Ka një pjesë të opinionit në vend, që sa herë afrohet shumë Ilir Meta me Sali Berishën në aksionet e tyre politike, rreket të risillet një ide se ka një lidhje të hershme mes dy politikanëve më jetëgjatë të tranzicionit shqiptar. Dikush thotë se “ka marrë urdhra nga Berisha”, dikush tjetër, që e ka dëgjuar Nanon në Bënçë të thoshte një gjë të tillë prej kohësh, e këto fakte të ndenjura riciklohen fatkeqësisht si ushqimi politik i yni që është i ndenjur. E i servirur në vapë, jo vetëm që jep bajalldi të sëkëlldisshme, po rrezikon edhe intoksikimin intenstinal.
Megjithatë, ka një fakt që kërkon realisht që të ndalesh për të parë rrugëtimin politik në këto 30 vjet. Pasi Ilir Meta, ka qenë ai “filli i Arjanës” që ka bashkuar realisht polet e politikës shqiptare që kanë qenë në konflikt. Edhe pse herë pas herë, konfliktin e ka nxitur vetë Ilir Meta.
Ilir Meta, në historinë politike të tij, është tipik një lojtar shqiptar, pra që lëvizjet, aksionet dhe aleancat i ka pasur si shpërthim pragmatik, e jo si një logjikë strategjike kombëtare.
Ja të marrim aleancën e parë politike të Ilir Metës me Sali Berishën. Kur thua këtë, të gjithëve i shkon në mendje koalicioni i vitit 2009, kur Ilir Meta, i dha 4 deputetët e tij për 70 të Berishës që ky i fundit të drejtonte vendin si Kryeministër në një mandate të dytë qeverisës. Po dikujt mund t’i shkojë ndër mend viti 2005, kur LSI e Metës me betejën në 100 zona i hoqi PS-së një numër të madh deputetësh, ç’ka solli Sali Berishën në pushtet pas 1997-s, atëherë kur nuk e mendonte kush. Kjo do analizë, pasi nuk e ka bërë thjesht Ilir Meta, por ky i fundit e ka thënë disa herë se ai dhe LSI-ja e tij riktheu doktorin në qeverisje. Duket i pëlqen ta përsërisë.
Megjithatë, as 2005 e as 2009 nuk është aleanca e vërtetë dhe e fortë e Ilir Metës me Sali Berishën. Koalicioni i tyre nuk ka qenë asnjëherë politik, por para dhe prapa politik, e ka pasur të bëjë gjithmonë me struktura jo politike, pra jo zgjedhje, jo kandidatë, jo marrëveshje. Gjithmonë, Meta dhe Berisha, edhe pse janë puthur dhe përqafuar shpesh, nuk kanë firmosur asnjëherë një pakt klasik politik.
Jemi në vitin 2002; Ilir Meta ishte Kryeministër i vendit. Sali Berisha lider i opozitës. Të dy politikanët e lartë, vinin pas një stine të fortë përplasjesh edhe vdekjeprurëse me njëri-tjetrin. Ilir Meta, madje e kishte arrestuar Sali Berishën për 24 orë. Kurse ky i fundit nuk la gjë pa thënë për “hajdutin e thesarit”. Shpesh mediat i sjellin këto deklarata kundërthënëse.
Por “çuditërisht”, pasi njëri e kishte quajtur hajdut, e tjetri spurdhjak bënë aleancën më të pandodhur në historinë politike të Shqipërisë postkomuniste.
Bëhet fjalë për aleancën e parë politike Meta-Berisha që kishte si objekt jo ardhjen në qevberi, jo koalicionin politik, por thjesht rrëzimin e një kryeprokurori. Arben Rakipi, ishte kreu i organit të akuzës, i cili sapo kishte nisur të mblidhte fashikuj për disa tendera të qeverisë së Ilir Metës. Ndoshta, nuk do të arrinte t’i bënte “larg qoftë” fletë-arreste” por as dosje hetimore. Megjithatë, Ilir Meta, bashkoi votat e deputetëve të PS-së që e përkrahnin dhe ato të PD-së, për të larguar Arben Rakipin. E në këtë ndërmarrje kishin përkrahjen e plotë të Rexhep Meidanit, Presidentit të Republikës i zgjedhur nga PS, i cili bekoi realisht aleancën Meta-Berisha.
Kjo aleancë është baza, thelbi i asaj që po ndodh sot e që ka ndodhur në allishverishet e politikës shqiptare. Nuk ka asnjë precedent te ne dhe në botë, që pozita e opozita të shkarkojnë Kryeprokurorin, por përkundrazi këtu palët përplasen. Kur Sali Berisha shkarkoi Maks Haxhinë, një Kryeprokuror që ligjin e njihte si dispencë shkencore, pra në mënyrë intelektuale, opozita socialiste nuk e shikonte si të tijin Kryeprokurorin Maks Haxhia. Por Namik Dokle ka mbajtur në Kuvend një nga fjalimet më të mira që ndonjëherë një opozitë ka shpalosur në Parlamentin e Shqipërisë. Zoti Dokle, kreu i grupit socialist, paralajmëroi atë që do të ndodhte më pas. Pra që Berisha do të merrte në sqetull prokurorinë, e ky u bë precedent edhe për vitet e tjera.
Ilir Meta, është njeriu që ka bërë aleanca me Pandeli Majkon, pasi ky e bëri kryeministër, pastaj me Fatos Nanon, pasi ky e bëri kryeministër, e më pas zv.kryeministër, me Sali Berishën me pas , pasi ky e beri Zv.kryeministër e i dha një llokëm të madhe pushteti. Bëri me Edi Ramën në 2013, pasi ky e bëri Kryetar Kuvendi e më pas President, pra i dha dy rolet më të larta të shtetit shqiptar.
Por asnjë aleancë e Ilri Metës, nuk ka qenë si ajo e 2002-shit që ka shkarkuar Kryeprokurorin, duke rrënuar kështu një pushtet të superfortë por që u kthye në kryeshërbëtorin e politikës.
Këtë e tregoi pozita e zotit Theodhori Sollaku që mori postin e Arben Rakipit, të cilin ish-shefi i tij Sali Berisha e luftoi egër për ta hequr, pikërisht sepse ai ja dinte të gjitha. Dhe ja doli, edhe pse Sollaku e plagosi rëndë Berishën me hapjen e çështjes së Remzi Hoxhës e të tjerave. Por ai u shkarkua, siç u shkarkoi edhe pasardhësja e tij Ina Rama, pasi kishte një precedent, të cilin gjykata Kushtetuese e kushte hedhur poshtë dy herë.
Dhe ja ku jemi në 2016-n, në aleancën Meta-Berisha për të shtrenguar fort Adriatik Llallën frymorin e tyre në krye të Prokurorisë, i cili më pas ishte i pari zyrtar i lartë që inaguroi ligjin amerikan 7031/c për shpalljen “Non Grata”. E që më pas u forcua aleancë kundër reformës në drejtësi, e sot është si një aleancë e pastër anti SHBA. Aleancat e Ilir Metës kanë qenë të shumta, madje është njeriu që falë posteve që pa pasur ka treguar edhe aftësi marrëdhënieje e marrëveshje në kohë e hapësirë, por thelbi i aleancave të tij është pakti me Berishën për të bllokuar hetimet ndaj politikës. Dy persona që sot mund ta shpjegojnë më me detaje këtë fakt janë Arben Rakipi dhe Nasip Naço. Të cilët realisht e njohin më shumë se shumë ë tjerë…
TemA
Rama ska lidgje me kta dy idjotet rama di tpunoj per vendin jo tmerret me budallalliqe sic esht marr likja me saliun
Edi Rama nuk ka lidhje me dy mafizet me te medhenje ne historine postkomuniste shqiptare-Doktor Sali Mortjen dhe Ilir Floririn, por ata i mbron komshiu i tyre ne gjirin e Lalezit, kryeprokuroi i SPAK-ut, Arben Llalla, i ngarkuar me mision te posacem...
Gjithmon kernar per Z.Rama pasi po mundohet ta zhvilloj shqiperine sa me shume
Rama deri tani ka bere nje pune te mrekullueshme per vendin tone.
Aleanc me vk se berisha e meta skam pa naj her...
Duhet te suportojme te duhurin dhe jo kriminela si meta dhe berish legeni
Meta gjen aleanca qe do ta ndihmojne te vjedhe sa me shume prandaj po merret me nongraten se kriminele hajdute jane te dy
ky kriminel eshte aty ku mund te vjedhe me kollaj shkon
ky meta megjithe ate nongraten tjeter shume shpejt do te denohen eshte e sigurte
Meta eshte hajdut qe me gjithe ato krime qe ka bere duhet te jete ne burg
SALIHU DHE ILIRI JANË E KEQJA MË E MADHE DHE FAQEZITË MË TE GERDITSHEM TE KOMBIT SHQIPTAR SA TE JENË GJALLË KETA DY KRIMINEL SHQIPERIA NUK GJENË QETSI ALEANCAT E TYRE BEHEN PER SHKATRRIMIN E SHQIPERISË NE DOBI TE SERBISË DHE TE GREQISË SEPSE ORIGJINAT E TYRE JANL SERBO GREKE
Te dhjefsha ne goje Tema e bajgave ,qe po qelb Opinionin cdo dite me idiotizma stani
???? ???????????????????? ???? ????????????????????????... O burazer pse të djeg kaq shumë dhe shan gazetën që bën detyrën ???? Me siguri do jesh njeriu i ????????.???????????????????????????????? ????.???????????????????????????? ose njeriu i ???????????????????? ???????????????????? sigurimsit. Të dy burra mut janë dhe ti i bie të jesh muti mutit.
Ilir Meta do mbetet ashtu sic tha edhe Lideri Global. Presidenti me i mire i te gjitha koherave.
Stani i Dhjere i Fshatarit pederast mero baze , hahahahahah . ka frik te zbardhe komentet !!!! Media e Bajges se Fshatit o me dhi mbi koke
shpresojem te perdorin te pakten Kondom mos na e lene me barre pederastin me te qelbt te Kazanit
cfar Bajge ndyre .o Fshatar kaptin lar ne shurr , kafke mbush me Mut ti qytetare s'bohesh kurr
uahahahahahahah Haleja e Kazanit zjen !
ahahahahahahahha Stani i Fshatit Tema dhe shpendet flututruse
Mata ne burge
Duhet ta cojm ne burge kete meten me patjeter
Vetëm një fjalim të Metës të kujtosh para mbështetësve te tij , për t’i KARIKUAR ata ku shprehej :- “JEMI NË MESIN E ARTË” , kuptohet se me Ç’MATRAPAZ POLITIK kemi të bëjmë !!! Por koha bëri të sajën dhe bashkë me të dhe bëmat e tij , ku vullnetin politik të votuesve e blinte dhe e shiste sipas interesave të tij , kjo solli atë që më 2005-ën dhe 2009-ën fitoi e qeverisi e djathta me votë popullore të majtë . Mirëpo “MESIT TË ARTË”(FLORINJTË) i doli boja , iku djathtas bile në ekstrem , kështu qe i mbeti në dorë vetëm i “MESIT” .
Rrofte Edvin Rama!