“Djegia e vendit të marrë fund”, Braçe: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme, qoftë edhe një përpjekje

10 Gusht 2022, 16:42Politika TEMA

“Djegia e vendit të marrë fund”, Braçe: Në

Prej disa javësh, vendi ynë po përballet me vatra aktive flakësh, nga jugu në veri. Nisur nga kjo situatë, deputeti socialist Erion Braçe njofton se në shtator do t’i paraqesë Kuvendit ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme.

Braçe thotë se kjo mund të jetë një përpjekje e vogël, por mund të bëhet edhe shkas që të ndalohet djegia e vendit.

“Shiheni, kështu digjet toka! Duket si toka e zjarreve! Toka nuk duhet të digjet më, duhet ndaluar! Në shtator do paraqes në Kuvend ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrëvënies së qëllimshme! Një përpjekje qoftë edhe kaq, për të ndalur djegien e këtij vendi", shkruan Braçe. 

4 Komente

  1. F
    F-22 Raptor

    Ka 30 vjet qe ky vend digjet, dhe tani kur pothuaj eshte shkretuar gjithcka, ky do beje namin ne shtator! Me kete ritem kriminal te shfrytezimit e shkaterrimit me zjarre te pyjeve, per pak vite nuk do mbetet azgje ketu, kuptohet pervec deputeteve e politikaneve plehra!

    Përgjigjjuni
    1. L
      LANDI

      Bravo mi, me mire do ishte ta lije per ne janar te ishte gati per korrik 2023, gjithmone ne "sherbim" te njerezve te thjeshte. Ti po qe di ti bjesh ketij populli, ketej ben gam gam se gjoja po te hapet barku per produktet vendase e ketej ha me oligarket qe e ropen kete vend edhe i bejne fshataret ti hedhin ne kanal produktet e tyre se surrati jot qe pasqyron edhe qeverin qe ti gjoja nuk je ama shyhesh me financime nuk di me si ti bllokoni produktet shqipetare derisa ta falimentoni nje here e mire kete vend, ju paskit qene ekspert per keto pune kampion global. Ordinera, te babzitur, kriminela.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ali Peza

        Djegja e tokes bujqesore ben qe shkretetirezimi i saje te perparoje me ritme te shpejta.Nje bujk apo blegtor qe mendon se çlirimi i sipefaqeve nepermjet djegjes i lehteson punen duhet ta dije se vetem djegja qe i behet shtreses se pare te tokes e cila ka permbajtje te larte lendesh organike dhe mikroorganizmash te cilat jane te domosdoshem per pjellorine e nje toke,i shkakton deme kolosale tokes dhe per pasoje ekonomise se vet, rikuperimi i te cilave do te kerkonte disa dekada ne mos me teper.Po e njejta gje vlen per siperfaqet pyjore te cilat djegja i shkaterron thuajse plotesisht duke ja lene vendin erozionit siperfaqesor,atij linear deri ne transportimin e plote te tokes ne det.Djegjet qe u jane bere pyjeve ne shekuj kane lene pas te gjitha ato masive shkembore qe shihni kudo ne Shqiperi.Djegja eshte nje akt kriminal i nje vendi dhe si i tille duhet trajtuar nga shteti.Ne shkretetire askush nuk mund te jetoje,pasojat jane per gjithe shoqerine.

        Përgjigjjuni
        1. A
          A...Zh

          Koment qe i thote te gjitha! Bravo e respekt!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje