A duhet t'i plotësojë Rama kërkesat e Ilir Metës?

9 Gusht 2022, 09:25Politika TEMA

A duhet t'i plotësojë Rama kërkesat e Ilir Metës?

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila foli për kërkesën e ngritur nga fronti Berisha-Meta drejtur kryeministrit Rama lidhur me ndryshimet në ekonomi.

Hila analizoi kërkesën e Metës për indeksimin e pagave dhe rritjen e tyre.

“Teza e dytë, ajo e Ilir Metës, për indeksimin për rritjen e rrogave, deri diku është e drejtë. Kjo është teoria bazë që Amerika dhe Evropa kanë bazuar mirqënien dhe prosperitetin. Pra të çlirohet ekonomia dhe të xhirojnë shërbimet. Por kjo ka dhe një lloj problematike. Kjo sepse ne së pari duhet të rrisim pagat e shtetit. 

Shteti shqiptar është ndërmarrja më e madhe ekonomike në vend, gjenneron pagat më të larta, ka numrin më të madh të punonjësve. Pa rritur shteti shqiptar rrogat nuk ka mundësi asnjë privat që të rrisi rrogat. 

Sot rritja e rrogave është bërë e domosdoshme. Fuqia punëtore dhe truri po largohen nga vendi. Sipas llogarisë paga minimale duhet të jetë 550 euro, kështu punonjësit nuk janë të interesuar të ikin jashtë shtetit sepse janë të kënaqur këtu. Ndaj lind si nevojshmëri indeksimi i pagës dhe rritja e rrogave.

Që të indeksosh rrogat për inflacionin këtu nuk është bërë që nga koha e Fatos Nanos. Pagat më pas duhet të fillojnë nga shteti. Por ka një problematikë tjetër. Ndërmarrjet e mëdha të privatit, sidomos ato që punojnë me perëndimin duhet t’i rrisin sepse paguhen mirë dhe po u ikën krahu i punës, e kjo do bëjë që të mbyllen një ditë. 

Duhet ta bëjnë dhe ndërmarrjet e fasoneve ose ndryshe do të mbyllen, siç ndodhi në Rumani dhe Bullgari. Megjithatë rastet nuk mund të përgjithësohen. Varet nga pririoritetet që i ke dhënë vendit dhe pririoriteteve ekonomike që i ke vendosur vetes dhe se tek cilët sektor do të fokusohesh. Në një moment Shqipëria do duhet të mendojë për rritjen e pagave sepse do t’i largohet krahu i punës, do kemi fronte pune por jo krahë pune”, u shpreh Hila.

22 Komente

  1. k
    k

    Derisa na vuri në krye të shtetit një njeri që nuk i dihet emri i vërtetë, duhet t'ja plotësojë edhe kërkesat e tjera.

    1. S
      Shaqo

      Hajde Hile, hajde. Cdo qytetar qe rri ne kafene diskuton ne shokun per pagat e cmimet. Diskutimet jane te ndryshme, te nivelit te ulet dhe nga specialiste. Por te hedhesh per diskutim idete e Metes, eshte budallallek. Mendova se do kishe ndonje ide se si te konfiskohen pasurite marramendese te familjes se tij, ti na jep mend e na pyet bese duhet ta degjoje Rama Meten. Kulmi u hipokrizise gazetareske.

      1. D
        Dakord

        Jo vetem kaq por ky gazetar mendon se shteti paguan me shume se privati dhe krahason me fasonerite. Cna gjeti me keta.!!!! Nje drejtor ne privat paguhet minimumi sa dyfishi i nje drejtori ne shtet dhe vetem ky gazetari nuk e ditka sepse i merr infot nga exceli ku shumica jane me evazion fiskal

      2. c
        colja

        Te plotesoj rama kerkesat e metes cfare kerkesash ka meta m hajduti florinjve kto kerkesa pse nuk i ben ata vet ne kohen e tyre apo tani per tu bere te mire per te zen nje karrige duhet te bejne sikur jan me popullin

