SKANDALI/ Si e financonte LSI-në vëllai i Monika Kryemadhit përmes parave që merrte nga kompania e kolaudimit SGS me bekimin e Ilir Metës

8 Gusht 2022, 11:13Politika TEMA

SKANDALI/ Si e financonte LSI-në vëllai i Monika Kryemadhit

Historia se si Lëvizja Socialiste për Integrim, tanimë e pagëzuar me emrin Partia e Lirisë, ka përfituar financime të majme përmes njerëzve të punësuar prej saj në administratë, nuk është e re. Nuk është i ri as lajmi se njeriu që ka mbushur me para thasët e LSI-së në çdo fushatë është pikërisht vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi.

Por, ajo që ndoshta ende nuk është zbardhur plotësisht në media dhe që kërkon një hetim të thelluar e profesionist nga SPAK, është skema e korrupsionit dhe pastrimit të parave që Drini Kryemadhi ka kryer për llogari të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, me përfshirjen e pabesueshme në këtë histori edhe të mamasë së Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, dhe vjehrrit të Drinit, shtetasin Nuri Peti.

Një skenar i jashtëzakonshëm vjedhjeje e parave të qytetarëve, për të mbajtur në këmbë financat e LSI-së, por edhe për të krijuar biznese të tjera të dyshimta, që sërish duket se janë përdorur në historinë zinxhir të korrupsionit të ideuar nga Meta.

Gjithçka nis me bekimin që Ilir Meta i jep koncesionit abuziv për kolaudimin e automjeteve SGS, i cili pas vitit 2013 drejtonte de facto Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik. Kujtojmë këtu se gjatë periudhës 10-vjeçare të operimit të SGS në Shqipëri, Ilir Meta ka kontrolluar për 7 vjet Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut.

Në 21 nëntor të vitit 2013, çifti Meta-Kryemadhi çojnë Drini Kryemadhin të punojë si mekanik tek koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4.000 USD në muaj. Një rrogë anormale për një mekanik, pasi ishte më e lartë se sa paga që merrte Drejtori i Përgjithshëm i SGS dhe rreth 4 herë më e lartë se sa mekanikët e tjerë, që kishin të njëjtin pozicion si vëllai i Monika Kryemadhit.

Pas këtij punësimi, deri në vitin 2020 mes anëtarëve të familjes Kryemadhi kanë nisur të qarkullojnë shuma të mëdha parash të dyshimta, çka nuk janë sqaruar asnjëherë. Gjatë këtyre viteve, në skenë shfaqet edhe një kompani ndërtimi me emër “Tirana DKK”, e cila kalon herë në pronësi të Drini Kryemadhit, e herë në emër të vjehrrit të tij, Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

Kronologjia e fakteve për skemën e korrupsionit dhe pastrimin e parave:

-       Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini, merr nga kompania SGS rreth 360 milionë lekë të reja si paga dhe shpërblime. Pra, më shumë se 50 milion lekë çdo vit.

-       Në dhjetor 2020, Drini Kryemadhi largohet nga kompania SGS, duke marrë edhe një shpërblim të fundit prej 30.000 USD.

-       Gjatë periudhës që vëllai i Monika Kryemadhit ka qenë i punësuar në kompaninë SGS dyshohet se ai nuk është paraqitur asnjë ditë në punë.

-       Në 13 maj 2014, disa muaj pasi u punësua në SGS, Drini Kryemadhi i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit “Tirana DKK”, me vlerë rreth 180 mijë USD.

-       Tre muaj më pas, në gusht 2014, ai ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti.

-       Në 18 shtator 2014, më pak se një muaj pas largimit të Drini Kryemadhit nga kompania, Tirana DKK faturon SGS-në për një vlerë 3.2 milion lek. Kjo ishte arsyeja e ndryshimit të pronësisë së aksioneve?

-       Shtetasi Nuri Peti rezulton se ka disa transaksione me familjen e Drini Kryemadhit (të gjitha kalime fondesh nga Nuriu te Drini)
- më 26.05.2011 Drinit i është kredituar llogaria me 60.000 Euro. Përshkrimi i transaksionit është: Kalim fondi nga Nuri Peti.
- më 15.05.2012, Manjola Kryemadhit (bashkëshortja e Drinit) i kreditohet llogaria me 20.000.000 lek si kalim fondi nga Nuri Shaqir Peti.
- më 24/04/2017 Nuri Peti i jep borxh Drinit 40.000 Euro.

