Spartak Ngjela: Provat që ka SHBA dhe Britania për Sali Berishën do të dalin në gjyq, ja shenjat se SPAK do të fillojë goditjen në nivelet e larta

11 Gusht 2022, 12:45Politika TEMA

Spartak Ngjela: Provat që ka SHBA dhe Britania për Sali Berishën

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë, ai u shpreh i bindur se provat që disponojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania për ish-kryeministrin Sali Berisha do të zbulohen vetëm në gjyq. Ngjela paralajmëroi se SPAK shumë shpejt do të fillojë goditjen në nivele të larta. Sipas tij, politika amerikane dhe ajo gjermane e dinë shumë mirë që forca shqiptare në Ballkanin Perëndimor i jep mundësi shumë të mëdha për politikën e tyre deri Mesdhe dhe gjithmonë kundër Rusisë. Ai tha se SHBA do e çojë deri në fund çështjen e Shqipërisë për të zhdukur korrupsionin galopant. Ngjela u shpreh se lëvizjet e fundit të amerikanëve kanë alarmuar dyshen Meta-Berisha.

-Zoti Ngjela, ashtu si Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata”. Si e shihni këtë vendim të marrë nga Britania?

Amerika dhe Britania janë dy shtete të mëdha dhe të dyja e shpallën “non grata” Berishën, kurse Berisha vazhdon duke thënë  jo Sorosi, jo ky jo ai. Duhet që  të  kemi parasysh një gjë që Partia Demokratike ka rënë në një  nivel shumë të dobët. Por gjithsesi duhet që të shohim  se çfarë do të ndodh në vazhdim me Saliun, sepse problemi është që ai nuk kalon dot as Atlantikun, ai  niset nga mendimi që njerëzit që e mbështesin ose përkrahësve ti jap mundësinë që të krijojnë atë mendimin e tyre nga gënjeshtra e tij. Rama nuk ka qenë asnjëherë dakord që Saliu të ikë nga politika dhe diçka do të ndodhë nuk është çdo gjë e rastësishme dhe duhet që të shohim se si do të përcepitojnë ngjarjet. Duhet që të presim dhe të shohim.

-Ish- kryeministri Sali Berisha ashtu sikurse deklaroi për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk kanë prova që e shpallën non grata të njëjtën tha edhe për vendimin e Britanisë, se as Britania nuk ka prova kundër tij. Cili është komenti juaj?

E dëgjova, avazi i vjetër. Janë neoosman këta nuk është vetëm Saliu, janë kundër perëndimit dhe me karakter të gënjeshtrave osmane dhe kërkojnë që të bindin  popullin. Por gjuha e Saliut është osmanisht.

-Në deklaratën që ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur non grata thuhet se Berisha është i përfshirë në korrupsion dhe se ka cenuar demokracinë, çfarë nënkuptojnë këto akuza?

Këto akuza janë të qarta që është  kundër sistemit. Por, problemi qëndron tek fakti që Saliu  thotë se ata nuk kanë prova kundër tij, por duhet që të kemi parasysh një gjë që provat  dalin vetëm në gjyq. Po të jetë një gjykatë e cila do ta provojë që provat janë të sakta  dhe do ta çojnë apo jo Amerikanët para një gjykate Berishën.

-Zoti Ngjela, më 24 korrik pas mbarimit të mandatit presidenti Ilir Meta u largua nga Presidenca dhe iu bashkua LSI duke e quajtur edhe Partia e Lirisë, ndërsa ka deklaruar se do të rikthyet në politik dhe do të shkund sistemin. Cili është komenti juaj?

I keni dëgjuar ato paralajmërimet e Kinës komuniste kundër Amerikës gjatë momenteve të luftës së ftohtë, paralajmërimi 1, paralajmërimi 2, e kështu me radhë sepse ishin diku tek 200 apo 300 paralajmërime, e njëjta gjë është edhe me atë, ku e ka ai forcën. Ai mendon që forcën ta kap me Saliun. Po Saliu ku e ka forcën? Askund. Janë tendenca antiamerikane në thelb dhe nuk është se janë antiamerikane si pasojë e qytetërimit, por si pasojë e korrupsionit që kanë bërë të dy dhe kapjen që bëri politika amerikane dhe ekspertiza juridiko –penale që krijoj në Shqipëri gjithë legjislacionin antikorrupsion për reformimin e gjyqësorit, krijoj gjithashtu SPAK-un dhe ka dhënë shenja që do të filloj goditjen në nivelet e larta të korrupsionit në Shqipëri. Të gjitha këto natyrisht që i kanë alarmuar dhe flasin pa hesap sepse ata që e kanë marr në dorë këtë çështje, pra politika e lartë amerikane do ta çojë deri në fund. Saliu u pa i mërzitur pse u hapën negociatat me Bashkimin Evropian dhe çfarë koncepton kjo, kjo koncepton atë që ju thashë unë më lartë sepse përçuesi ynë kryesor që ka bindur në mënyrë absolute Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në Europën e bashkuar është politika amerikane. Madje para dy muajsh Biden tha se do ta çojmë deri në fund këtë çështje, sepse gjithë perëndimi sot, politika amerikane dhe ajo gjermane e dinë shumë mirë që forca shqiptare në Ballkanin Perëndimor i jep mundësi shumë të mëdha për politikën e tyre deri Mesdhe dhe gjithmonë kundër Rusisë. Të gjitha këto na kanë dhënë këto përparësi dhe kush është mërzitur? Është mërzitur Beogradi, Moska dhe moskovitët e Tiranës.

-Meta ka thënë se do të ketë bashkëpunim edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Pse mendoni se ata të dy janë bashkë?

Janë të dy të konsumuar. Politika ka një rregull nuk duhet që të jesh i konsumuar negativisht.

Ish-ministri Ilir Beqja ka dëshmuar në SPAK pak ditë më parë sa i përket koncensioneve në shëndetësi. Si i shihni këto lëvizje të SPAK?

SPAKU nuk drejtohet  nga ne, por drejtohet nga Washingtoni. Korrupsioni për të cilin ka prova nuk do të ketë asnjë tolerancë.

-Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se situata e Sri Lankës me Shqipërinë është thuajse e njëjtë, ndërsa theksoi se do largojë qeverinë me dhunë. Si i komentoni këto deklarata të tijat?

Është një zë në shkretëtirë. Si do ta rrëzojë me dhunë ai, ka qeveri në një vend demokratik që rrëzohet me dhunë dhe jo me votë, ç’na duhet Sri Lanka, vend afrikan. Gjirokastritët kanë një shprehje që thonë: I urituri shikon në ëndërr gjithmonë kullure dhe i shqetësuari e njëjta gjë është sheh në ëndërr forcë. Por, lufta antikorrupsion në Shqipëri do të vijoj sepse nuk e kemi bërë ne. Na e kanë strukturuar amerikanët dhe shenjat janë që do vijojë deri në fund. Mbrojtja e  politikës amerikane për Shqipërinë doli edhe sot në dy aspekte. Aspekti i parë ishte hapja e negociatave dhe aspekti i dytë ishte ajo që tha Biden për rolin e Shqipërisë dhe të dy këto fakte na japin forcë që Shqipëria do krijoj një zhvillimin të ri si në luftën antikorrupsion edhe për prestigjin e saj  në arenën ndërkombëtare.

-Gjykata e Apelit ende nuk ka dhënë një vendim sa i përket statutit të Partisë Demokratike. Ju duket një vendim që duhet të ishte dhënë?

Gjykata e Apelit në fakt ka një farë të drejte sepse ajo nuk pranon që të bëjë pështjellim shoqëror. Nëse do ta kishte dhënë në favor të Saliut nuk do të kishte pështjellim shoqëror sepse mbështetësit e Alibeajt janë intelektual, por fakti që se jep ka shqetësimin e vet si gjykatë sepse mund të shkel rëndë ligjin dhe që të respektojë ligjin duhet që t’ia jap Partisë Demokratike që është ligjore. Para disa muajsh a u bënë zgjedhjet lokale, si hyri Saliu në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike? Ai doli në koalicion me Metën dhe nxirrte edhe siglën e PD dhe pa thënë fare se është me Partinë Demokratike sepse hynte në burg. Po kë gënjente Saliu, politikën amerikane, apo njerëzit që i venë nga mbrapa.

-Pak ditë më parë, zv/ndihmësja sekretare e shtetit Lisa Johnson, zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe përshëndeti punën e bërë nga SPAK deri më tani dhe arrestimet e ministrave. A është ky një mesazh edhe për të tjerët?

