
Akuzave të Ilir Metës se e ka bërë Tiranën të pajetueshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.
“E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu, të cilët 9 nga 10, sipas statistikave, nuk kthehen më në qytetet e tyre; 9 nga 10 do vijnë në Tiranë, 9 nga 10 do gjejnë një punë në Tiranë, do krijojnë një familje në Tiranë dhe do të sjellin fëmijët tek kjo shkollë.
Eshtë pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destini i Tiranës”, ka thënë Veliaj gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.
Veliaj tha se edhe ata politikanë që edhe 30 vite i kanë patur të gjitha detyrat e shtetit, të mësojnë nga emri Bashkim Fino, "që na bëri bashkë në ditët më të vështira, ndërsa sot edhe pse jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë, kjo ska për të ndodhur. Sa kohë do i japim fëmijëve shkollat më të mira, sdo kemi më fuksa".
Teherani (tirona) ka perparuar ashtu si londra, me kryebashkiak pakistanez qe te 2.
Ate sheshin Nene Tereza ka nje jave qe e ke bllokuar dhe me duket do zgjase deri ne fund te muajit. Plaka ta ka lene ? Po energjine elektrike qe do perdoret per koncertin e Dua Lipes perse nuk po faturohet askund apo edhe kete ta ka lene plaka? Ate piramideen kur do e mbarosh ? Ate Hotel Dajtin kur do mbarosh ? Sepse i gjithe bulevardi Deshmoret e Kombit eshte bere i paperdorshem nga qytetaret apo c'e deshe ?
Po uje 24 ore kur? Po ujerat e zeza ne Lane akoma? Po tren per kryeqytetin? Po stacione autobusi si ne Afrike te pakten....etj etj...por nuk ishte Tirans e fuksave para 90 tes...mos bej gabime te trasha se po na ofendon te gjitheve....ja ke hipur mbrapsht kalit
Po ti je me pis se ai mori zdroms,nga një anë jeni malok Skrapari,nuk e di pse të mban ai Edi Rama,ti je i pabesë,llapaqen,sy posht ,vetëm servila te vin pas po do vi dita do i paguash të gjitha.shkove e varrose simbolin e Tiranës,sahatin vetëm nga frika e Altin lames.
Shumë mirë e ka... Por edhe 99-çat (si pune e këtij) nuk shtyhen. Bëjnë show me biçikletë, kur në fakt në çdo lekë të hedhur marrin përqindjen e tyre...
Ti je nje plehre e paimagjinueshme. Ate qe po i ben Tiranes ne kaq pak kohe, betonizimi dhe zhdukja e cdo hapesire publike, asnje armik s’ja ka bere.
Doli edhe krye fuksi, ty te vjen mirene hak tutori jote edvini qe te telendis si ja jep per momentin ajo e bardha qe konsumon . Vec ai te rregullon ty.