shkak të përdorimit të tyre për punësime elektorale.
“Ekspertët e Partisë Demokratike kanë punuar intensivisht për të realizuar një projekt të paketës ligjore dhe të hartës territoriale. Po ne kemi një variant që do t’ua ofrojmë qytetarëve. Ne jemi për rreth 80 njësi të qeverisjes vendore. Vendet e rajonit dhe më gjerë i kanë të konceptuara njësitë e qeverisjes vendore si bashki. Njësi të qeverisjes vendore plotësisht urbane, njësi urbane dhe rurale dhe njësi plotësisht rurale për shkak të funksioneve që kanë. Ne do mundohemi t’u japim shqiptarëve rreth 80 njësi të qeverisjes vendore, por ne kemi shumë kërkesa për rishikim kufijsh të disa prej tyre”, tha Çupi.
Ajo pranoi se brenda Partisë Demokratike ka një ngërç që lidhet me përfaqësimin e opozitës në këtë komision, po u shpreh se propozimi do të jetë unifikues dhe në interes të qytetarëve.
Sipas Çupit, “Në vitin 2014 maxhoranca nuk dëgjoi propozimet e opozitës dhe bëri fakt një reformë me efekte të pastra elektorale dhe që nuk ishte në shërbim të qytetarëve. Ekspertët tanë po përgatisin një material final të plotë dhe detajuar dhe besoj që të gjitha palët e opozitës do ta mbështesin këtë propozim që do të jetë më i miri për interesat e qytetarëve shqiptarë”.
Bashkëkryetarja e Komisionit Parlamentar të Reformës ka zbuluar për gazetën “Panorama” tre emrat e parë të bashkive të reja që do të propozojë PD si Orikumi, Leskoviku dhe rajoni i Dukagjinit. “Leskoviku është një prej modeleve konkrete. Leskoviku me Kolonjën janë 50 km, një qytetari i duhet 100 km për ta bërë rrugën. Bashkia e Orikumit sot është pjesë e Bashkisë Vlorë, por të gjitha të dhënat e tregojnë si shumë të rëndësishme dhe mund të jetë një bashki më vete. Ne nuk mund të zhbëjmë në asnjë mënyrë traditën dhe historinë në zonën e Dukagjinit. Ne do t’i sugjerojmë si njësi të qeverisjes vendore të veçuar me zonën përreth për shkak të tipologjisë, historisë, relievit etj. Këto shembuj tregojnë seriozitetin dhe detajet, me të cilin ne jemi përqendruar për të bërë këtë reformë”, u shpreh Çupi.
Teksa foli për qarqet, bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës AdministrativoTerritoriale thotë se ndarja e vendit në rajone apo fuqizimi i qarqeve do të varet nga qasja për një dakordësi politike mes palëve.
“Qarqet kanë rëndësinë e tyre për shkak se janë organe kushtetuese e në duhet t’u jepnim rëndësinë dhe autoritetin e duhur. Rëndësinë që u jep Kushtetuta nuk e kanë pasur asnjëherë dhe vazhdojnë të mos e kenë. Ka një qasje që mes qarqeve dhe rajoneve të zgjidhet rajoni dhe të kemi një rajonalizim të Shqipërisë. Unë besoj që të gjitha palët do të jemi dakord këtu për sa i përket numrit të qarqeve apo rajoneve. Kjo është e lidhur edhe me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë besoj që me një punë, qasje të përbashkët dhe me një dakordësi politike të arrijmë që t’i japim fuqinë që u jep Kushtetuta qarqeve apo të shtojmë rajonet apo të heqim qarqet dhe të kemi vetëm rajonet”, sqaroi deputetja e PD-së.
E pyetur nëse zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023 do të mbahen mbi bazën e ndryshimeve ligjore që pritet t’i dërgohen Kuvendit përpara 30 shtatorit, Çupi u shpreh se kjo është në kompetencë të Presidentit, por ato të jenë gati brenda afateve kushtetuese për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të shtetit.
“Kjo, për shkak se Kodi Zgjedhor parashikon që Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale 6 muaj përpara, që i takon muaji tetor. Deri në fund të shtatorit, ne menduam që mund të bënim një propozim final për paketën ligjore dhe hartës që do ta shoqërojë këtë paketë. Presidenti do të ketë të gjithë mundësin që në tetor të shpallë datën e zgjedhjeve me reformën e re. Ky ishte edhe qëllimi, për të cilin u ngrit komisioni dhe këtu besoj që nuk duhet të ketë asnjë dilemë apo diskutim. Zgjedhjet e ardhshme duhet të bëhen me reformën e re territoriale-administrative, e cila nga ana e saj duhet të miratohet me dakordësinë e opozitës që kjo të jetë e suksesshme. Nëse nuk do të kemi dakordësi me Partinë Socialiste, unë mendoj që është në të keqe të vendit dhe qytetarët shqiptarë. Pa dobi publike nuk ia vlen të ketë asnjë reformë të miratuar nga njëra palë”.
