
Lagja e re e rindërtuar e pas tërmetit në Vaqarr së shpejti do të ketë edhe shkollën e re. Fëmijët që banojnë në këtë Njësi Administrative do të kenë të njëjtat kushte dhe standarde si shkollat në qendër të kryeqytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për shkollën e re “Bedri Llagami”, e cila do të jetë funksionale në semestrin e dytë shkollor, duke u bërë pjesë e paketës së 12 shkollave të reja që hapen këtë vit shkollor.
“Te shkolla “Bedri Llagami” po bëjmë vërtet një revolucion në Vaqarr. Revolucioni filloi që kur sollëm shërbimet e kopshtit dhe të çerdhes. Pastaj nga mundësia që na dha procesi i rindërtimit, lagjja e re në Vaqarr është populluar kryesisht me banorë që vërtet janë të ish-komunës Vaqarr, por të zonave më periferike e më të largëta.
Atëherë argumenti ishte: Duke ardhur afër rrugës nacionale, duke qenë vetëm një stacion autobusi larg Kombinatit, duke i ruajtur gjithsesi tokat, ullishtet, pemëtarinë, blegtorinë që mund të kenë në këto zona të largëta, u jepet një shans, sidomos fëmijëve, jo vetëm që të jetojnë në një zonë shumë më afër civilizimit e urbanizimit, por sidomos me standarde në arsim”, deklaroi Veliaj.
Në përfundim të fjalës së tij, Kryebashkiaku i Tiranës tha se veprat janë ato që vlejnë, fjalët i merr era.
“Në finale, llogjet dhe debatet i merr era! Pyetja është çfarë ngelet? Kjo shkollë do ngelet edhe kur mos të jemi ne. Ndaj, them që ne jemi ndarë në dy grupe: Grupi që punon dhe grupi që merret me llafe. Grupi që merret me llafe atë punë ka bërë tërë jetën. Ne që punojmë duhet të sigurohemi që lëmë pas një gjë që do i rezistojë kohës, do jetë më e bukur, më e madhe dhe më e fortë. Shpresoj shumë që pas pushimeve të dimrit të kapim shkollën e Vaqarrit, që viti akademik t’i gjejë nxënësit tek shkolla e re”, përfundoi Veliaj.
Tërmeti i gopit te fikut! Do ja maj njeri dorën kti pushti më ooooo! Po keni Durrësin me 300 mije banore pa asnje gjimnaz mer plehra
Kafshe si puna jote nuk duan shkolla , por stalle , stalla per tu strehuar ti ke plot ....dhe bar gratis ...shko e futu ...bythqir