-       Çuditërisht, 3 vjet më vonë, në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia kthen mbrapsht aksionet dhëndrit, Drini Kryemadhit. Ekziston dyshimi se këto lëvizje pronësie të aksioneve kanë si maskë për lëvizjen dhe mbulimin e parave që vëllai i Kryemadhit merrte në SGS dhe i kalonte si financim për fushatat e LSI. Ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit “Tirana DKK” është futur në marrëdhënie financiare me SGS, por meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit, si dhe mes SGS dhe Tirana DKT, konsiderohen si konfidenciale nga bankat, lind nevoja për një hetim të tyre nga SPAK, për të kuptuar lëvizjen e parave.

-       Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi kalon rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Këtu lind një konflikt i pastër interesi dhe një pyetje e rëndësishme: Si mundet një punonjës që paguhet nga paratë e shtetit, të jetë edhe financues me shuma të majme i një partie politike, e cila ka emëruar ministrin e Transporteve që duhet të kontrollojë rregullsinë e zbatimit të kontratës nga koncensionari, që paguan një nga financuesit kryesorë të partisë së ministrit në fjalë?

-       Në vitin 2014, mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi kalon në llogarinë bankare të vajzës 13 milionë lekë, pa specifikuar burimin e këtyre parave.

Këto fakte janë të mjaftueshme për të hapur një hetim nga SPAK, për të kuptuar pak më shumë rreth skemës së përdorur nga çifti Meta-Kryemadhi për financimin e LSI-së.

 

Dokumenta bashkëngjitur

44 Komente

  1. M
    Monsta Berrisha dhe qingji SPAK

    Pyetja eshte kush do ta gjykoje SPAK ? dhe ju besoni vertete ? Me tregoni nje rast ne bote équivalente me 1997 ku shteti , ushtria , policia ,burgjet ,armet sheshit dergimi i njerzve te Berrishes per te sulmuar jugun edhe me avione dhe asnje i akuzuar dhe ju besoni te SPAK haa mos beni humore pa llogaritur te vraret demetcekonomike dhe sot nongrata del e bene homazhe per nje femije te vrare po sa femije ka vrare ky monstre ?

    1. S
      Shpetimi Debatik

      Të gjitha këto bëma të sipërpērmenduara janë bëre me urdhër të Cias. Këta jane kamarier të padronit Cia. Non grata ,ështe kostum antiplumb që I ka vëshur cia për ta marrë nën mbrojtje o imbeqilë shqipëtarë. Resurset nēn e mbi tokësore kontrollohen nga shumëkombshet e huaja ku marrin të ardhura të majme . Përça e sunto, vidh e shko.....faleminderit miku im usarelian .

      1. V
        Violeta

        Mjaft me brockulla te CIA-s, se ajo ka hallet e veta, por Zotim Mero Baze te mos na i servire neve keto dokumente, sepse Monika Kryemadhi cfare kishte i coi me kemebt e veta dokumetet ne SPAK. Merrni shembull nga ajo burrneshe!

        1. A
          Anonim

          NQSE KJO BURNESHA JOTE MOJ ZONJ KUR VINTE NE KURBIN TAKOHEJ ME DED NDRECEN NJE PA SHKOLL KRIMINEL, HORR ,HAJDUT TA THEM ME 100% TE SIGURT SE KETU JETOJ PRANDAJ NQS DO TE FLISNIM PER MONEN E TAN LEPRIT DO TE THOT QE KARAKTERI I TYRE I ULET NUK ESHT PER POLITIK PRANDAJ BURNESHEN TENDE MBAJE PAKETOJE , KURR NUK DO DENJOJA TE MERRESHA ME TE TILL LLUMRA DHE FUNDERRINA QE PERFAQESOJN INJORANCEN E PADITURIN E NJE TAKEMI FUNDERRINASH.

      2. N
        Na myten injorantet

        360 milione leke te reja, shkruajne çyryket qe kane gatuar kete shkrim. 360 milione leke te reja jane 3 milione Dollare more derdimene qe nuk ia keni idene e vleres se parase qe keni ne xhepa. Apo jeni ca argate me meditje qe nuk shkoni pertej 500 lekeve per artikull me porosi nga lart! Papagaj qe perserisni po ato gjera si disk i prishur. Pse nuk pyt njeri sa e ka rrogen Linda Rama? Sa e kan ata qe punojne ke Vilma Nushi apo Zamiri?

