
Në një nga kallëzimet penale të referuara në SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kërkohet që të verifikohen udhëtimet e shpeshta drejt Anglisë të Elona Gurit, ish-kandidate për deputete e LSI-së. Në kallëzim, për të cilin SPAK ka regjistruar një procedim penal, Elona Guri përshkruhet si pjesë e njerëzve të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të përfshirë në skemat e pastrimit të parave të korrupsionit, si dhe të lëvizjes së parave drejt Anglisë dhe shoqërive offshore.
Sipas materialit, Elona Guri nuk i justifikon me burime të ardhurash udhëtimet e shpeshta në Angli.
“Nga ana tjetër, rezulton se sipas informacioneve të marra disa individë të caktuar pranë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët edhe gjatë karrierës së tyre kanë pozicione kontradiktore, kanë pastruar paratë të cilat i janë dhënë cash nga çifti Meta- Kryemadhi dhe janë futur në llogaritë e tyre bankare për të kryer transferta drejt shoqërive offshore ose shoqërive të tjera në interes të LSI... Elona Guri është po aq e rëndësishme në skemat e pastrimit të parave të familjes Meta -Kryemadhi.
Ajo rezulton të jetë pjesë e skemave të financimit të kompanive lobuese në SHBA dhe offshore. Elona Guri ka mbuluar shpenzimet e fëmijëve të Ilir Metës gjatë shkollimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar çdo javë drejt Anglisë pa pasur burime të justifikuara mbi shpenzimet e bëra. Mjafton të verifikohen udhëtimet e Elona Gurit jashtë Shqipërisë dhe qartazi del në pah fakti se ka pamundësi për t’i mbuluar ato shpenzime.
Gjithashtu mister mbetet fakti përse ky person e ka nisur karrierën si babysitter e fëmijëve të familjes Meta, më pas asistente e Ilir Metës, donatore e LSI, financuese e skemave të Ilir Metës, postiere e parave të Ilir Metes drejt Anglisë dhe së fundmi kandidate për deputete në qarkun Durrës”, thuhet në materialin kallëzues.
Thelbi i çështjes penale të Metës është se janë konfirmuar me dokumente shpenzime me vlerë rreth 1.2 milionë USD për lobim në SHBA, para këto të padeklaruara dhe të pajustifikuara. Kjo është një provë që vështirë që të dalë një prokuror që ta anashkalojë apo që të gjejë një alibi për të mos e çuar dosjen në Gjykatën Speciale.
Deri më tani, mësohet se SPAK ka regjistruar të pakën tre procedime penale pas disa kallëzimeve ndaj Ilir Metës, dy nga të cilët janë bërë nga ish deputeti Halit Valteri. Ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet që Ilir Meta ka humbur qetësinë dhe po përdor një gjuhë të paprecedentë nëpër konferenca shtypi.
“Jam krenar që kam lindur 1 mijë metra mbi nivelin e detit, kam ardhur 1 vjeç në Tiranë, te çerdhja te Pazari i ri, por përveçse që jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar, jam i lumtur që jam dhe çun i Pazarit të ri, ku mësohej si të mos rrihesh me të gjithë çunat e lagjes. Unë i bie më të fortit e i këpus në mes, e Eroni Kolonjës t’i duket gjigant. Unë i bijë vetë, nuk e bëjë me porosi, me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të popullit të Shqipërisë, sakrificave. Bastard, që kujton se mund ta kthejë Shqipërinë në laboratorë kavjesh”, tha Meta ditën e djeshme.
Grupi i Metës, në skenë Vasili për kontratat e lobimit
Në dosjen e dytë penale që ish deputeti Halit Valteri ka referuar në SPAK, flitet për krijimin e një grupi me politikanë dhe biznesmenë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në funksion të zbatimit të një skeme korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas kallëzimit penal, grupi kryesohet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa pjesë e tij janë Petrit Vasili, Edmond Panariti, Elona Guri, Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa.
Në kallëzimin penal thuhet se deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
Ky shpenzim nuk është deklaruar as nga LSI-ja në KQZ dhe as nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në ILDKPKI. Sipas kallëzuesit jemi para veprave penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe falsifikimit.
Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2016 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2016. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve komprometon rëndë pikësëpari Petrit Vasilin, i cili rrezikon që të merret i pandehur nga SPAK.
Godina e LSI-së
Në dosje ngrihen dyshime të forta sa i takon pronësisë së godinës së LSI-së në ish-Bllok, pasuri për të cilën në kallëzim thuhet se Ilir Meta e ka fshehur në emrin e një biznesmeni të besuar, si Muharrem Berisha. Muharrem Berisha konsiderohet në kallëzim si pronar fiktiv i godinës së LSI-në si dhe aksioner në një kompani që prodhon mermer në Berat, për të cilën flitet se pronar i vërtet është Ilir Meta. Në kallëzim referohet si fakt që, Muharrem Berisha, i cili paraqitet në letra si biznesmen i fuqishëm, është punësuar pranë Ministrisë së Mjedisit si Inspektor Pyjesh, duke ngritur dyshime se Muharrem Berisha mund të jetë një nga maskat e Metës për të mbuluar pasuritë.
Drini Kryemadhi
Report Tv publikoi disa ditë më parë fakte që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.
Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona! Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.
Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.
dohet në kallëzim se ka dërguar para për të mbuluar shpenzimet për shkollim të fëmijëve të Metës. SPAK ka nisur hetime për këtë pretendim dhe shuma akuza të tjera ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi, shoqëruar edhe me dokumente.(Shqiptarja.com)
konfiskim pasurie dhe te lihet i lirē qē te fitoje vetē buken e gojes.
Shume e sakte. Vec konfiskim edhe pastaj te rrin si barbona rrugeve se nuk jane nga ato miza qe dine ta nxjerrin vete kafshat e gojes. Nuk kemi pse i mbajme ne burg si pasha me kasat tone. Te hane koken jashte me njeri tjetri pasi ti ken kthyer cdo gje te vjedhur
1 pyetje per delenxhinjte. Mire ne Rinas nuk e kontrollon njeri kete Elonen, se pushtetin e ka meta me berishen. Po ne Londer ne Angli nuk e ka kontrolluar njeri?????? Kaq vajtje ardhje me miliona ne xhep???? Apo vari leshte , delenxhinjte hane cdo gje qe ju hidhet.
Nos u nxito, ka plot menyra per transferim parashe..., ti di vetem menyren e vjeter. Meso pak si i transferon Mafia
Po more Bujar, mbasi e ben çorap shqiperine, e vodhen, i vrane, e dogjen dhe akoma po e djegin me piromanet e tyre, ti lejne te lire qe te vazhdojne me prapsite e tyre.
Te Shikohet dhe Firma e Pulave ,Vezet Rehas, dhe gbithe Inagirimet qe ka bere Ilir Metaj, si dhe Konsujt e Ambasadave qe ka Emeruar Ilir Metaj kur ishte Minister i Jashtem.
Muharrem Berisha, i cili paraqitet në letra si biznesmen i fuqishëm, është punësuar pranë Ministrisë së Mjedisit si Inspektor Pyjesh, nuk keni se cfare t'i beni se ate e mbron shteti.
Kushedi se sa te tilla ka ky meta qe ka vjedhur shqiptaret per 30 vite me radhe
Te zbardhet njehere e mire kjo ceshtje dhe te hyjne ne burg te dy pasi populli do drejtesi
Nuk ka femer me te degjeneruar ne planet dhe me mashtruese. E ka te shkruar ne balle malokja e Mirdites apo Drandja e Mirdites sic i thone banoret e zones . Kjo pleher mashtroi policine ne Durres ne zgjedhjet e 2021 gjoja po survejohej zyra e leshitlikes. Ka dhene kontribut te madh ne haremin e Jales ku trajnohen lristat erotiko naziskine te partickes se lirise.
O superbudallenj Ilir Meta eshte pronar i klubit sportiv te futbollit "Celtik".O superbudallenj Elona Guri nuk ka shkue ne Angli por Skoci!Ne Angli ka shkue vetem me lanun thesin dy kokelopeve qi jetojne atje.Referendum dhe vetem referendum o superbudallenj.
Na myten skrapallinjte! Hani, hani, se ju ban fort mire!
Bravo Kaleco,po me skraparllinjte cpate xhanem,apo te vjen inat qe ste kane dhene dhe ty nga te mirat materiale qe ka vjedhur biri i tyre syshqiponje Lirua qe ta thyn ne mes.Per ty do mendoj qeveriu do te jape cdo dite nga nje kg fekale falas
Bravo Kaleco,po me skraparllinjte cpate xhanem,apo te vjen inat qe ste kane dhene dhe ty nga te mirat materiale qe ka vjedhur biri i tyre syshqiponje Lirua qe ta thyn ne mes.Per ty do mendoj qeveriu do te jape cdo dite nga nje kg fekale falas
E njejta skeme si ajo qe u pa ne videon e D.Priftit!! Ne nje shtet serioz,Monalikja do ishin ne vujtjen e burgimit te perjetshem,madje izolim si i Italian 41 bis.Eshte fiks si organizate kriminale mafioze,vecse zantçiu qe ka le mbi 1000 m mbi nivelin e detit,ka qe edhe president i republikes!!! Rama me patjeter nje dite duhet te beje "mea culpa",ka kontribuar fort ne felliqjen e presidences,me ket personazh te stilit mafioz.
