Rama zëvendëson një tjetër emër në ekipin e negociatorëve me BE, fut dhe ish-kreun e KQZ-së

9 Gusht 2022, 17:25Politika TEMA

Rama zëvendëson një tjetër emër në ekipin e

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër zëvendësim në ekipin negociator me Bashkimin Eruopian, pasi largoi Zef Mazin dhe e zëvendësoi me Majlinda Dhukën në postin e kryenegociatores.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga ekipi negociator është larguar Juliana Latifi dhe është zëvendësuar me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Latifi, ishte negociatore për kapitullin 5.

Vendimi i qeverisë është marrë më 29 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

VENDIM Nr. 520, datë 29.7.2022

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”.

17 Komente

  1. E
    Elona

    Ndoshta Rama ka marr vendimin e duhur sepse keshtu e ka pare me ta arsyeshme.

    Përgjigjjuni
    1. e
      eh c'na gjeti

      Ky Biba eshte nje DEBIL me patente.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Po po, ai gjithmone mer vendime te duhura duke emeruar ne krye budallackat

        Përgjigjjuni
      2. G
        Genta

        Kam ven re qe rama i vlerson shume femrat dhe ka besim qe ato mund ta bejne punen shume me mire.I urojme suksese Majlindes.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Endri

          Rama po merr vendimet e duhura dhe e mbeshtes gjithmone

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reli

            Rama e di shume mire se ca ben

            Përgjigjjuni
            1. P
              Petrit

              Vendimet e Rames asnjehere nuk jane te gabuara

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpresa

                Mendoj se ka mare vendimin e duhur si gjithmon. Ka fituar nje post te mire dhe urojm qe te beje nje pune te mire gjithashtu.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  titi

                  nje person i besueshem dhe me cilesi te mira ne mardhenje nderkomebetare

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tosi

                    nje person me intelektual dhe shume i zgjuar besoj se do te na sherbej shume sidomos ne mardhenje nderkombetare

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shpresimi

                      Mjafton qe antarsimi te ndodh, ska rendsi se si apo me ke.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shehi

                        Nese ai eshte personi i duhur atehere ate merrni. Besoj se do jet nje person i vlefshem ne ket proces

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sara

                          e mire ke zevendesuar nje te cmendur me kartele me nje gagac deficient...

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Dhe ti je rospie me licence

                            Përgjigjjuni
                          2. H
                            Himarioti

                            Duket sikur të gjitha komentet më lart, i ka shkruar një dorë. Thonë, Rama, nuk bën gabime. Nga e dini ju se Rama nuk bën gabime!?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Ky vend do behet?JO

                              Kam vene re qe nga 11 komente 10 i ka Bythelepiresi i perditshem i Rames!

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I indinjuari.

                                ç"far u be me skuadren e Presidentit ? Qe Rama eshte nje artist i lindur nga nje super artist kete e dime shume mire,kush nuk e di ta mesoje se ka shume kohe ne dispozicion.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje