A do ketë shkarkim nga Rama, Murrizi: Sandër Lleshaj ruajti dinjitetin duke u dorëhequr

8 Gusht 2022, 20:50Politika TEMA

A do ketë shkarkim nga Rama, Murrizi: Sandër Lleshaj ruajti dinjitetin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja e ndodhur disa ditë më parë me 7-vjeçaren në Himarë, bëhet edhe më tragjike për faktin se është kryer nga një funksionar i lartë i policisë.

Murrizi tha se nëse s’ka dorëheqje të 2 ministrave Çuçi dhe Kumbaro, sipas tij përgjegjës për ngjarjen, duhet të ketë shkarkim nga kryeministri.

Teksa komentoi dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, Murrizi tha se Lleshaj ruajti dinjitetin duke u dorëhequr.

Sipas tij, fakti që Lleshaj nuk vinte nga politika, edhe pse ishte promovuar edhe në kohën e PD e bëri më të thjeshtë për të, të ruante dinjitetin duke u dorëhequr gjë të cilën sipas tij Rama nuk ua lejon ministrave të tij.

“Çuçi është plotësisht i varur politikisht. Rama nuk do që ministrat të marrin dinjitet duke u dorëhequr”, tha Murrizi.

3 Komente

  1. E
    Ervin Qerimi

    Sandri nuk ishte Rilindas .

    Lini një Përgjigje