PS paralajmëron aksion ligjor në shtator, ndaj spiunit Ilir Meta dhe "non grata"-s Sali Berisha

10 Gusht 2022, 11:03Politika TEMA

PS paralajmëron aksion ligjor në shtator, ndaj spiunit Ilir Meta dhe

Në shtator do të nisë një sesion në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me miratimin e ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, deklaron se Kuvendi i Shqipërisë gjithashtu do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar që vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. 

Balla shkruan gjithashtu se nuk mund t’ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunëtorëve.

"Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. 

Ne nuk ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunetorëve, por ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë" shkruan Balla.

12 Komente

  1. Z
    Zeni

    Rrini prisni edhe nje vit. Popull kot...non grata duhet te jete ne burg familjarisht jo ne kuvend...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapedani

      E mira do ishte qe ligjin per hapjen e dosjeve ta beni kur te vdes dhe komunisti i fundit, dhe prap sjam i sigurt pasi djemt dhe niprit e spiunave do na dalin para. Ky taulant balla , sa koka ka prere per lirin e ketij vendi, ka shkruar ndonje liber apo ka shpikur ndonje gje??? Ç`fare vlerash ka ???

      Përgjigjjuni
    2. p
      populli

      Aman te kuptuar..po nuk e dije zotrote he? Tani mesuat? Po nje autokritike per te lare gojen do beni? Po, ne, populli kemi vite qe ju shtyjme ti denoni e ju vetem tani qe bota ju futi dy kembet ne nje kepuce po beni sikur...se ai ka dhe dosjet tuaja...ju jeni te gjithe horra...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Aasgje nuk do te ndodhe: Taulant Bla-bla-blaja i fryn borijeve te Edi Rames per t'i paralajmeruar rivalet kundershtare qe te largohen nga politika dhe gezonje cfare keni vjedhur, per t'i lene te qete te vjedhin edhe ata. Jo, thoni ju? Po me thoni miq se cilin politikan ka cuar ne Prokurori dhe ne SPAK gramofoni i prishut Blla-blla -bllaja?!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bujar Kanapari

        Ky ligj nuk ka me asnje vlere, pervec aspektit moral, pasi duhet te ishte miratuar ne vitet e para paskomuniste. Sekretari i partise, ishte thjeshte nje drejtues mbledhje dhe nje komunist ose anetar partie si gjithe te tjeret. Ky ligj, nuk mund te penalizoje askend, pasi kane kaluar me shume se 20 vjet kur ka ndodhur ngjarja. Te penalizuarit fitojne ne Gjykaten Kushtetuese. Te shpallesh non grata, do te thote se nje shtet, te ndalon hyrjen ne territorin e saj, per arsye qe i dine vete, dhe vetem kaq. Pa vendim gjykate, nuk mund te penalizohet askush. Me opinione kafenesh, mund te penalizohemi te gjithe. Edhe ky ligj, rrezohet ne Gjykaten Kushtetuese. Nuk mund te ndalosh nje qytetar, pa u denuar asnje dite, se nje shtet tjeter, e ka shpallur non grata. Pervec kesaj, ligji nuk ka fuqi prapavepruese, qe do te thote se kete mandat deputeti, z. Berisha do ta konsumoje deri ne vitin 2025.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          123

          sekretar partije do te thoshte qe automatikisht ishe spiun i sigurimit shtetit o koqe kandari

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Faleminderit per gjuhen, por me pare shko konsultohe me ndonje qe ka informacion me shume se ne. Partia e Punes ishte prone e Enver Hoxhes, ne kuptimin qe informacioni duhet te merrej dhe te perpunohej brenda partise dhe pastaj ti kalonte pushtetit qe drejtohej nga Mehmet Shehu. Enver Hoxha, nuk mund te pranonte qe pushteti te merrte informacion me perpara se te informohej partia. Informacioni qe perpunohej ne linjen e partise, pastaj i kalonte ekzekutivit, dhe jo e kunderta. Nese sekretari partise apo komunisti informonte sigurimin e shtetit, apo cdo institucion ekzekutivi, hante plumbin ballit, ose merrte nje denim te rende. Anetari partise, cdo informacion duhet ta shtronte ne organizaten baze ne prani te gjithe anetareve. A kane spiunuar komunistet? Kane patur vetem nje mundesi, nepermjet letrave anonime. Persa i takon penalizimit te non gratave dhe bashkepunetoreve te sigurimit, une them c'fare thote Kodi Penal dhe Kushtetuta e Shqiperise, dhe jo c'fare planesh ka Amerika dhe Anglia.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Asd

            A je ne terezi ti more njeri? Nga cilat gjykata do ti vinte denimi Sali Bishes? Nga gjykatat qe i shkaterroi dhe i perdori pa u lene kurre te beheshin institucione? Gjykatat, politikanet, ecurine e shtetit dhe te institucioneve e dine dhe e njohin mire gjithe shqiptaret. E dine edhe kush i shkaterroi plotesisht. Eshte e kote kjo gjuhe ne mbrojtje te Berishes gjoja se nuk ka vendim gjyqesor. E pra ja qe ka nje gjykim nga SHBA dhe Britania. Asnje gjyqtar shqiptar sdo mund ta bente dot me më shume pergjegjesi se ata.