        1. t
          titi

          likja dhe sala jan 2 hajdutet me te medhenje te shqiperis dhe te kerkosh mendim nga ato per ekonomin eshte dicka e pa vler

          1. S
            Skerdi

            Po po kshu bejn kta njeher jane gjithmone njisha per keto gjera mendime kerkesa ngjasme per te miren e popullit ikni kthehuni andej nga vini se boll u genjyem nga likja dhe sala

            1. t
              tosi

              rama e menaxhon vet jo vetem ekonomin por cdo sektor te mundcem dhe besoj se nuk ka nevoj per asnje ndihm sidomos nga keto 2 hajdutet

              1. P
                Pand

                O tos, si hajduti nr 1 i shqiperise qe eshte rama sigurisht qe ska nevoje per keshillat e hajduteve nr 2 dhe nr.3

              2. i
                ina

                aman cfare merreni me kte meten se ky sesht ne terezi

                1. H
                  Haku

                  Rritja e pagave esht bere nje domosdoshmeri. Le ta fillojn nga te duan nga punonjesit e shtetit apo privati. Rendesi ka te rriten pagat. Akoma nje specialist ne prefekturen e Tiranes merr 40 mije lek te reja page. Turp, page e nje sanitareje ne privat. Nderkoh prefektura esht organi me perfaqsues i shtetit. Vk.

                  1. N
                    Nje pensionist

                    Me mente e Saliut dhe te Metes as ne hale te mos shkoi Edi Rama po te bej ashtu si di vete mire po i nikoqiris punet te mendoi dhe per ne pensioniste nje cik me shume Saliu dhe Meta duan te behen te mire me popullin e kane dhene shembullin e keq nuk ndreqen me

                    1. N
                      Nje pensionist tjater

                      Te lumte xhaxha. 150 mije lekshi yt te del e tepron te hash e te pish e te blesh ilace.te kenaqesh me pak fjale. Tani te mbeti ti urosh rames te marre nga ditet e tua se me siguri dhe nga ato te duket qe ke me teprice

                    2. T
                      Taulant

                      Po ti o meta a nuk ke patur cdo post te mundshem dhe i ke shperdoruar te gjitha, tani na ben si i ndershem e sikur po mendon per popullin. Ske goj me fol lidhur me kte tem

                      1. A
                        Ardi

                        Mire. Mqns jeni te kenaqur me pagat qe keni ti gzoni.

                        1. s
                          sokoli 8

                          Asilloj kerkese nuk ka per te pranu nga ilir meta , ilir meta zgjohet nga gjumi kur shef qe po i mbarojne leket e do te vjedhi popullin shqiptar

                          1. G
                            GEZUAR BAFTJAR

                            PER TE RRITUR OAGAT DUHET NJE STUDIM GJIGANDESH NGA SOECIALISTE TE VERTETE EKONOMINE . DUHEN NDRYSHUAR AQ SHIME ELEMENTE TE TAKSAVE , ELEMENTE TE DOGANAVE ELEMENTE TE RENTAVE TE NDRYSHME ELEMENTE TE FALJES DHE GJENERIMIT TE KAPITALEVE TE SHQIPETAREVE DHE JO VETEM. KOMPLEKSITETI ESHTE SHUME I MADH DO DUHEJ GRUMBULLIMI I EKONOMISTEVE ME TE MIRE TE BENIN NJE TIP GJYKATE PER TE BALLANCUAR TE GJITHE ELEMENTET . NGA ANA TJETER DO DUHEJ SHUMICE PARLAMENTARE PER TA VOTUAR NJE TIP REFORME SIC U BE ME GJYQESORIN. PA E BERE KETE CDO NDERHYRE DO TE PRISHTE BALLANCAT. DO HUMBNIN CA EDO FOTO IN DISAVTE TJERE. DHE INFLACIONIN DO KEPUSTE NE MES NJEREZIT E THJESHT NUK ESHTE ASNJEHERE VONE.

                            Lini një Përgjigje