      3. M
        Monsta Berrisha dhe qingji SPAK

        Pyetja eshte kush do ta gjykoje SPAK ? dhe ju besoni vertete ? Me tregoni nje rast ne bote équivalente me 1997 ku shteti , ushtria , policia ,burgjet ,armet sheshit dergimi i njerzve te Berrishes per te sulmuar jugun edhe me avione dhe asnje i akuzuar dhe ju besoni te SPAK haa mos beni humore pa llogaritur te vraret demetcekonomike dhe sot nongrata del e bene homazhe per nje femije te vrare po sa femije ka vrare ky monstre ?

        1. L
          Loreni

          Ahahahhah! Mero persheshi i Rames filloi prap. Nxjerr vellain e monikes nje here ne dy jave. Ose sa here ka proteste osw sa here del ndonje skandal per inceneratoret. Omero po prap me budallalliqe ti. O Merooooo, Po pse me rrogen 3 mln te vjetra ne muaj do financonte LSI ai. Problemi eshte qe ti nuk je injorant. Se po te ishe injorant prap do tadije qe LSi dhe Ps dhe PD jane parti hajdute qe nuk pjerdhin per 3 mln te vjetra se vjedhib miliona euro kur jane ne pushtet. Ti thjeshte hedh shashka se je i lig.

          1. L
            Lori loreni

            Loreni je shume i trash per ta kuptuar ti je kontigjent i grupit vari trapin te foltore-nevojtore

            1. L
              Loreni

              Shko voto per ramen paai ke votu berishen dhe meten o te keqen Loreni. Dhe jeto i lumtur me ca te rrerhon ne shqiperine e bukur

              1. N
                Naim Frasheri

                Pse se Arrestojne Byth@irin

              2. D
                Dakord

                Sipas teje qe nuk na qenke i lig, nuk duhet hiç tua permendim vjedhjet e vogla ketyre meqe e dime se kane bere vjedhje te medha? A je idiot i lindur apo e ke fituar pergjate karrieres idiotllekun??? Edhe gerdecin edhe floririn edhe sgs edhe rrugen e kombit edhe inceneratoret duhen permendur per dite se vepra te se njejtes familjeje te degjeneruar jane. E njejta metode vjedhjeje dhe grabitjeje

                1. L
                  Loreni

                  Ate po te them dhe une. Ketu eshte per te uleritur sesi e kane katandisur shqiperine. Prandaj spaku te kape majtas e djathtas ke te munde. Apo sje dakord me kete.

                2. P
                  Pjeter

                  Prsh Drini,...

                  1. K
                    Kapedani

                    E drejte , me te tilla argumenta qe keni kunder ilirit, ky qenka me i pastri nga te gjithe. Ka te drejte qe thote dosjen e kane sajuar. E keni ulur shume nivelin, me mire ta denojne per kafet dhe lulet ne presidenc.

                  2. E
                    Emiliano

                    Mire 3 milion leke te vjetra qe paska marre vellai i monikes cdo muaj ne pune. Ja paska marre page me te madhe sec i takon. Po SGS ishte privat. Jo shtet. C i rruhet privatit. E pagon sa te doje. Ik o mero lapangjoz beji gojore rames Si i behet me koncesionin 460 milion euro te vilma nushit per check up qe avulluan nga buxheti i shtetit. Si i behet per rrugen thumane- milot qe 21 km shkojne 1 miliard euro per 10 vjet?? Si i behet 160 mln euro per inceneratore qe nuk jane. Prandaj mos na caj manallin se keta i kane shk... pertej cdo imagjinate hajduterie

                    1. T
                      Taulant

                      Kjo eshte supervjedhje.

                    2. L
                      Llazi usa

                      Thote mire Monika, qe ne jemi rrace e bukur, kemi ngjare nga nena, shikoni sa i bukur eshte ky budallaj!

                      1. Z
                        Zami

                        Bo bo cfare surrati...

                        1. T
                          Taulant

                          I lig se denoncon afera korupsioni? Po keshtu njerez te ligj qe denoncojne vjedhjet dhe korupsionin mire se te vijne. Faktet qe parashtrohen jane te pa kundershtueshme dhe nje prokuror nga me te rendomet mund te ngreje akuze penale! Vjedhja eshte ashiqare. I.M. i paska patur te gjitha veset: edhe vrases, edhe spiun edhe kusar. Vetem kurvar nuk eshte, ose nuk kemi prova deri me tani.