Po sigurisht, sepse i tha qëndro i fortë dhe e kanë ftuar që të shkoj edhe në Amerikë. Kjo do të thotë se procesi antikorrupsion për nivelet e larat po vazhdon me një hap më të fortë në këto momente sepse pati një farë stalacioni për politikën amerikane për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe në këto momente kur Ukraina tregoi forcë të madhe Rusia do pësojë nga kjo luftë dëme shumë të mëdha, dhe natyrisht që i jep të drejtë politikës që të kthehet sërish tek Ballkani Perëndimor.

-Ndërkohë, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias deklaroi pak ditë më parë se Greqia do të zgjerohet me 12 milje. Si e komentoni këtë deklaratë të tijën?

Ai flet kot sepse atë e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe nëse qeveria nuk do të respektojë vendimin e  Gjykatës Kushtetuese ikën në burg. Ashtu kanë folur ata se të korruptuarit tanë ja u dhanë, por pastaj ndërhyri politika Amerikane dhe ishte shumë e rrezikshme sepse bëheshin 3 shtete Shqipëria, Greqia dhe Italia dhe morën masa dhe e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Detin e ka dhënë Saliu dhe Gjykata Kushtetuese e dha vendimin 9 me 0. 

8 Komente

  1. s
    sapa

    Po ik ore idjot se ke te besh me popullin me bastard dhe te korruptuar qe ekziston ne planet.Asgje nuk ju ndodh as SALIUT as METES!Te gjithe ata qe jane ne shqiperi jane plehra dhe te korruptuar dhe te korruptuarit nuk i luftojne te poshtrit se jane vete!Jemi ne vitin 2022 dhe te njejtat budallalliqe thuhen prej 32 vitesh dhe do vazhdojne te thuhen!Vepra nuk do kete!

    1. K
      Kalec Dega

      Gjithmone e kunderta i del taku tarallakut, lol

    2. B
      Berti

      Tani jane bere nje treshe e pathyeshme qe nuk pyesin per SHBA dhe Mbreterine e bashkuar…., BERISHA - META. - KRAJA.

      1. j
        jevgu

        Daj Samiu do qe te vendose bazat ushtarake ne jug te albanistanit dhe ne veri duke shkuar dhe ne Kosove. Ju kujtoni se ju dogj xhani daj Samiut per albanistanezet bythpalar? Daja do siguri te plote qe kur te ndertoje impjantet ushtarake te mos kete telashe te brendshme sic ndodh rendom ne albanistan. Pra qe nje baze te funksonoje duhet akses rruge, infrastrukture te sigurte dhe te mbrojtur(uje dhe drita :D qe premtoj ambasadorja) gjithashtu kerkon nje detyrim ligjor qe baza te jete teper diskrete dhe e paprekur nga asnje surprize. Dmth me pak llafe para se te harxhoje te gjithe $$$ qe daja ka planifiku per bazen ( dhe nuk jane pak) duhet qe te pastrohet vendi nga ferrat shkurret, dmth american only e thene "shqip". Ca jane raketa rusi qe cirresh IM para 1 viti apo cadra qe u hap ne bulevard me ambasdorin bolshevik ne karrige dhe financime per armatim te "rrevoltes" popullore te "udhehequr" nga maloku Drragobise etj etj qe Kraja duhet ti investigoje me prioritet duhen qerruar nga albanistani. Pra ketu Rama eshte thjesht "yes man " dhe Kraja "better pull out the thumb outta his asshole before it's to fuckinnnnn late"

        1. T
          Të fala nga gabi

          Po më çudit ky jevgu me informacionin që ka , për problemet me bazat ushtarake të SHBA- ve në Shqipëri dhe konkluzionet që nxjerr. Po ikë o lumëzi mbidh ndonjë kanace në kazanët e plehrave se do mbetesh pa bukë. Lere politikën të merret non grata sali me like floririn .

          1. j
            jevgu

            :D uorrre lol jemi evxh kena le per cef!!

      2. Çekiçi

        Krimineli nuk pranon qe është kriminel Spiuni nuk pranon qe është spiun Faktet egzistojnë dhe per te shkuar Shqiperia per para këta 2 faqezi duhet prangosur

        1. L
          Lab

          Pa numra Romake sot ky hajvani?!

          Lini një Përgjigje