Drejtesia duhet te behet aktive nuk e kuptoj cfare pret me teper,iliri dhe saliu nuk behen pentito deri ne vdekje.
Po lere llumin shpifin kot hall i madh eshte si ti besh leket se per ti transferuar ne angli aq budalla eshte Iliri sa mos te gjente menyre do perdorte gocen mos u beni naiv i perpunoni njehere lajmet Zozi na ka dhene mendje mos ti hame shabllon genjeshtrat r kujtdo
SPAK te veproj ose te gjunjëzohet para kriminelve Sali dhe Ilir
Duhet ven drejtesia patjeter se kriminel si puna metes sduhet te rrijne tna japin mend kur e kan vendin ne burg
Meten vereni ne burg bashk me shokun e vet nongrata
Na e kishe vene ne krah dje ne Durres kete sharebajgen e haremit te Jales, Elona Surratnallonen ,apo Dranden e mirdites dru me pre. Po me kete lavatrice parash do te vijsh ne pushtet o Agush. Kujton se te vjen Durresi prapa o hunderr, 12 veta kishe ne salle dje ne Durres dhe ato 5 ishin nga Tirana. Sekti i leshelise ne Durres eshte me i urryeri se ka mbledhur llumin e Durresit , gjithe horrat dhe sharebajgat. Me Elona Surrat dranden e mirdites particka e likes ne Durres do marre lesht e currit. Ulerij o Agush , vetem mizat tremb . Se populli shqiptar te njeh mire me dhembe e dhemballe .I di mire dhe bodrumet e shallvareve ku Nafija u bente trajnim te rinjve te gjimnazit cdo pasdite se ishte qejflije e madhe dhe breket e harruara ne kroskotin e Tosit e kane marre vesh gjithe shqiptaret o monster . I shkofsh prapa Kejdi dhembcakalles qe po shellehet ca dite ne haremin e Jales per tu pergaditur per ministre arsimi ne qeverine teknike qe do shpalle Habib Burgiba kur te qethen delet ne 2036 se e ka shume merak kete sharebajgen me shkolle te mesme qe e beri deputete pas kontributit te madh ne haremin e Jales.
Na e kishe vene ne krah dje ne Durres kete sharebajgen e haremit te Jales, Elona Surratnallonen ,apo Dranden e mirdites dru me pre. Po me kete lavatrice parash do te vijsh ne pushtet o Agush. Kujton se te vjen Durresi prapa o hunderr, 12 veta kishe ne salle dje ne Durres dhe ato 5 ishin nga Tirana. Sekti i leshelise ne Durres eshte me i urryeri se ka mbledhur llumin e Durresit , gjithe horrat dhe sharebajgat. Me Elona Surrat dranden e mirdites particka e likes ne Durres do marre lesht e currit. Ulerij o Agush , vetem mizat tremb . Se populli shqiptar te njeh mire me dhembe e dhemballe .I di mire dhe bodrumet e shallvareve ku Nafija u bente trajnim te rinjve te gjimnazit cdo pasdite se ishte qejflije e madhe dhe breket e harruara ne kroskotin e Tosit e kane marre vesh gjithe shqiptaret o monster . I shkofsh prapa Kejdi dhembcakalles qe po shellehet ca dite ne haremin e Jales per tu pergaditur per ministre arsimi ne qeverine teknike qe do shpalle Habib Burgiba kur te qethen delet ne 2036 se e ka shume merak kete sharebajgen me shkolle te mesme qe e beri deputete pas kontributit te madh ne haremin e Jales.
Ku eshte Ministria e drejtesis ,aka per detyr te kontrolloj ,zbatimin e ligjeve qe miraton parlamenti APO DO LEJOJ AKOMA spakun dhe prokurin e pergjithshem te ngrohen ne Diell .
Ti raul i k.... Mos e kruaj shume se u urreke malsoret por tu marresh te keqen malesoreve ju zorragjinj