                          1. E
                            Estrada e foltore-nevojtore

                            Doli nje gomar i foltore,-nevojtore te premten dhe thote : Qeveria ka tre dite kohe te largoje tre ministra haaaa sa debil sot del ne trap i foltore,-nevojtore dhe thote : Deri te merkuren duhet te largohen kater ministra te merkuren del nje gomar i spiuninit te I.M deri te dielen Rama doreheqje po mire mo budallenje te zbritur nga shpella a e dini cfare do te thote demokraci ehhhh mesojeni eshte vullnet i shumices jo i debilave te nongratates dhe spiunit I.M Meta Metaj

                            1. F
                              Fjala ime

                              I njeh Arben Kraja dhe SPAK keto si dokumenta apo vetem po ja dergoi Saliu Sheqeres? Shkrini ose digjeni duke mos e njohur me,; mos bindje civile, thote dobiçi Sheqeres.spakun me gjithe çka brenda

                              1. C
                                Ceni

                                Mero, rregullohet kjo pune duke shkruar neper gazeta? JO. Ata qe kane mbledhur te dhenat per kete ceshtje, ti cojne te dhenat ne prokurori.

                                1. J
                                  Jimi

                                  Qre i gjithe mileti e ka te qarte se cfare bemash e gjemash kane bere keta xhahile, por puna eshte se keto nuk i shikon dote SPAK-u !!!!!!

                                  1. Çekiçi

                                    Monika hajneshë Iliri spiun Sala vrases Kombinim i mirë per treshe Para partizan

                                    1. K
                                      Kalec Dega

                                      "Loreni"! Ç'pate, ç'te zuri? Kete "Shrekun" e Monikes mos e ke gje mikun e mamase.

                                      1. A
                                        Ambasada

                                        Ti kalec ske nevoje per thonjeza se kalec ke emrin ne pasaporte jo epitetin. E ke vene re qe si te flasesh ai mos flasesh ti bota prap rrotullohet (do thoshte erjon brace) Dhe rama prap do vjedhe. Prandaj bej gati teseren e partise se erdhen zgjedhjet. Merr dhe gruan. Ose burrin se ti nuk eshte cudi te jesh pak portokalli dhe shkoni beni pak votim familjar.

                                        1. K
                                          Kalec Dega Ambasador i Paqes.

                                          Votimi familjar kryhet ne Veri o lum "Ambasada" e spiuneve, jo ketej nga kerthiza e Shqiperise, kurse teseren ja kom dhon lexhendes, babait tand shpirtnor.

                                      2. K
                                        Kacaku

                                        Hajdut Dringi , hajdute Monika , hajdut Iliri , hajdut e ema hajdut i jati ....me thoni , cdo dalin femijet e ketij kokqenit dhe e Monikes ????? Eshte e mundur te jene femije qe ti maresh shembull???? Shkoj e me posht , hajdut Saliu , hajdute teta Lili , hajdut xen bythqiri, hajdute hundrja e Saliut , hajdut burri i hunderes ....hjdut nga fisi i burit te hunderes ....... Po cjane keta monstra mor pasha zotin , ti kalosh ne hell jane , dhe mos te te vije keq .......

                                        1. P
                                          Psikollogu

                                          Tu ka ngaterruar linja or mik , dhe duket se po luan mendesh. Pergjigja eshte e thjeshte , jo keta qe liston zotrrote jane problemi yt por thjesht ai qe te ka fut broçkulla te tilla ne tru , ai eshte problemi .

                                        2. B
                                          Blerti

                                          Mama mia! Ky qenka dhe me sintoma.... Pupupu

                                          1. Çekiçi

                                            Doli edhe Mona hajneshë Por a do te na del edhe SPIUNE po presum

                                            1. t
                                              trimi

                                              flisni, flisni kot, a po i beni gje? je hajdut, je spiun, e me se fundi ai do ju kercej siper, ju pirdhni ne uje beni tullumbace.

