Hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe profecia e Sali Berishës se do ta kalojë jetën prapa hekurave, pse shtatori mund të jetë përvëlues për ish presidentin

12 Gusht 2022, 16:59Politika Adriatik Doçi

Hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe profecia e Sali Berishës se do

SPAK ka regjistruar të paktën tre procedime penale për disa kallëzime ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe rrethit të tyre, për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratën e pasurisë etj. Edhe pse protagonist i kallëzimeve penale është Ilir Meta, procedimet penale janë regjistruar fillimisht pa një emër konkret që i atribuohet vepra penale, duke ia lënë hetimit për të nxjerrë në vijim personat e implikuar. 

Report Tv ka parë pjesërisht materialet penale që janë referuar në SPAK për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Muharrem Berishën, Elona Gurin etj., bashkë me provat shoqëruese, prova të cilat kanë bindur paraprakisht prokurorët për të nisur hetimet. Një nga provat dhe faktet që mund ta veshë Ilir Metën me statusin e të pandehurit është lobimi në SHBA me qindra mijëra euro, para këto të provuara me dokumente që janë shpenzuar, por që nuk janë deklaruar askund, as në KQZ dhe as në ILDKPKI. 

Por, lobimi me para që nuk u dihet burimi, është vetëm një element komprometues në dosjet që janë referuar për Metën në SPAK. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime të forta për pronësinë e godinës së LSI, lëvizje të parave jashtë vendit, skema pastrimi parash, përdorim të pushtetit për pasurim familjar etj. 

Në vjeshtë, hetimet e SPAK pritet të qartësojnë rolin e Metës në çështjen e lobimit me para të pajustifikuara dhe akuzat e tjera të pretenduara. Si për ironi, dy ditë më parë, Ilir Meta tha se shtatori do të jetë përvëlues për korrupsionin. 

“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm”, tha Meta. 

A mund të jetë shtatori përvëlues për vetë Ilir Metën? Sali Berisha, sot aleati kryesor politik i Ilir Metës, ka deklaruar në gusht të vitit 2001 se Meta do ta mbyllë jetën e tij prapa hekurave. 

“Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. 

Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha për elatin e tij aktual Ilir Metën.

A do të përmbushet profecia e Sali Berishës për Ilir Metën? Gjithçka mbetet për t’u parë.(Shqiptarja.com)

19 Komente

  1. A
    Analisti modest

    Avash , avash po fillon përplasja e non gratës me spiunin e sigurimit të shtetit. Kafilluar fërkimi , sa të rritet pak temperatura , pastaj do fillojë loja. Sali nongrata u shpreh sot , se në zgjedhjet lokale do kandidojë vetëm , dhe kandidati për kryetar bashkie për Tiranën do dalë nga partia. Spiuni tha sedo kandidoj dhe do fitoj vetëm . Qarri Ramës që nuk do lodhet fare dhe do ti fitojë të gjitha bashkitë , si në vitin 2019 , kur këta bojkotuan . Pushka top , ju bëftë , si non gratës dhe spiunit, ishalla e zhdukni njeri jatrin.

    1. D
      Dakord

      Bravo "analisti modest". Vallaj kjo mundesia ti hane koken njeri tjetrit na ka ngel. Dhe do e shqyejne njeri tjetrin se kafshe shpellash jane

      1. l
        liar-llar o Braim-llar

        Nje halabak e injorrant Likemona trudhjamosur , nje kriminel qe ka bere namin duke vjedhur e plaçkitur, vrare e perçudnuar cdo gje në Shqiperi,do perfundoje në nje burg te sigurise larte shpresoj Ku te ja bejne vrymen tunel

      2. ?
        ????????????????????????

        jemi te pa edhe spakun ta ha pa dal...arresto do fukarej turp i ZOTIT .

        1. B
          Bato

          duhet arrestuar urgjentisht ky katunar Cepani pasi ka vjedhur ne menyren me skandaloze bashke me dordolecin e vucidolit

          1. A
            Aleksander

            Hajduti i therret hajdut hajdutit, pra keta jane te dy hajduta e nuk u beson kurr kush ma ne Shqiperi. Vota zero per kta te dy e familien e tyre, fisin e tyre e partite e ture hajdute. Votojme Partine Socialiste, Partine qe punon shume dhe flet pak. Hajduti me teseren e partis punes qe ne 1968, shum prej jush qe komentoni nuk keni pa lindur akoma, hajduti tjeter spiun, çfar presim prej tyre?