Deputetja qypi e partis droges (pra pd) Eshte me partine e droges plakut mere o me partin e droges lulashit? Ta dime ne si qytetar .
Kam respekt per Zj Cupi por ne asnje koment te sajin nuk pashe indikatorin e numrit te popullates qe duhet te kete nje bashki. Cfare bashkie do te beje per Dukagjinin apo per Leskovikun kur numri i banoreve nuk i kalon 2000 vete, apo te beje nje bashki per tre familje qe neser kur te marrin vendime te mos kete asnje qeveri qe te ktheje mbrapsht cmendurite e vendimmarrjeve farefisnore. Shembuj te tille kemi pa fund. Si e krahason nese ka deshtuar apo jo, me 420 komunat qe ishin. Ne gjykimin tim ndarja administrative duhet te kthehet ne 36 bashki, qe i perkasin rretheve te kohes se Enverit dhe ne 7 Prefektura, Shkoder, Diber, Durres, Tirane, Elbasan, Korce, Vlore. Te tjerat jane harxhim kohe dhe parash
Dakort me te tjerat Tani, por per prefekturat? E dini ju se Fieri vjen mbas Tiranes nga numri i popullsise ? Si prefekture e kam fjalen.
Prefektura ne dijeine time merret me kordinim te institucioneve vendore dhe qendrore ne rajonet qe mbulon prefektura. Nuk besoj se duhet nje prefekture tjeter ne fier gjithmone ne gjykimin tim
Epo paske harrur se të duhet edhe një "bashki për shtëpin tënde". Kështu e ka injoranca politike.
Kjo e perfaqëson me së miri nivelin e PD-së. Leskoviku eshte 50 km nga Kolonja thotë. Lum si ne.
Ndarja territoriale sot është treguar e paaftë dhe në mumra të fryrë për një vend të vogël dhe të tkurrur si i yni. Shqipëria e para 90-ës kishte 36 Rrethe dhe disa dhjetra qytete. Për nga organizimi dhe eficenca ishin ku e ku më mirë se sot. Fshatrat,qytetet dhe Rrethet apo duhet të jenë edhe sot shembull i administrimit dhe numri 36 që ka qenë është i mjaftueshëm për të mos thëni i madh kur 1.5 milionë qytetarë jetojnë ne emigracion dhe nja 600 mijë janë shpërngulur në Tiranë. Pra në 2.5 milionë gjithsej afër 1 milionë jetojnë në Tiranë. Për 1.5 milionë duhen 54 bashki dhe 6 qarqe ndërsa për 1 milionë banorë 7 bashki dhe 1 qark si Tirana. Kjo nuk është ndarje administrative por rrumpallhane territoriale dhe administrative.
Per Orikumin, eh, megjithese edhe ky do pare. Ke do menaxhoj, deri ku do shkoj?.......... Sepse mbas Llogarase eshte Himara. Ne veri eshte Vlora................ . Ndersa Leskoviku, mund te kete teritor, mirepo nuk ka banor. Cfare do menaxhoje, 3000 banore? Leskoviku nga Kolonja, thote zonja, eshte 50 km larg. Po Leskoviku ne krahinen e Kolonjes ndodhet. Mbase donte te thoshte Erseka........... . Ndersa Dukagjini mbase duhet ta kete bashkine ne Koplik, jo ne Shkoder. Dukagjini ka edhe me pak se 2000 banore. Cfare i duhet bashkia. Rruge nuk ka, pervec dy rrugeve qe ndertohen nje here dhe kaq. Fshatra nuk ka. Quhen fshatra por jane shtepi apo lagje te vogla te shkeputura nga njera tjetra ndoshta edhe 1km larg........... . Per zonen e Shkodres une do te thosha per Velipojen, apo Shengjinin ne Lezhe.
PO EDHE FSHATI IM DEMOKART DUHET BERE BASHKI. POR JU NJE MUT TE MADH DO MIRNI SIDOQOFTE. SI I THONE LLAFIT NGADO QE TE RROTULLOHENI PO BRENDA E KENI
Të gjitha vëndet e mira të punës janë zënë nga Socialistët dhe miqtë apo të afërmit e tyre, për ne s'ka ngelur asgjë. Siç e tha kryetari i PL-së dhe ish Presidenti Meta, ku opozita nuk ka as dhe një përfajqsues në bashki.
Më e mira e administrimit të pushtetit vendor , do ishte të bëhej me gjithësejt 36 bashki , siç ka qenë në monizëm 36 komitete ekzekutive. Kjoë shtë një përvojë e gjatë administrative dhe ka qenë rezultative . Shërbimet e komunitetit rregullohen me organizma më të vogla sipas karakteristikave të zonave . Pyesni ustallarët e vjetër dhe do keni rezultat. Po u nisët nga problemet elektorale nuk keni për të gatuar gjë. Objektivi duhet të jetë dhënia e shërbimeve sa më afër komunitetit .