                                              1. J
                                                Juliano

                                                Çar pret SPAK i leshit, çar pret Krraja bythës, që të vijë prap meta dhe monika në pushtet, dhe Drini inxhinieeri që kurrë su bë inxhinier, të bëhet drejtor. O plerë SPAK, ju qënkëshit kokrrat e plerave, jeniçer të metës dhe berishës. SHBA duhet ta përmbysi urgjentisht drejtimin nga kryetari krraja dhe të hetojë mbi pasurinë e këtij malukati që saboton hetimin për njerëz që bëjnë pasuri mbi korrupsion. Ky meret me ordinerët, nuk meret me këta që korrupsionin e kanë bërë galopant, sa dhe vetë krraja duhet të jetë kontigjenti i tyre. Nuk ka më besim populli tek ky njeri si drejtues i këtij institucioni, që shqiptarët patën shpresën më të madhe për drejtësi.

                                                1. S
                                                  Shaqir

                                                  Devollinjte kane nje fjale per kete familje :-Fis qire...

                                                  1. N
                                                    Niku

                                                    Fisi Kryemadhi dhe Meta do kete shume martesa brenda familjes. Shqiptaret nuk shquhen per rrace e bukur pergjithesisht, por keta jane ne krye te listes, si gjysmake duken te gjithe. Duhet te jete shume e veshtire te jesh pjese e asaj familjeje.

                                                    1. J
                                                      Jugu

                                                      Po shikoni more ujkun qe po ben kerdin, shikoni mo Edi Ramen qe po vjedh cdo gje. Ka 9 vite dhe vetem koncesione per ripjelljen. Nuk mbron njeri leshelin, por ka 9 vite ky hajduti gjate dhe shfarrosi kete vend.

                                                      1. D
                                                        Detari

                                                        "Jugu" nga Tropoja, ruaj grigjen tate se ta shqdu Salihi.

                                                        1. N
                                                          Niku

                                                          Kur lini Saliun akoma verdalle qe i vuri flaken Shqiperise, boll u ankuat per Ramen. Ky te pakten s'te vret.

                                                        2. S
                                                          Skerdi

                                                          More po ky dajua Drini, kopje prej dauni, të njëjtë me ato që ka pjellë monua. Tani ly dajua Drini e ka pjellë meta që ngjan, apo e jëmë e monës, tëmën, këta prej soji budallenjsh të bien vërdallë një drejtësi. Ua, po vjedh meta, ska se çbën SPAK, vjedh monua, prap ska çbën SPAK, po vjedh dhe dajua i grupit daun, po gjende kraja nuku ka denocime. Ajde bre krajë hajde, çoç ke hëngër e ke ndarë me ta, se ndryshe do kishe bërë hesapë me ta. Dëgjo bre krajë, shtyre deri nga fundi vitit me këta hajdutë, se ka gjende amnisti, dhe këta falen për atë pak gjë që kanë në asetet e tyre me djersë, që ua ka lënë i jati. O SPAK, ti u bëre si parti politike, ku akuzojnë e asnjë sdënojnë. Mirni ato lekat e majmura, por çi qi tëmën se çthomi na.

                                                          1. V
                                                            Vlonjati 12

                                                            Ky hajduti , si dhe motra e tij , Drini Kryemadhi ishte nje nga te paktit qe “kontribuonin” ne arken e LSI - s . Gjate kohes qe Likja ishte me pushtet tek ai faleshin shume e shume te tjere . Ish drejtori i pergjithshem i doganave P. A. tregon se çdo nate çonte ne shtepine e Likes trasten me para . Likja ishte hajdut dhe arogant me vartesit

                                                            1. k
                                                              kthhh

                                                              Do japi ndonje interviste legeni i SPAK Arben Kraja ku te na tregoje qe nuk ka prova per korruspionin e Ilir Metes?

                                                              1. T
                                                                Taulant

                                                                Ore ky vllai i baxhelles, dmth i mones mos eshte gje DOWN? Te pakten nga fotoja keshtu duket. Eshte edhe inxhinier! hahahahahaahahahahha

                                                                1. A
                                                                  Askushi

                                                                  VELLAI MONES DHE DOD DOCI DUAN TE MARIN GOTULLEN NE KURBIN DMTH PLAZHIN KETA JAN ????????????????????????????DHE VC E SHQIPERIS.

                                                                  1. R
                                                                    Rrace muti

                                                                    Te me falin ata prinder,qe kane te semure femije me sindromin e "Daun",eshte fatkeqsi,po ti shikosh keto fytyra,qe kane bere namin duke vjedhur,trafikuar,mashtruar,prostituar,e cfare nuk kane bere,me pusht-tetin e pushtave te familjes,keta i ka fal Zoti dhe te shemtuar fizikisht,keta jane kavie,qe ta shpifin.Rrace muti

                                                                    Lini një Përgjigje