Çfarë po e mban Berishën e Metën në Tiranë në mes të vapës së gushtit?

8 Gusht 2022, 18:21Politika TEMA

Çfarë po e mban Berishën e Metën në Tiranë

Ky gusht është i pazakontë për Sali Berishën dhe Ilir Metën. I pari ka lënë rekordet e notit në Dhërmi, ndërsa i dyti rekordet e ngjitjes së maleve dhe në emër të kauzës antikorrupsion po ‘përvëlohen’ në vapën e Tiranës me konferenca shtypi thuajse të përditshme.

Për të gjetur një muaj pushimesh kaq intensive për të dy politikanët protagonistë të tre dekadave demokraci në vend duhet të kthehemi në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Në ato vite, Berisha organizonte mbështetësit e tubime, që kulmuan në shtator të ’98-s me tentativën e dështuar për grusht shteti pas vrasjes së Azem Hajdarit, ndërsa verërat e nxehta të Ilir Metës kulmonin me përplasjet e brendshme me Fatos Nanon.

Pavarësisht se në ato vite ishin kundërshtarë ‘të paepur’ të njëri-tjetrit lëvizjet e aksionet politike që ndërmerrnin i përbashkonte slogani ‘Shqipëria si gjithë Europa’. Këtë slogan e kanë rikthyer, edhe pse më të zbehtë në 2022-n dhe të rreshtuar që të dy në opozitës po akuzojnë se si Edi Rama është penguesi i integrimit të vendit në BE.

Lëvizjet e tyre politike janë rafinuar në krahasim me ato të dy dekadave më parë, por në thelb qëllimi e synimi i tyre është i njëjtë. Pse? Kur luftonin e përlesheshin 20 vite më parë, Sali Berisha e Ilir Meta e bënin me të njëjtin arsyetim.

Meta u largua nga PS dhe themeloi LSI-në ‘si formë pakënaqësie ndaj korrupsionit të Fatos Nanos’. Berisha me sloganin me ‘duar të pastra’ erdhi në pushtet në 2005 dhe qeverisi i vetëm deri në 2009, ndërsa Meta në këtë periudhë bëri opozitën e Berishës, por edhe opozitën e opozitës së Ramës.

Gjërat ndryshuan në 2009, kur pas atyre zgjedhjeve Berisha e ftoi Metën në koalicion. Të dy qeverisën së bashku për katër vite, para se Meta të hidhej në krahun tjetër në zgjedhjet e 2013-s. Por cili ishte bilanci i tyre? Në 8 vite, lufta antikorrupsion e tyre ishte më shumë një luftë me mullinjtë e erës.

Progresi i vendit në këtë drejtim mbeti sipërfaqësor dhe sa për ilustrim, rezultati më i mirë në hetimin e aferave të dyshuara korruptive të nivelit të lartë ishte vetëm dënimi i Spiro Kserës, ish-ministër i Punëve Sociale për abuzime me fondet sociale.

Dënime të tjera nuk pati, jo sepse nuk kishte abuzime, por sipas vendimit të SHBA që e shpalli non grata Berishën për shkak të ndërhyrjes së tij në sistemin e drejtësisë, siç akuzohet se ka ndodhur në rastin e hetimit të Ilir Metës pas videos e denoncimit të bërë nga i ndjeri Dritan Prifti.

Me këto hesape ende të pambyllura me drejtësinë, Sali Berisha dhe Ilir Meta i janë rikthyer këngës së vjetër të luftëtarëve të korrupsionit dhe kërkojnë tani një tjetër mundësi për të ardhur në pushtet, e gjoja të bëjnë namin në luftën kundër korrupsionit.

Që të dy e kanë provuar nga dy herë majat e pushtetit dhe që të dy në të dyja rastet dështuan, jo se nuk kishin mundësi por se mes zgjedhjes për të shtyrë vendin përpara dhe interesave personale, zgjodhën këto të dytat.

Janë pikërisht këto interesa personale e mëkate të së shkuarës që mbajnë këto ditë përvëluese gushti në mes të Tiranës si Sali Berishën, ashtu edhe Ilir Metën. Kushdo që mendon të kundërtën e gënjen mendja, ose është pjesë e interesave personale të Berishës e Metës.(Vox News)

20 Komente

  1. ?
    ?

    Jo po perse vazhdojne dhjesin ne nevojtore akoma Meta me Berishen?

    1. H
      HALLEXHINJTË .

      HALLI po i mban , kush tjetër ?!!!

      1. a
        arta

        dihet qe vetem gje e mire nuk eshte ajo qe po i mban ketu

        1. a
          ana

          po aman per cfar mund te rrij tjeter saliu me meten pervecse per te ngaterruar punet

          1. A
            Arban

            nongrata dhe krimineli vazhdojne intrigat e veta prandaj qendrojne ketu

            1. J
              Jani

              Hahaha ca i mban?! Pzaret mes spiunit e hajdutit m plak ????