            1. F
              Franci

              Mos u lodhni kot …sa te jete Arben Kraja ne krye te SPAK asgje nuk ka per te ndodhur. Kraja e shkaterroi reformen ne drejtesi duke shuar shpresat e shqiptareve dhe per kete ai duhet te pergjigjet para ligjit.

              1. k
                k

                Nese Ilir Meta j denohet per lobimin ne USA (e kush nuk ka lobuar,lobon e do te loboje ne vendin qe ka me qejf parane)i bie te denohet si Nexhmie Hoxha per "kafete"!Thene ndryshe ai nese denohet per kete veper penale do te thote se e ka drejtesine me vehte dhe ka te drejte kur kercenon Edi Ramen si çuni halabak i pazarit te ri qe te thyeka ne mes!Ka qene i ndjeri "A.Kondo" qe e kishte kete mahni disa kohe perpara se te artisej,por siç duket e paska patur edhe Shik Meta j!

                1. D
                  Dakord

                  Ta denojne per çfare te munden, vetem te na e heqin qafe se pas tij nuk shohim me as gerdallen nesho ne tv per shembull. E shume pisa te tjere

                2. çimka

                  Ka zera qe thone se ilir Meta ka rene ne gracken e poliagjentit Sali Berisha e per rrjedhoje shume shpejt do te ndahet nga ai dhe kjo bote!Ai ruan akoma dozen ku ka ndare nga kjo bote njerezit me te afert dhe me armiq!Ndaj prisni dhe shikoni !Sali Beri-sha eshte monument agjenturash dhe mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar!

                  1. F
                    FUTJA PYKES

                    Sa shtatore e tetore kane erdhur dhe kan ikur, dhe ky shtator do jet njelloj , prandaj mbushni kto faqe me te shkrojtura qe njerzit te kalojne kohen me thash e theme.

                    1. Çekiçi

                      Shqiptaret nuk e duan vetem Ilirin edhe Monen prapa hekurave por e duan edhe Salen Argiten dhe Xenin Te gjithë keta kan bërë krime njerzore e kanë vjedhë Shqiperinë kan spiunu per sherbimet e huaja Argita ka punuar në UNMIK dhe ka bërë dosje në bashkpunim më dajat e vet serb kunder UÇK Te zezat e Sales dihen boterisht Xeni ka vrar 27 njerz te pa fajshem në Gerdec Iliri hajn spiun dhe vrases Mona bashkpuntore në te gjitha te zezat e Ilirit Shqiperija nese keta prangosen do te frymoj lirshem do te ketë qetsi dhe zhvillim ekonomik

                      1. T
                        Taulant

                        hahahahahaha non grata me spiunin po garojne se kush do te arestohet i pari nga SPAK. Kerkojne te hedhin njeri tjetrin per peshk te madh tek Spaku me shpresen se mos SPAK-u ngopet dhe e len njerin te lire. Ne burg te 2 o maskarenje.

                        1. S
                          Stela Pata

                          O Doç I Doçërve, klysh I doçërve rripjellës! Briskun o burra, ti rruash bythën dhe bolet Ilir Metës. Atehere do të kuptosh se çfarë është bythë dhe kush ka bole. Ju doçërit jeni edhe pabythsa edhe pa bole. Sëbashku me udhëheqësin kari ka turist. Si vini ikni. Doçërr !

                          1. B
                            BAFTJARI

                            O SHKERDHATA TE ILIRI PLEHUT,PO KUSH E RRUN PER JU,O HALE,FUNDI JUAJ DO JETE I NJELLOJTE ME KETE COBANIN E CEPANIT,

                            1. Como

                              O stela ha nje mute te math ti bashke me malokun e cepanit o te degjenruar.

                              1. P
                                Peco vasili do dafllak.

                                Stela pata te qifte patoku pastaj macoku.

                                1. S
                                  Stela Pata

                                  O Como e henksh mutin o ti qe kur del vini ntelevizor lepin ekranin ik o Gar

                                  1. V
                                    Vetingu

                                    Qe mos ti mbetet hatri asnjeri e as tjetrit i fusni te dy brenda dhe ta zgjidhin vete me njri tjetrin se kush eshte shefi midis tyre

                                    Lini një Përgjigje