Ambasadorja e BE-së, Christian Hohmann nisi këtë javë misionin e saj në Shqipëri.
Në një mesazh të adresuar për shqiptarët Hohmann tha se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë do të sjell më afër BE-në me vendin tonë dhe se kjo gjë na bën më të fortë.
“Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e negociatave na afron më shumë dhe na bën më të fortë.
Na ofron mundësi të shkëlqyera për të konsoliduar progresin e arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj.
Unë mezi po pres të punoj me ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian”, thekson Hohmann në mesazhin e saj drejtuar shqiptarëve.
Lini një Përgjigje