              1. K
                Klea

                Po ca ti mbaj tketer hardhiqet qe kan mes njoni tjetrit na rujt zoti

                1. M
                  Mira

                  kriminelet rrijne ketu qe te gjejne ndonje gje per te vjedhur popullin prap

                  1. j
                    jugori

                    Mallkuar qofshin me kuc e me mac keto qelbesira

                    1. S
                      SALIVIRUSI PPSH

                      Fundi miajit del ligji nga parlamenti si nongrata dhe spiuni I.M do marin te gjatin e Rames .

                      1. T
                        Trimi

                        Presin Ramen te kthehet nga plazhi,

                        1. Çekiçi

                          Ilir spiun hajnin dhe Sali kriminel vrasesin po rrijnë në ketë kohë vape më i hënger jashtë qitjen Rames dhe qeverisë Rama

                          1. Q
                            Qekiqi

                            Ti Çekiçi qeke me IQ te larte shume, çfare universiteti ke maru mer lal

                          2. D
                            Dakord

                            Njeri e ka shtepine ne plazh shume afer tiranes dhe shkon e vjen se sdo me ja dit per leke. Tjetri eshte shume plak per te shkuar te vila "goces" se i duhet spitali aferne rast se i bie damllaja

                            1. L
                              Llapjani

                              Po punojne e dashur tema per te heq piktorin karagjoz qe ju ka fut shqiperise me keq se Enveri!

                              1. F
                                FCB

                                "Llapa"! Per kyt "pune" qe paskan nisur ne kyt zheg, ka per tu dal bytha venit e "Noc Rrokun" kan me mor. Ti Llapa, maje me shkume.

                              2. A
                                Arben

                                Nuk sjellin gje te re keta dy hajdude,sado qe te çirren, ne pushtet kane qene disa here, kane mbrojtur dhe promovuar ne fshehtesi e ne menyre te hapur krimin dhe nepotizmin provoncial. Duke pare qe po eleminohen dhe nuk ka nje promovin te gjakut te ri,te ndershem e te pa inkriminuar, nuk eshte çudi qe ne kete rrokopuje, nje dite ti kemo edhe nje gere duke perdhosur parare e pronen e shqiptareve. Keto lloj soj e surullup mund te dominojne perseri. Por tani jane figura te njohura katerciperisht per aleatet, e thjesht do na japin ndonje buzeqeshje hipokrite e nje shkelm nga pas. Pastaj do dilet me slloganet e kohes se enverit e PPSH, se europa eshte kurve e nuk na do, rreziku anglo amerikan, etj.

                                1. E
                                  Ervin Qerimi

                                  Jane dy brinje qe presin brinjen e trete te trekendeshit te Lirise .

                                  1. G
                                    Gopi zina sallakses

                                    Jane te dy spiuna, te dy kane dosje? Sala siun i UDB dhe i sigurimit, IM, spiun i shokeve. Njeri MUT e tjetri KAKE

                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Pasi kane bere leshel vendin,duke bere korrupsion,shkaterrim dhe destabiitet,pasi kane demtuar rende demokrcine,fole u kane mbetur partite si bunkere per t’u mbrojtur. —Njeri Non grata dhe tjetri spiun,mbahen fort pas disa militateve dhe dhe besnikeve te tyre per te vazhduar te vegjetojne ne politike.—SHBA dhe BE ka marre persiper pastrimin e politikes shqiptare nga te inkriminuarit dhe te korruptuarit.Te dy jane giditur si njerez qe po pengojne avancimin e reformave te medha ne Shqiperi.—Te dy jane antiamerikane,sorosiane dhe antieuropiane dhe kjo duket hapur kudo. —Te dy tentojne te kapen te populli i merzitur dhe i sfilitur nga Rama dhe PS.Duke shfrytezuar shkallen e larte te korruosionit dhe aferat e thera,pandemine,termetin,luften ne Ukraine dhe valen e rritjes se çmimeve,tentojne te rrisin pakenaqesine dhe revolten popullore. —Raste per te rritur pakenaqesine dhe revolten popullore ndaj qeverise u ka ardhur.Prandaj tentojne te rrembejne çdo ngjarje,madje dhe nje vrasje krimnale te nje femije.Te dy turren te dali ne krye te çdo proteste dhe pakenaqesie.Dhe ne kete vape gushti te mbushur me zjarre te qellimshme testojne elektoratin,fryimen dhe mbeshtetjen qe kane.—Vini re kush eshte ne krye te protestave “popullore” dhe “te shoqerise civile?” Jane Berisha dhe Meta,drejtues te larte te ketyre partive dhe fanatike te “shoqerise civile” Luhet loja kush do dale ne krye te opizites dhe kudh siguron mbeshteje ne popull.Ata e dine qe ne shtator fillon nisma ligjore pert’i larguar te dy nga politika me ligj,ndaj digjen dhe pervelohen ne kete vape gushti ne bulevard. —Se sa do ia arrijne te bejne per vete shqiptaret kete do e tregoje koha.Por siç duken bathet,jane larg pashket per keto dy karta te djegura ne politiken shqiptare.

                                      Lini një Përgjigje