            Përgjigjjuni
          3. k
            k

            Ne shtator,ne vitin tjeter,edhe pese vjet..... prisni,prisni dhe u mbarua jeta. Hajdutet e korruptuar bredhin evropes me pasurite e popullit, populli bredh botes duke lypur.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cen

              Pese vjet aksione ligjore per ta shkarkuar si president qe vet e zgjodhet. Perfundimi nje vrime ne uje.

              Përgjigjjuni
              1. 8
                88

                Po ka Spiun qe njihet Boterisht ai eshte Gramoz Ruci ,nuk e kuptoj pse Gramozi i 2 shkurtit qenka me Burre i mire se Meta.beri placke lufte mire Gramozi i zi,nje fshatar tepelene hajdut e vodhi mire Shqiperine keto 32 vite,kur te denoni Gramozin e zi hajdeni per Meten.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niko Shpiragu

                  Ne Shqiperi nuk ka parti me emrin PS, por ka nje njeri me emrin Edi Rama. Kjo parti eshte inexsistente, vetem si emer qe te futet ne liste per zgjedhjet e pergjithesjme. Eshte manover qe te votoje populli kete njeri. Po te kishte parti me emrin socialiste, atehere do te ishte edhe gazeta e saj dhe ndonje televizion ku perfaqesuesit e saj te komunikonin me publikun. Asgje nga kjo parti, bile as kryetar sepse ai qe eshte de juro, eshte i ekstremit te djathte de facto. Ai shkon dhe flet ne televizionet e djathta se aty e ka vendin. E majta zgjedh ata njerez qe fut ai ne liste dhe vet ai mer ne qeveri ke te doje pa u konsultuar me asnje nga ajo ane qe e ka votuar, bile shumica e atyre qe mer ai, jane te djathte qe e urrejne te majten. Kjo parti inegsistente s,ka si te perfaqesoje interesat e antareve the simpatizanteve te shumte te saj se eshte pa ze dhe pa force. Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi kriminelet dhe hajdutet si Sali Berisha, Ilir Meta e compani bejne cfare te duan dhe kur te duan. Ata realisht kane gjithcka se e kane grabitur. Njekohesisht ata kane krijuar median e tyre, gazetat dhe TV e tyre dhe bejne propoganda te genjeshtra se e majta nuk ka as gazeta dhe as TV te sajen qe ti pergenjeshtroje ata dhe te cfaqin programet dhe alternativat e saj. Njerezit qe votojne te majten ne Shqiperi jane njerezit e thjeshte dhe te ndershem por ata kane vetem voten per te siguruar pushtetin e Rames dhe asgje tjeter. Ndonje individ i rralle qe flet ndonjehere si Balla ose Brace flet kur do Rama dhe sic do ai. Kjo paralize e se majtes dhe zerit te popullit qe eshte pothuajse 80% me te, eshte strategji e Perendimit me qellimin e vetem qe mishi te piqet dhe helli te mos digjet. Perendimi e di shume mire qe shumica dermuese e shqiptareve eshte e majte dhe ata nuk e ndryshojne dot kete pa lufte dhe masakra kunder asaj, gje qe do te ishte e shemtuar dhe diskredituese ne dukje e cila do te kthehej ne bumerang, prandaj ne dukje pranon nje qeveri gjoja socialiste ne Shqiperi vetem si formalitet por ne fakt e di shume mire se ai qe eshte ne krye te kesaj qeverie eshte i djathte qe punon per ta por ben lojen e kollones se peste. Keshtu ata mund te bejne cdo gje me kete vend e me kete popull dhe ai nga ana e tij eshte i kenaqur se i duket qe ne shtet jane perfaqesuesit e tyre te cilet punojne per te. Kjo eshte arsyeja qe Edi Rama gjen mbeshtetje nga jashte mbasi ai ben lojen e tyre, mashtron zgjedhesit e tij dhe u sherben atyre. Ne te kundert, ne se ai do te perpiqej sado pak te mbronte aspiratat e shumices, ai do te ishte shpallur i padeshiruar per Perendimin dhe nuk do te qendronte me ne postin e larte qe ka. Edi Rama eshte zeri i Perendimit dhe jo i popullit te tij. Ai nuk mund te denoje ose te mare masa per paraliziimin e gangstereve te tipit Berisha ose Meta se eshte vet Perendimi ai qe e vendos ate. Keta gangestere hajdute e dine shume mire kete dhe bejne te fortin dhe te diturin kur ne fakt jane mbeturina dhe pa asnje fuqi. Kjo keshtu ka ndodhur dhe keshtu do te vazhdoje, deri sa ne Shqiperi nuk ka ze populli, por vetem hajdute te tipit berishste dhe kryeminister fallco, pupet si Edi Rama.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje